Pezullohen lundrimet Bari- Durrës, mbyllet porti në Vlorë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Përkeqësim­i i motit dhe era e fortë kanë bërë që të pezullohen udhëtimet me traget mes Durrësit e Barit. Për shkak të motit të keq është mbyllur Porti i Barit dhe për rrjedhojë, edhe tragetet nga Bari për në Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër të dytë nga Kapiteneri­a e Portit të Barit. Njoftimi është bërë nga Drejtoria e Përgjithsh­me Detare Shqiptare. Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes së Portit të Barit do të ndalohet nisja e trageteve nga Durrësi për në Bari, për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëv­e në radën e Portit të Barit. Drejtoria e Përgjithsh­me Detare kërkon mirëkuptim­in e pasagjerëv­e të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit, pasi e gjitha bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot të përkeqësua­r, erë të fortë e dallgë të larta. "Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacio­n në terminalet e Portit Barit dhe Durrësit", informon DPD- ja. Ndërkohë, Kapiteneri­a e Portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese deri në përmirësim­in e kushteve hidrometeo­rologjike. Lundrimi pritet të rinisë me datë 7 janar, pas orës 06: 00. Sa u takon trageteve të linjës VlorëBrind­isi, sipas Kapiteneri­së, në këto data ( 5- 6 dhe 7 janar) do të vijojnë normalisht punën. Moti i keq solli gjithashtu pezullimin e të gjitha lundrimeve nga Porti i Vlorës. l. m

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.