SHEMBUJ PER LLOGARITJE­N E TAKSES

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

PËR APARTAMENT­ET E REJA

Ndërkohë, për apartament­et e reja, skema është kjo: Nëse vlera fillestare e objektit është 3 000 000 lekë, për të bërë rivlerësim­in shihet çmimi minimal fiskal që aplikohet për zonën. Për shembull, nëse kjo banesë ndodhet në zonën kadastrale 2/ 5, çmimi fiskal që aplikohet është 80 000 lekë/ m2 shumëzuar me sipërfaqen e cila në rastin konkret është 100m2, atëherë vlera e përftuar është 8 000 000 lekë. Si përfundim, vlera e këtij apartament­i me çmimet fiskale sot është 8 milionë lekë. Qytetari mund të kryejë procedurën e rivlerësim­it duke paguar vetëm 3 për qind ose ( 8 000 0003 000 000) * 3% = 150 000 lekë Tatim. Nëse pas një viti, qytetari do të shiste pronën në vlerën 10 000 000, do të paguajë tatim mbi të ardhurat nga shitje e pronës në masën ( 10 000 000 - 8 000,000 vlera e rivlerësua­r në kadastër)* 15% = 300 000 lekë. Por nëse nuk do të bëhej ky rivlerësim­i, atëherë tatimi që do të paguante mbi të ardhurat nga shitja e pronës do të ishte ( 10 000 000 - 3 000 000 vlera e vjetër e kadastrës)* 15% = 1 050 000 lekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.