Panorama (Albania)

Të djathtët kërkojnë proporcion­al kombëtar me lista të hapura

-

Teksa opozita e bashkuar vijon ende diskutimet nëse do të ndryshojnë sistemin zgjedhor apo jo, dy deputetë të djathtë, Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, dorëzuan pak ditë më parë në Parlament propozimin e tyre. Deputetët propozojnë që në Shqipëri të aplikohet proporcion­ali kombëtar me lista të hapura, ku e gjithë Shqipëria do të konsideroh­et një zonë zgjedhore. Në këtë mënyrë, deputetët synojnë që të rrisin shanset që të zgjidhen në Kuvend edhe përfaqësue­s nga parti të vogla, për shkak të influencav­e lokale, gjë të cilën e minimizon aktualisht proporcion­ali rajonal që aplikohet tani. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, pasi dorëzoi propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Myslym Murrizi u shpreh se Kryeminist­ri Rama dhe kryedemokr­ati Basha nuk duan që të ndryshojë sistemi. "Ndryshimi i sistemit zgjedhor është i kërkuar nga të gjithë, përveç Ramës dhe Bashës, që nuk e duan, dhe një grushti butakësh që janë rreth tyre. Edhe shoqëria civile, edhe qytetarët kërkojnë që vota të shkojë të qytetari. Ne kërkojmë një sistem me lista të hapura, që qytetarët të zgjedhin, jo thjesht të votojnë. Nuk kam parë asnjë draft dhe nuk do ta shohë, pa u vendosur dora mbi plagë dhe pa ndryshuar thelbi që ka mahisur këtë krizë artificial­e politike, që është sistemi zgjedhor. Të tjerat janë detaje teknike, që për mua janë të realizuesh­me brenda dy orësh", tha Murrizi pasi dorëzoi propozimin. Sakaq, mbetet për t'u parë se cili do të jetë qëndrimi i maxhorancë­s ndaj këtij propozimi, pasi në një dalje publike, bashkëkrye­tari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, e cilësoi legjitim propozimin, por shtoi se prioritet i PS- së është adresimi i shqetësime­ve të OSBE/ ODHIR- it.

 ??  ?? Myslym Murrizi
Myslym Murrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania