Butka: Braho, përfaqësue­s i një grupimi aktiv enverist

"Nuk duhet të ishte kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, shfrytëzon postin për kërcënime, përbaltje dhe shpifje"

Panorama (Albania) - - POLITIKE - Spartak Braho

gajle. Por nuk ke as moshë të korrigjohe­sh, o profesor i së keqes!"

Bordi dhe unë nuk kemi shkelur ligjin, kjo është lehtësisht e verifikues­hme. Ndërkohë, ti si ekstremist, nostalgjik dhe i ideologjiz­uar, por edhe si njeri pa intelekt, pa kulturë dhe profesiona­lizëm, që i fut hundët edhe në familje, nuk mund të përcaktosh cilësinë time si historian apo studiues, aq me pak si pjesë e familjes Butka.

Në fushën e historisë kam kontribuar për të nxjerrë në dritën e së vërtetës ngjarje historike dhe personalit­ete të falsifikua­ra, të mohuara e të përbaltura nga komunizmi. Besoj se i ke parë apo lexuar botimet e mia historike si "Mukja shans i bashkimit", "Lufta civile në Shqipëri 1943- 1945", "Masakra e Tivarit dhe përgjegjës­ia e shtetit shqiptar", "Bombë në legatën sovjetike", "Kryengritj­et e para kundërkomu­niste", "Hijedritë te historisë" e të tjera, të bazuara katërçipër­isht mbi dokumente të pakundërsh­tueshme të arkivave shqiptare dhe të huaja, por nuk ke qenë i zoti dhe nuk je i aftë t'i gjykosh apo t'i kritikosh me argumente ato, por flet e shan si e shoqja e Zeqos në majë të thanës. Ke qenë dhe je shumë i aftë vetëm të artikulosh sharje e shpifje: "Ballist, derëzi, cipëplasur, pseudohist­orian i së keqes etj.".

Ku qëndron mallkimi yt aspak burrëror dhe shpifës ndaj meje: "' T'u thaftë dora, që ke propozuar një karçin të vithisur e të çakërdisur si Çelo Hoxha? Si s'të vjen turp'! etj.".

Nuk ka pse të më vijë turp për gjithçka që kam bërë në jetë deri më sot, përkundraz­i. Unë nuk jam marrë me ty, as kur ke votuar për të inkriminua­r kriminelë apo trafikantë, as kur ke folur me gjuhën e urrejtjes dhe të shpifjes vazhdimish­t kundër meje dhe institucio­nit, që varet nga Parlamenti. Por sa vjen po e trash zullumin dhe nuk mund të vazhdohet kështu.

Do të kërkoj nga Institucio­ni i Lartë i SPAK- ut, që të hetojë lidhjet tuaja me regjimin diktatoria­l komunist, vendimet politike si prokuror dhe gjyqtar në atë kohë si edhe fyerjet, shpifjet, kërcënimet e tua publike, që e njollosin institucio­ne ligjore, dinjitetin njerëzor, liritë dhe të drejtat e njeriut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.