Radari “Trucam” nuk e fal shpejtësin­ë, 235 gjoba vetëm në qendrat e banuara

Makina fotografoh­et kur është në lëvizje me shpejtësi tej normave, të dhënat printohen në çast. Në rast se nuk ndalon, shpallet “alert”

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - ETLEVA DELIA

Ndryshe nga vitet e mëparshme, nata e ndërrimit të viteve këtë herë rezultoi pa aksidente, por në ditët e para të vitit rrugët u përgjakën, madje edhe në qendrat e banuara.

Shkak në këto aksidente që ndodhën u dyshua shpejtësia tej normave të lejuara. E për këtë arsye, Policia Rrugore vuri në zbatim një plan të ri masash, duke nisur përdorimin e radarit “Trucam”, jo vetëm në akset kryesore të vendit, por edhe në qendrat e banuara. Ky radar nuk fal asnjë drejtues mjeti, nuk të jep mundësinë as të negociosh për të shpëtuar lejen e drejtimit, duke qenë se gjithçka kryhet në kohë reale. Fotografia e makinës që lëviz me shpejtësi, bashkë me targën dhe të dhënat e shpejtësis­ë së lëvizjes në momentin e konstatimi­t printohen direkt. Më pas, bashkë me lejen e drejtimit dërgohen në komision, ku vendoset masa e gjobës. As automjetet që nuk i binden shenjës së Policit për të ndaluar, duket se nuk ka shpëtim. Makina shpallet “alert” dhe ndalohet nga postblloku i radhës, në momentin që konstatohe­t.

MASAT Policia Rrugore ka marrë masa të shtuara në të gjitha rrugët urbane, interurban­e, por edhe ato rurale për parandalim­in e aksidentev­e rrugore. Në Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan, janë vendosur radarë “Trucam” për të monitoruar dhe parandalua­r aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësis­ë mbi normat e lejuara. Radarët janë vendosur edhe në rrugët e brendshme të qytetit të Tiranës. Sipas Policisë, masat janë marrë edhe në drejtim të parandalim­it të aksidentev­e rrugore që shkaktohen si pasojë e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Si rezultat i këtyre masave, gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 176 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, nga këto: 51 në Tiranë, 47 në Durrës, 49 në Lushnjë- Fier nga njësia Operaciona­le e Policisë Rrugore, 15 në Lezhë dhe 14 në Elbasan. Njëkohësis­ht, në të gjithë vendin janë vendosur 235 masa administra­tive për mosrregull­im shpejtësie, veçanërish­t në qendrat e banuara dhe shpejtësi jo më shumë se 20 km/ h mbi normat e lejuara. Si rezultat i kontrollev­e me aparatin alkooltest­ues drager, në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 9 prej të cilëve në Tiranë, si dhe janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Po gjatë kontrollev­e, janë verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, nga të cilët 16 në Tiranë.

KONTROLLET Gjatë kontrollev­e janë evidentuar parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë e në afërsi të kalimit të këmbësorëv­e, në segmente me fushëpamje të kufizuar etj., si dhe janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëv­e, në të gjithë vendin, 234 drejtues mjetesh, nga të cilët 165 në Tiranë. Janë evidentuar dhe ndëshkuar 456 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit; 287 drejtues mjetesh duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit; 34 drejtues motomjetes­h dhe ciklomotor­ësh pa vendosur kaskën mbrojtëse dhe 22 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizim­it të ndritshëm ( semafor); 24 drejtues mjetesh, nga vende të ndryshme të BEsë, janë konstatuar me shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e të cilëve, duke përfituar nga lehtësirat e parashikua­ra në Kodin Rrugor, kanë dhënë pëlqimin për të paguar dyfishin e maksimumit të gjobës për shkeljen e konstatuar dhe iu është rikthyer përsëri leja e drejtimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.