Sherr mes vëllezërve, i mituri plagos me thikë buke 22- vjeçarin

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Një debat i ashpër ka ndodhur mes dy vëllezërve në Fushë- Krujë, ndërsa fatmirësis­ht nuk rezultoi fatal. Sipas burimeve të Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, vëllai i vogël godet me thikë vëllanë 6 vite më të madh, duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshatin Luz të Fushë- Krujës. Policia ka arrestuar autorin, ndërsa vëllai i tij i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I arrestuari është O. O., 16 vjeç. I riu, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë vëllanë e tij, A. O., 22 vjeç. I riu tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Gjatë kohës që dy vëllezërit debatonin me njëritjetr­in, në banesë ndodheshin edhe familjarë të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë në momentin që 16- vjeçari kishte rrëmbyer thikën e bukës për të qëlluar mbi 22- vjeçarin. Dëshmitë e protagonis­tëve dhe të dëshmitarë­ve janë të njëjta, ndërsa debati ka nisur pasi vëllai i madh i kishte kërkuar llogari të voglit përse nuk e dëgjonte. “Nuk kishte asnjë lloj arsye që situata të shkonte deri në përdorimin e thikës. Ishte një debat mes dy vëllezërve, debat i cili agravoi llaf pas llafi, deri në përdorimin e thikës nga djali i vogël. Shkak për këtë situatë u bë fakti se djali i madh i kërkoi llogari të vëllait të tij gjashtë vite me të vogël, pasi ky i fundit nuk e dëgjonte”, kanë thanë familjarët për grupin hetimor. SHERRI NË BURREL Një 28- vjeçar është arrestuar mëngjesin e së dielës nga efektivët e Policisë Mat dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi plagosën me thikë dy vëllezër në Burrel. Në pranga është vënë shtetasi A. Neli, banues në fshatin Shëlli si dhe janë në kërkim shtetasit L. L., 26 vjeç dhe Xh. M., 24 vjeç, të dy banues në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel. A. Neli, në bashkëpuni­m me dy shtetasit e shpallur në kërkim, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit Shahini, 25 dhe 22 vjeç, lindur në fshatin Gjalish të Lisit dhe banues në Burrel, të cilët ndodhen në Spitalin e Burrelit. Sipas mjekëve, njëri nga vëllezërit ka pasur dëmtime më serioze dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjika­le. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në sallën e reaminacio­nit. Mësohet se materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekje të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt”. l. m / a. l

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.