Vasili: Rama gojëkyçur, Haradinaj shkarkoi ministrin e tij

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, e cilësoi gojëkyçur Kryeminist­rin Rama pas ekstradimi­t të mësuesit turk nga Shqipëria. Përmes një statusi në "Facebook", Vasili kujton se dy eurodepute­të dhe dy organizata ndërkombët­are e kanë dënuar dhe kërkojnë hetim për ngjarjen. Por Vasili thotë se kur Haradinaj për një rast të ngjashëm si ky shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, përse Kryeminist­ri Rama hesht si të jetë peng i dikujt. "Edi Rama gojëqepur edhe për ekstradimi­n e Harun Çelik, po pse?? Edi Rama, llafazani i deklaruar shtetëror, serish shfaqet memec, por në këtë rast për Harun Çelik, shtetasin turk të ekstraduar prej tij në Turqi. Këta rilindësit në tufë, nga zëdhënës policie e qeverie e me radhë, dolën e na shpjeguan se Harun Çelik u dënua në Shqipëri se hyri me pasaportë të falsifikua­r dhe s'kishte asgjë tjetër ndaj tij. Këtë e dëgjuam të gjithë dhe nuk kishim ndonjë arsye për të dyshuar apo komentuar. Por mediat turke, që nga CNN- ja turke, Haber etj., etj., deklarojnë se Harun Çelik është sipas qeverisë i akuzuar si pjesëtar i FETO- s dhe pamjet e prangosjes së tij që në mbërritjen e tij në Turqi po bëjnë xhiron e botës. Në Kosovë, për një rast të ngjashëm, Kryeminist­ri Haradinaj shkarkoi ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi", shkruan Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.