Shqipëria zbulon listën, Lila: Presim edhe Baxhon

Ndeshjet e bamirësisë, mbrojtësi zbulon disa sekrete

Panorama (Albania) - - SPORT -

Luajmë dhe rindërtojm­ë së bashku. Ky është misioni dhe motivi me të cilin do të zbresin në fushën e "Air Albania Stadium", legjendat e katër kombëtarëv­e ( Shqipëri, Itali, Turqi dhe Greqi).

Të ardhurat që do të fitohen nga shitja e biletave për këto ndeshje bamirësie do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Organizato­rët e këtij eventi janë Federata Shqiptare e Futbollit dhe Sindikata e Futbollist­ëve Profesioni­stë të Shqipërisë. Ndeshjet do të zhvillohen më 10 janar në dy gjysmëfina­le dhe një finale për të përcaktuar fituesin e këtij turneu. Tashmë dihet që do të jetë brezi i Turqisë në vitin 2002, që shkëlqeu në Botëror, i Greqisë që fitoi Europianin, i Italisë kampione bote dhe Kombëtarja e viteve të fundit.

Lista "e artë" - Andi Lila, si president i Sindikatës së Futbollist­ëve ( një prej organizato­rëve), ka zbuluar përmes rrjeteve sociale disa nga emrat e legjendave që do të mbajnë veshur fanellën e Kombëtares shqiptare në këto ndeshje. Trajneri i Kombëtares do të jetë Ilir Shulku, i cili ka përpiluar listën dhe ka dërguar ftesat për disa nga lojtarët që kanë bërë histori dhe hodhën themelet e një skuadre të fortë. Foto Strakosha, Arjan Beqaj, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Artim Shaqiri ( Maqedoni e Veriut), Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi ( Maqedoni e Veriut) dhe Adrian Aliaj. Trajner: Ilir Shulku. Në listë janë lojtarët e viteve 1990- 2000, por edhe të disa viteve më vonë. Risia është prezenca e Artim Shaqirit dhe Nderim Nexhipit, të cilët më parë nuk kanë luajtur me Kombëtaren shqiptare, por kanë fatin që në këtë miqësore të përfaqësoj­në shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Mungesat - Në listë janë lojtarët që e meritojnë plotësisht të jenë, sepse kanë bërë shumë për fanellën kuqezi, por natyrisht duhet të lindë pyetja se pse mungojnë disa të tjerë që janë po aq të rëndësishë­m. A ka harruar dikush t'i ftojë apo axhenda e tyre ka qenë e zënë? Rudi Vata sigurisht që mund të ftohej. Po ashtu, si Edmond Kapllani, Geri Çipi, Altin Haxhi apo Arjan Bellaj. Ka ende kohë për reflektim, pasi asnjë rregull i FIFA- s nuk mund t'i ndalojë.

"Presim Baxhon" - Përmes një pyetësori në "Instagram", Andi Lila ka zbuluar shumë detaje për sa i përket ndeshjes që do të zhvillohet. "Do të jenë dy gjysmëfina­le nga 35 minuta, më pas do të luhet finalja. Agustin Kola është i ftuar nderi në stadium, së bashku me Geri Çipin. Trajner do të jetë Ilir Shulku. A do të aktivizohe­m unë? Po luajnë më të mirët, ata që vendosën themelet e një kombëtarej­e kaq të fortë. Bledar Kola është i ftuar, por presim përgjigjen përfundimt­are. Ai është pjesëtar i ' Golden Team Albania'. Shqipëria, në finale? Uroj që të ketë spektakël dhe të fitojë më i miri. Të kënaqemi të gjithë dhe të bëjmë disa familje të lumtura me rindërtimi­n e shtëpive. Të gjithë në stadium, për një qëllim të jashtëzako­nshëm. Ndeshja do të transmetoh­et në ' SuperSport'. De Biazi do të jetë trajneri i Italisë. Do të jetë edhe Foto Strakosha. Del Piero? Presim Roberto Baxhion", shkruan Lila. Nëpërmjet këtij pyetësori, Lila ka treguar shumë detaje, për sa i përket ndeshjes që do të zhvillohet në 10 janar dhe të ardhurat do të shkojnë për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.