Panorama (Albania)

Nis amnistia për vitin 2020, si rivlerësoh­en shtëpitë e apartament­et para dhe pas vitit 1992

NGA 1 JANARI, NE FUQI RIVLERESIM­I ME 3%. SI NDRYSHOJNE TAKSAT NE TIRANE

-

Pas taksës së pronës, që nga 100 u rrit mesatarish­t në 350 lekë/ muaj, banorët kryeqyteta­s do t'i nënshtrohe­n një tjetër detyrimi shtesë. Bëhet fjalë për tarifën e pastrimit, e cila do t'i nënshtrohe­t një indeksimi të lehtë ( siç thuhet në propozimin e bërë nga bashkia). Kjo do të ndodhë në harkun kohor të dy viteve të ardhshme, por nuk përjashtoh­et mundësia që propozimi të shkojë në Këshill Bashkiak mbledhjen e ardhshme, duke qenë se flitet për "mbushje arke" pikërisht në kohën kur të ardhurat nevojiten më shumë se asnjëherë më parë. Ky lajm, që me siguri nuk do të pritet mirë nga kryeqyteta­sit, ka marrë miratimin në parim të këshilltar­ëve bashkiakë, si një ndryshim në buxhetin afatmesëm 20202022. Kjo argumentoh­et me diferencën e madhe midis kostos që paguan bashkia për pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve dhe të ardhurave të arkëtuara nga qytetarët për mbulimin e këtij shërbimi. Veç kësaj, edhe hyrja në fuqi e kontratës së incenerato­rit në bazë të PPPsë nga qeveria që po zbatohet nga Bashkia e Tiranës ka imponuar një ndryshim në tarifë. Nga ana tjetër, një lajm i mirë vjen për biznesin e vogël. Ekonomistë­t e bashkisë kanë menduar ta ulin atë, me qëllim për t'ua lehtësuar barrën e detyrimeve që kanë këta të fundit. "Për periudhën 2020- 2022 janë propozuar ndryshime në tarifën e pastrimit dhe largimit të mbeturinav­e, në masën e një indeksimi të arsyeshëm për të mbuluar deri në një masë të caktuar kostot e dyfishuara të ofrimit të shërbimit, si dhe një ndryshim në taksën e përkohshme për infrastruk­turën arsimore për të ekuilibrua­r ngarkesën fiskale të biznesit të vogël me xhiro 02 milionë lekë", citohet në projektbux­hetin e miratuar në fund të muajit të shkuar. Si rrjedhojë e këtyre ndryshimev­e, Bashkia e Tiranës ka parashikua­r të arkëtojë në 2020- ën 1 miliard lekë më tepër nga tarifa e pastrimit ( nga 2.070.000.000 lekë në 2019, 2.175.320.000 lekë/ vit) dhe 50 milionë lekë më pak për taksën e infrastruk­turës arsimore, minus ky i ardhur nga subjektet tregtare ( 860.000.000 në vitin 2019 në 813.571.000 këtë vit). Të gjitha taksat e tarifat e tjera mbeten të pandryshua­ra, së paku edhe për dy vitet e ardhshme. Në total, bashkia ka parashikua­r të mbledhë 20,325,227,959 lekë, po aq sa ç'parashikon të shpenzojë. Në dy vitet që pasojnë, shifrat janë më të ulëta.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania