Rriten të ardhurat për 70% të qytetarëve

Panorama (Albania) - - BOTA -

Kryeminist­rja e Finlandës, Sanna Marin, tha se forca qëndron te njerëzit dhe dija e tyre, duke përmendur rolin kryesor të arsimit në suksesin e vendit. Ajo tha se vendimet e qeverisë, të cilat hynë në fuqi më 1 janar, rrisin të ardhurat për rreth 70 për qind të finlandezë­ve. “Që nga janari, pensionist­ët me të ardhura të ulëta do të kenë më shumë euro për të jetuar. Pensionet e më shumë se 600,000 finlandezë­ve do të rriten. 70 për qind e finlandezë­ve do të gëzojnë të ardhura më të larta... Punëkërkue­sit e papunë do të jenë në gjendje të përqendroh­en në kërkimin e punës, pa pasur nevojë të shqetësohe­n për humbjen e të ardhurave. Fuqia e shoqërisë dhe e shtetit nuk matet me pasurinë e anëtarëve të saj më të pasur, por në faktin se sa më të prekurit janë në gjendje të përballen me sfidat dhe problemet”. Marin theksoi se është shumë e rëndësishm­e që shteti të sigurojë kushte që çdo qytetar të jetojë me dinjitet dhe cilësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.