Plagosi kryebashki­akun e Lushnjës me granatë, autori ende në kërkim

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Gëzim Saraçi, personi që tentoi të vriste në zyrë kryebashki­akun e Lushnjës, Fatos Tushe, vijon ende të jetë në kërkim të Policisë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 31 dhjetorit 2019, ndërsa i plagosur mbeti kreu i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, dhe sekretarja e zyrës së tij. Saraçi dhe Tushe njiheshin shumë vite më parë, ndërsa ishte i punësuar si shofer personal i kryebashki­akut, por miqësia e tyre ishte prishur, ndërsa Saraçi ishte larguar nga detyra disa vite më parë për t'u punësuar sërish. Saraçi është larguar sërish nga puna, gjë e cila dyshohet se ka shkaktuar edhe konfliktin mes tyre. Grupi hetimor po heton për shkakun që e çoi Saraçin t'i hedhë granatë Tushes në zyrë. Ata dyshojnë edhe për një konflikt për shkak të një borxhi mes dy ish- miqve. Ndërkohë, Saraçi ka qenë i dënuar në Itali dhe e ka kryer dënimin pjesërisht duke u rikthyer në shtëpi. Dyshohet se ai është i përfshirë në një grup kriminal në shtetin fqinj. Sakaq, kryebashki­aku mësohet se ka lënë ambientet e spitalit që ditën kur ndodhi ngjarja. Ai mori disa plagë në trup, por pa i rrezikuar jetën. Po ashtu, edhe sekretarja e tij. Ndërkohë, Policia vijon kërkimet për ish- shoferin e Tushes, i cili vijon të fshihet që pas momentit të ngjarjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.