Përplasja mes Brahos e Institutit: Jeni të paligjshëm

Nga Komisioni i Ligjeve, çështja përfundoi në Gjykatë

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Përplasjet mes Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe deputetit socialist Spartak Braho nisën në prill të vitit të shkuar. Si nxitës u bë botimi i librit të Çelo Hoxhës, "Krimet e Komunizmit", i cili u botua nga ISKK, i cili bën përgjegjës për krimet e luftës drejtuesit e formacione­ve partizane. Në librin që përfshin periudhën 1941- 1945 janë publikuar 265 emra, të cilët konsideroh­en përgjegjës për "krimet e luftës" së asaj kohe. Në mbledhjen e datës 2 prill 2019 në Komisionin parlamenta­r të Ligjeve, ku në shqyrtim ishte projektrez­oluta për veprimtari­në e ISKK- së për vitin 2018, deputeti socialist Spartak Braho ka kërkuar shkarkimin e Agron Tufës. Braho ka akuzuar Tufën për mënyrën e drejtimin të institucio­nit, ndërsa botimet i ka quajtur "të paligjshme", pasi tejkalojnë periudhën, të cilën ky institut duhet të marrë në shqyrtim. Sipas tij, instituti është kthyer në "seksion të Ballit Kombëtar". Tufa, sipas Brahos, po "nxin" historinë e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe heronjtë e saj. Kjo përplasje vazhdoi gjatë dhe në 24 prill, Tufa, si drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit, ngriti padi ndaj tij, duke deklaruar se, përveç shpifjeve, ishte përballur edhe me kërcënime. Si pasojë e kërcënimev­e, Agron Tufa dhe familja e tij kanë lënë Shqipërinë, për të kërkuar azil politik në Zvicër. Pas dorëheqjes së Tufës, në krye të ISKK- së u zgjodh Çelo Hoxha. Spartak Braho tanimë ka vijuar replikën e historiani­n Uran Butka, duke akuzuar këtë të fundit për falsifikim­e të votave, gjatë procesit të zgjedhjes së kreut të institutit, për të favorizuar Hoxhën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.