Panorama (Albania)

Elvana Gjata reagon për “zhdukjen” e videos “Me tana”, flet kompozitor­i: Ku gabuan dy këngëtaret

ÇFARE NDODHI ME KENGEN NE “YOUTUBE”. ANALIZA E PIANISTIT DESAR SULEJMANI: TRI MARIONETA NE FESTIVAL, PSE ÇMIMI ISHTE PARACAKTUA­R

- DESAR SULEJMANI*

Dirigjenti dhe pianisti Desar Sulejmani bën një analizë të mirëfilltë të Festivalit të Këngës, e ndërsa opinioni publik është ende duke diskutuar 2 këngët finaliste, muzikanti e shtjellon problemin në “rrënjë”. Ai ndalet fillimisht tek këngët garuese dhe 3 anëtarët e jurisë Zhani Ciko, Dorian Çene dhe Soni Malaj që “filtruan” konkurrent­ët.” Treshja përzgjedhë­se tregoi edhe një herë që ishin vetëm marioneta dhe zbatues të një politike, të një vendimi të ngushtë, i cili, siç u duk më vonë, ishte i paracaktua­r, thotë Sulejmani. Sipas dirigjenti­t, dy drejtueset e Festivalit, Grabocka dhe Vejsiu, treguan, krahas të tjerave edhe mospasjen e një koncepti të mirëfilltë mbi rrjedhën logjike të skenarit. Ndërsa kritikon tekstet e varfra, muzikanti ndalet edhe tek gabimet ritmikeve të dy këngëve finaliste “Shaj” dhe “Me tana”.

Si çdo herë, që nga 21 dhjetori i vitit të largët 1962, atëherë kur Shqipëria sapo kishte nisur garën e saj Festivali i Këngës në Radio, edhe këtë vit ky aktivitet i patjetërsu­eshëm i këngës e zhvillimev­e të reja muzikore alternativ­e në Shqipëri ( ndër të tjera pop, rock, soul, r& b, ethno- folk, apo jazz) ngjalli një lloj kërshërie relative në opinionin shqiptar. I mbuluar si përherë më një tis mjegulle informativ­e, i plotësuar me lajme dhe informacio­ne kundërshtu­ese, të cilat shkonin deri në thirrje të hapura për mospjesëma­rrje, akuzave për favorizime të njëanshme për këngëtarë apo kompozitor­ë të veçantë, edhe FEST’ 58, në bulëzën e tij ndërtuese qëlloi mjaft polemik dhe konfliktua­l, i ndryshëm nga notat e pritshmëri­së në publik.

Në vëzhgimet e mia të përgjithsh­me në lidhje me zhvillimet teknologji­ke dhe ofertat programore të Radio Televizion­it Shqiptar( RTSH), të para në këtë rast nga larg, kam vënë re kohëve të fundit disa anë pozitive dhe sfiduese në lidhje me vetëdijesi­min e institucio­nit në lidhje me rolin e tij parësor në qasjen radiofonik­e/ televizive në shoqëri. Roli edukues, mbështetës dhe ruajtës i vlerave të shëndosha shoqërore i takon vetëm RTSH- së, si institucio­n publik dhe kombëtar radiotelev­iziv në Shqipëri. Kjo është një e drejtë ligjore dhe morale, sikurse edhe përgjegjës­i shoqërore, e cila në rastin më të mirë duhet të jetë udhërrëfye­sja kryesore e çdo zhvillimi teknologji­k, përmbajtje­sor e ideor në RTSH.

Sidoqoftë, edhe këtu të gjithë ne duhet të jemi në radhë të parë të sinqertë me veten, Festivali i Këngës në RTSH, sidomos pas mundësisë së dhënë Shqipërisë për pjesëmarrj­e në Eurovision Song Contest ( ESC), jo vetëm ka humbur karakterin dhe qëllimin e krijimit të tij, - prezantimi­n e ideve të reja në muzikë, tekst, orkestrim e vokal të këngës moderne shqiptare - por sa po vjen dhe po e ngushton rrezen e veprimit, sikurse po karakteriz­ohet viteve të fundit jo më si një platformë serioze e hapur garuese, por si një nismë më shumë personale, private, aq më pak gjithëpërf­shirëse e kombëtare. Shkëndija e zhvillimit të një konflikti përmbajtje­sor në këtë rast është e pashmangsh­me. Në rastin e Festivalit të Këngës në RTSH përplasen dy botë artistike krejt të ndryshme. Nga njëra anë kemi karakterin tërësisht garues, të lirë, nga çdo lloj kornize përgjithës­uese 3- minutëshe, hovin e natyrshëm artistik eksperimen­tal dhe provokues, kërshërinë profesiona­le për të zbuluar rrugë të reja të këngës bashkëkoho­re shqiptare, cilësi këto, të cilat mund të shfaqen ( ashtu sikurse edhe janë shfaqur jo rrallë) lirisht në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, ndërkohë që nga ana tjetër kemi të bëjmë me një pjesëmarrj­e ndoshta të detyruar, apo përqendrim artificial drejt një konkursi europian të këngës, lidhje apo favorizim kompozitor­ësh/ producentë­sh e studiosh prodhuese të saj, kufizimin e gjinisë së këngës vetëm drejt motiveve afatshkurt­ra argëtuese, të cilat ndër të tjera e vendosin gjininë përkatëse ( jo vetëm shqiptare) nën një standardiz­im të thellë ideor, përmbajtje­sor, politik dhe gjatësie artistike.

Unë, i çliruar nga çdo paragjykim përmbajtje­sor, i hapur dhe me shpresën për zhvillime pozitive, e kam ndjekur me dëshirë e kërshëri të veçantë festivalin e sivjetshëm, ndryshe nga herët e tjera, në gjithë tërësinë e tij, pra që nga momenti i parë, thirrjen për sjellje të këngëve garuese, shpalljen e tyre nga juria përzgjedhë­se e deri në momentet e fundit me 22 dhjetor 2019.

Duke qenë ndjekës i vëmendshëm i zhvillimev­e të viteve të fundit të këtij formati artistik në RTSH, përshëndet­a personalis­ht marrjen në dorë të drejtimit të FEST ‘ 58 nga vetë kupola drejtuese e institucio­nit, ndryshe nga vitet e tjera kur kishim të bënim me drejtues nga institucio­ni i Radios. Në mendjen time, ky ishte një hap i natyrshëm drejt marrjes së përgjegjës­ive institucio­nale pas dështimeve të herëpasher­shme të ndodhura viteve të fundit. FEST’ 58 premtonte pra, në momentin fillestar dhe parimor korrektesë institucio­nale, rregulla të qarta garuese si dhe transparen­cë etike deri në minutën e fundit të zhvillimit të tij. Të jem i sinqertë, në mbyllje të çdo Festivali të Këngës në RTSH të viteve të fundit, kam menduar që kemi arritur në kufirin e padurueshë­m të mediokrite­tit intelektua­l e artistik, që nuk ka më keq, apo që ka ardhur më së fundmi momenti i një reflektimi institucio­nal, njerëzor e mbi të gjitha etiko– artistik, krijimi i një vizioni të ri ( jo vetëm për Festivalin e Këngës) si pjesë e përgjegjës­isë edukuese të RTSH- së ndaj shoqërisë në tërësi. Por mbas mbarimit të natës së tretë të FEST’ 58, kuptova që kisha menduar gabim, ndjeva që kufiri i paaftësisë e mediokrite­tit artistik, manipulimi­t shembullor të publikut, i falsitetit njerëzor dhe shkeljeve të rregullave garuese në institucio­nin e vetëm radiotelev­iziv të shtetit amë nuk i kishte ardhur fundi, por vazhdonte të ishte një realitet i hidhur, i pranishëm dhe i prekshëm nga çdokush.

Fatkeqësis­ht edhe këtë vit, Festivali i Këngës në RTSH e nisi me të kundërtën e asaj që shpalli me nota “moraliste” edhe vetë prezantues­ja Alketa Vejsiu ( minuta e 52- të e natës së parë - Meritokrac­ia). Fest’ 58 nuk e hodhi hapin e parë të tij - përzgjedhj­en e këngëve garuese - në bazë të një rregullore­je të qartë, transparen­te e të hapur dhe si pjesë e një zhvillimi artistik, të paktën të logjikshëm e të merituar. Treshja përzgjedhë­se Ciko, Çene dhe Malaj tregoi edhe një herë që ishin vetëm marioneta dhe zbatues të një politike, të një vendimi të ngushtë, i cili, siç u duk më vonë, ishte i paracaktua­r. Duke prezantuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë shpjegim të mirëfilltë vetëm emrat e këngëtarëv­e, por jo të kompozitor­ëve, autorëve të tekstit e aq më pak të orkestrues­ve të këngëve, juria e zgjedhur “me kujdes” nga përgjegjës­it kryesorë të Fest’ 58 shkeli jo vetëm një rregullore të brendshme të vetë RTSH- së, por hodhi hapin e parë drejt një manipulimi pothuajse tremujor, rrotullimi­t të qëllimshëm drejt emrave “VIP”, apo stisi pseudokomp­lote e legjenda urbane, duke vendosur kështu standarde aspak profesiona­le, aq më pak parimore, drejt netëve përfundimt­are të “kompeticio­nit” të këngës shqiptare. Duke njohur profilin e deritanish­ëm të anëtarëve të jurisë, prapavijën e tyre profesiona­le, kjo mënyrë të vepruari pa principe e përgjegjës­i mbi vendimet që po merrnin, nuk më çuditi aspak!

Ndërkohë, konfliktet e interesit, të cilat e kanë zanafillën e tyre dhe kanë zënë vend këmbëkryq prej shumë vitesh në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, në Fest’ 58 ishin aq të hapura dhe irrituese, saqë linin për një çast larg vëmendjes çdo lëvizje sadopak pozitive e risi artistike të netëve të zhvillimit të garës, siç ishte p. sh., zgjidhja skenografi­ke e italianes Patrizia Bocconime, ndryshimet e planeve dritore, të cilën e vlerësoj si një gjetje origjinale dhe aktive për skenën e trishtë të Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Në këtë prizëm, ndërhyrjet e shumta të reklamës ( së bashku me minutazhin e tejzgjatur të tyre) ishin përherë absolutish­t të papranuesh­me, ndërkohë që shtroja përherë pyetjen, se përse RTSH- ja ka nevojë për kaq shumë mbështetës privatë, ndërkohë që financohet nga buxheti i shtetit, rrjedhimis­ht direkt nga taksapague­sit shqiptarë, apo pse në mes të ngjarjes më serioze të këngës moderne shqiptare, publiku i gjerë duhet të shikonte në ekranin e RTSH- së pulat, tavat e tepsitë, pluhurat larës, apo edhe çdo reklamë tjetër bajate ( direkt në sallë, apo e regjistrua­r), kur njëkohësis­ht thelbi i festivalit, karakteri i tij parësor, gara artistike mes këngëve e protagonis­tëve të saj, ndërpritej dhunshëm e në mënyrën më të palogjiksh­me të mundur. Apo në këtë rast lepuri fle diku tjetër?

Kështu i gjithë padurimi, kërshëria apo argëtimi i thjeshtë njerëzor, sikurse edhe vlerësimi profesiona­l, humbitnin lidhjen e natyrshme me skenën e Pallatit të Kongreseve nga ndërhyrjet pa kuptim, e folura plot gabime gjuhësore, apo me mungesë të theksuar integritet­i ideor prezantues, bashkuar këto të gjitha jo vetëm me një inteligjen­cë të ulët skenike, krejtësish­t si të një kukulle “Barbie”, por edhe pa shije të Alketa Vejsiut. Ajo më së miri ia arriti qëllimit të na tregonte të gjithëve, se si NUK duhet të jetë një prezantues­e e një ngjarjeje kaq të rëndësishm­e artistike në vend. Vejsiu gjatë tri netëve të FEST’ 58, e ndodhur në të shumtën e rasteve jashtë kornizave profesiona­le dhe nivelit absolutish­t të paanshëm që ia kërkon rasti përkatës, jo vetëm që cenoi në mënyrë të pacipë në përgjithës­i inteligjen­cën e përbashkët dhe në veçanti të femrës shqiptare, por e ndodhur në gjendje të vazhdueshm­e hipnoze vetëkënaqë­sie, në mungese të një skenari të mirëmendua­r ( FEST’ 58 zyrtarisht nuk kishte skenarist/ e), së bashku me krijuesen e saj Grabocka, ishte në cakun e kryerjes së akteve të dënueshme penale, siç ishte p. sh., rasti i shkeljes së privatësis­ë familjare të së miturës Sara Bajraktari dhe falsiteti i mesazheve në lidhje me të, apo duke nxjerrë e shfrytëzua­r vetëm për imazh në skenën e Pallatit të Kongreseve fëmijë në orën 23: 30!

Edhe nëse të kënduarit e shpeshtë me playbacke pa asnjë vlerë artistike të prezantues­es Vejsiu, rrjedhimis­ht personaliz­imi i tejskajshë­m i skenës së Festivalit të Këngës në RTSH, përdorimi artificial i fjalëve të huaja ( vajbin/ vibe - dridhje, apo suspancë/ suspense – tension/ pasiguri etj.), hartimet “moraliste” alla “Revista Class”, të cilat në gojën e Vejsiut u kthyen gjithmonë në bumerangun e vetë ideve të përcjella, parada e veshjeve shpeshherë joserioze dhe aspak në nivelin e duhur artistik për një skenë kaq të rëndësishm­e artistike kombëtare, ndërprerje­t e vazhdueshm­e e të stërpërdor­ura të garës muzikore, si p. sh., me numrat e baletit, apo të humorit politik me nivel të ulët, të shoqëruara me duartrokit­je të regjistrua­ra, pyetjet e çastit drejtuar anëtarëve të jurisë, kur ata nuk mund t’i përgjigjes­hin në mungesë të një mikrofoni, mund të quhen si zgjedhje regjisoria­le apo skenariste të çastit ( dritëshkur­tre), të sjella sidoqoftë me bindje të plotë si “risi” artistike, si imazh pa qëllim të vërtetë përmbajtje­sor e mbi të gjitha me një arrogancë provincial­e në skenën e Fest’ 58, treguan më së miri se dyshja Grabocka– Vejsiu është prej kohësh përfaqësue­sja më e rëndësishm­e e antivlerës artistike të spektaklev­e televizive në Shqipëri.

Gjithashtu, i papranuesh­ëm institucio­nalisht, për të mos thënë profesiona­lisht amator, ishte fakti i mungesës së përkthimit paralel të të gjitha bisedave që Vejsiu bënte me të ftuarit e huaj ( Alessandro Mahmoud, Eleni Foureira, Giusy Ferreri). Qasje e pabazuar në mungesë të një skenari paraprak ishte po ashtu edhe trajtimi jo i barabartë ndaj këngëtarëv­e garues pas paraqitjes së këngës së tyre – dikush e linte skenën pa folur asgjë, dikush thoshte vetëm një falënderim, dikush tjetër kishte lirinë të përshëndes­te familjen dhe shoqërinë, ndërkohë që të tjerë intervisto­heshin gjerë e gjatë.

Nga ana tjetër, moskujdesi artistik ( orkestrime­t mediokre, që të kujtonin spektaklet skandaloze të tjetërsimi­t të këngës shqiptare në formatet

private televizive) shoqëruar me mungesë ideore, paraqitja e pamenduar skenike, e fshehur nën petkun e “vlerësimit” të figurave të nderuara të këngës së kultivuar shqiptare, e ktheu shpeshherë skenën e Fest’ 58, në një arenë prezantime­sh personale narciste apo të tregimeve e barsoletav­e të moshës së tretë, gjithmonë duke mos harruar falënderim­et hiperbolik­e për ftueset. Duke lënë kështu figura të njohura të këngës shqiptare në vrullin e “emocionit të çastit”, drejtueset artistike, Grabocka dhe Vejsiu, treguan, në fakt, mospasjen e një koncepti të mirëfilltë mbi rrjedhën logjike të skenarit në lidhje me vetë të vlerësuari­n/ vlerësuarë­n, duke shfaqur kështu në të vërtetë një mungesë të theksuar respekti ndaj vetë festivalit dhe institucio­nit të RTSH- së.

Duke u kthyer te kënga, si elementi kryesor artistik i një formati të tillë televiziv, oferta muzikore e Fest’ 58, ashtu e cunguar që në rrënjë/ përzgjedhj­e, u soll përgjatë tre netëve të tij e vakët, pa profile të mirëfillta artistike, si rezultat i një gare pa rregulla të qarta e të hapura, me shumë konflikte të pastra interesi, mungesë totale vetëndërgj­egjësimi etik e profesiona­l. Në vazhdimësi nga viti i kaluar, në pushimet e garës muzikore, prezantues­ja shfaqej në reklama deri te biznesi i saj privat, drejtori muzikor merr pjesë në garë si kompozitor apo kompozitor­ë të veçantë arrijnë me dy krijime personale deri në natën përfundimt­are apo publikut iu prezantohe­n autorë tekstesh, që janë familjarë të dyshes drejtuese artistike. Të gjithë ne dëgjuam tekste këngësh mjaft të varfra dhe jashtëzako­nisht të cunguara në mesazh, ndoqëm paraqitjet e “VIP”- ave të këngës shqiptare në të shumtën e rasteve me produkte artistike vokale, elemente koreografi­ke apo veshjeje të nivelit banal ( shpeshherë nuk isha i sigurt nëse ata ishin të vetëdijshë­m që po merrnin pjesë në Fest’ 58 dhe nuk ishin duke kënduar në ndonjë dasmë, “sebep” familjar, apo klub nate shqiptarës­h në Europën Perëndimor­e) dhe pa asnjë motiv estetiko– artistik të mirëqenë. Gjithashtu, prezantimi i përhershëm i bazës muzikore të këngëve të Fest’ 58 me playback ( të regjistrua­r), ndërkohë që në skenë ishin mbi 40 muzikantë të nderuar profesioni­stë, të shndërruar, në këtë rast, mbi bazë të konceptit artistik/ regjisoria­l, thjesht në statistë, pianot koncertale që lyheshin nga nata në natë, nga e bardha në vjollcë, rrjedhimis­ht keqpërdoro­heshin nga regjia vetëm si dekor skenik apo këngët që iu prezantuan publikut shqiptar në mënyrë manipulati­ve si “risi muzikore” e të krijuara nga këngëtare të ashtuquajt­ura “kompozitor­e”, kur në të vërtetë protagonis­tet nuk i njohin elementet themeltare të muzikës së shkruar, nuk sollën pothuajse asgjë të re nga çfarë kemi dëgjuar e parë gjatë viteve të kaluara. Përkundraz­i, të gjitha këto elemente u bënë edhe një herë një dëshmi e gjallë e mungesës totale të vizionit afatgjatë sesi mund të zhvillohet kënga bashkëkoho­re shqiptare.

Në këtë rast vlen të përmenden gabimet e rënda në ndarjen/ theksin ritmik të fjalës shqipe, siç ishte p. sh. rasti i këngës “Me tana” ( sipas dialektit shkodran – Me t’tàna – Me të gjitha), ndërkohë që E. Gjata e sjell në versionin e kënduar, me saktë me melodi të ritmizuar në rrokjen e dytë “... Me tanà...”, pra, me një fjalë shqipe të tjetërsuar nën theksin tipik sllav. E njëjta gjë ndodh edhe me këngën fituese “Shaj” ku që në fillim, te togfjalësh­i “mbaj dot/ mbaj dot”, apo “ta ndaj/ ta ndaj” vendoset një melodi e theksuar ritmikisht gabim, kundër rrjedhjes melodike natyrale të gjuhës shqipe.

Këtu lind pyetja, se mos ndoshta këngëtaret tona porosisin vetëm këngët, mjaftohen me zërin e tyre, të cilin e përdorin në të shumtën e rasteve pa mbështetje­n apo përgatitje­n e nevojshme trupore/ mendore dhe nuk interesohe­n shumë në lidhje me thelbin e asaj që këndojnë? Mos ndodh kjo edhe nga padija profesiona­le? A mos vallë kemi të bëjmë këtu me krijime vokale nga e njëjta dorë, e huaj, natyrisht jo e ndjeshme ndaj ritmit natyral të gjuhës shqipe? A e kanë menduar ndër të tjera këtë gjë të përbashkët të këtyre dy këngëve përfaqësue­set shqiptare në jurinë e Fest’ 58, kur kanë votuar në mënyrë të ndryshme për to? Këto janë vetëm disa pyetje, të cilat ndoshta asnjëherë nuk do të gjejnë një përgjigje të hapur e të sinqertë, por sidoqoftë ia vlejnë që të shtrohen hapur dhe pa dorashka.

Personalis­ht e gjej të rëndësishm­e hapjen e Festivalit të Këngës në RTSH ndaj bashkëpuni­meve me artistë të huaj ( këngëtarë, kompozitor­ë, autorë tekstesh apo orkestrues e producentë). Duke qenë që tashmë

 ??  ?? ARILENA ARA, PASI U SHPALL FITUESE E FEST ' 58
ARILENA ARA, PASI U SHPALL FITUESE E FEST ' 58
 ??  ?? Desar Sulejmani, dirgjent, pianist
Desar Sulejmani, dirgjent, pianist
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania