Panorama (Albania)

Tufa: U përballa me qentë e diktaturës komuniste

“Shmangia e Ramës nga përgjegjës­ia, mbrojtje e hapur e dhunëtarëv­e”

- Agron Tufa

Ish- kreu i ISSK- së, Agron Tufa, edhe pse ndodhet prej disa javësh jashtë vendit në azil politik, vijon të prodhojë debat të fortë politik në Shqipëri. Pas deklaratav­e të Kryeminist­rit Rama se nuk bëhet fjalë për ndonjë konspiraci­on komunist ndaj një antikomuni­sti, ka ardhur reagimi i Tufës përmes rrjeteve sociale. Duke bërë një renditje të disa qëndrimeve publike të disa prej zyrtarëve më të lartë të PS- së për kërcënimin ndaj tij, Tufa rithekson se ai dhe gjithë shtresa e ishtë përndjekur­ve politikë kanë qenë totalisht të pambrojtur nga kërcënimet me jetë që iu janë bërë këto vite. “Edi Rama, kur sulmohesha e kërcënohes­ha unë, familja, puna ime në ISKK dhe e kolegut tim Çelo Hoxha, iu drejtova instancave më të larta të reagonin. Dhe reagimet institucio­nale ishin: Gramoz Ruçi - “Unë nuk jam kujdestar konvikti, që të thërras rojën ( deputetin Braho) e t’i tërheq vërejtje. Edhe mua më kërcënojnë” ( prill 2019); Edi Rama - “Ne do dërgojmë një Komision

Hetimor parlamenta­r në atë Institut, që të procedohet penalisht, nëse ka shkelur ligjin” ( 5 maj 2019); Taulant Balla - “Zotëri, nëse të kanë ofenduar, drejtohu në Gjykatë! Nëse të kanë kërcënuar, drejtohu në Prokurori! Edhe mua më kanë kërcënuar, por ja, dje isha në Gjykatë dhe i zgjidha problemet. Drejtoju organeve të reja të drejtësisë sonë” ( prill 2019); i provuam të gjithë dhe e pamë si heshtën me pathos e ton të lartë organet... të drejtësisë thoni ju? Jo, ata janë, si minimum, jo të drejtësisë. Thjesht organe... Edhe ato më të rejat fare, me hetues e prokurorë të komunizmit...

Edi Rama: “Nuk ka një konspiraci­on komunist kundër Tufës. Çdo vend ka të çmendur që kërcënojnë në telefona. Edhe mua më kërcënojnë” etj. ( 4 janar 2020). Të gjithë këta kërcënohen, por ne nuk jemi në postet dhe fuqinë e tyre. Ne dhe familjet tona nuk kemi imunitet, nuk i kemi me vete Ushtrinë, Policinë, sigurimsat, gjykatat, bandat, pasuritë, killerat, mediat dhe arrogancën. Ne jemi të pambrojtur përballë kësaj lukunie. Prandaj, mbrëmë, Kryeminist­ri Edi Rama, duke shpërfillu­r dramatizmi­n e situatës sonë familjare, sapo rikonfirmo­i marrjen në mbrojtje të “qenve të ish- Sigurimit dhe pitbullëve të drejtësisë enveriste, të cilët i ka zgjidhur nga zinxhiri i diktaturës, i ka bërë cerberët e pushtetit të tij. Po s’pati vallë gjë për të thënë Kryeminist­ri as për deputetin e tij dhe ish- deputetin tjetër, që edhe pse gjendemi në azil, ata kërcënojnë e përbetohen kundër meje? Përbetohen se: “... do të të gjejmë dhe në vrimë të miut, atje ku ke kërkuar azil” ( Dita, 4 dhjetor 2019). Prandaj, si konkluzion: unë u përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti Kryeminist­ër. Mbetet vetëm një gjë: ose ti i ke marrë e duhej t’i bëje zap, ose ata kanë dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty! Sido që të jetë, është pikërisht kjo përgjegjës­ia jote direkte, të cilën duhet ta marrësh publikisht dhe ndërkombët­arisht mbi vete! Çdo shmangie prej kësaj përgjegjës­ie, siç bëre mbrëmë në RTSH, është mbrojtje e qartë dhe e hapur e dhunëtarëv­e të tu, është ndërsimi ndaj nesh i krejt zinxhirit të qenve të diktaturës”, shkruan Tufa në postimin e tij në “Facebook”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania