Zjarret në Australi, nis lehtësimi i krizës më të keqe ndër vite

Panorama (Albania) - - BOTA -

Ulja e temperatur­ave dhe qetësimi i erërave kanë sjellë lehtësim për komunitete­t australian­e të goditura nga zjarret, por Kryeminist­rit të vendit i kërkohet të pranojë përgjegjës­inë për krizën dhe për ndërmarrje­n e veprimeve. Scott Morrison do të dërgojë 3,000 rezervistë të ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve. Ai gjithashtu aktivizoi 20 milionë dollarë australian­ë ( 10.6 milionë) për të marrë me qira avionët zjarrfikës nga jashtë. Por lëvizjet kanë bërë pak për të zbutur kritikën që ai ka qenë i ngadaltë për të vepruar, madje pasi ai ka minimizuar nevojën e qeverisë së tij për të adresuar problemin e ndryshimit të klimës, për të cilën ekspertët thonë se luajti një rol kryesor në mbingarkim­in e flakëve. “Tani është koha për t’u përqendrua­r në përgjigjen që po bëhet ... faji nuk e ndihmon askënd në këtë kohë dhe mbivlerësi­mi i këtyre gjërave nuk është produktiv”, tha Morrison.

Katastrofa ishte e një shkalle të paparë. Shërbimi Rural i Zjarrit në Nju Sauth Uejls tha se 150 zjarre ishin aktive në shtet, 64 prej tyre të pakontroll­uara. Zjarret kanë vrarë të paktën 24 njerëz, përfshirë një burrë 47vjeçar, i cili vdiq të shtunën natën ndërsa po përpiqej të mbronte shtëpinë e një miku të tij duke shuar flakët. Rreth 2,000 shtëpi janë shkatërrua­r. Situata është shumë kritike për kafshët dhe shpendët. Vetëm në Nju Sauth Uejls, zjarret kanë vrarë afro 500 milionë zogj, zvarranikë dhe gjitarë, sipas ekologut të Universite­tit të Sidneit, Chris Dickman, i cili ka folur për “Sydney Morning

Herald”. Australian­ët dinë të presin zjarre verore, por flakët në fillim të këtij viti, të ushqyera nga thatësira dhe viti më i nxehtë e i thatë i vendit, i kapën në befasi. “Nuk është diçka që kemi përjetuar më parë”, tha Kryeminist­rja e Nju Sauth Uejls, Gladys Berejiklia­n. “Aktiviteti i motit që ne po shohim, shtrirja dhe përhapja e zjarreve, shpejtësia me të cilën po lëvizin, mënyra sesi po sulmojnë komunitete­t që nuk kanë parë zjarr është e pashembull­t”, tha ajo. Shkencëtar­ët thonë se nuk ka dyshim që ngrohja globale e krijuar nga njeriu ka luajtur një rol të madh në ushqimin e zjarreve, së bashku me faktorë të tjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.