Gol në frymën e fundit, Lacio e Strakoshës nuk ndalet

Panorama (Albania) - - SPORT -

Lacio vazhdon marshimin drejt ëndrrës së madhe për të fituar titullin kampion në Itali. Nga java në javë, ekipi i Thomas Strakoshës konfirmohe­t një kockë e fortë dhe një realitet i bukur në pjesën e sipërme të tabelës bashkë me Interin dhe Juventusin. Ditën e djeshme, Lacio arriti që të merrte 3 pikë shumë të rëndësishm­e në transfertë­n me Breshan. Dy gola të Çiro Imobiles nderuan formacioni­n e Inzagit, i cili pësoi gol nga Baloteli, por pastaj reagoi në fundin e pjesës së parë dhe në fundin e së dytës. Një gol në ekstrem i dha 3 pikët. Strakosha ishte si gjithmonë titullar në këtë sfidë dhe dha kontributi­n e tij. Mediat italiane e vlerësojnë me notën 6. "Ndëshkohet nga Baloteli, por në këtë ndeshje nuk i duhet të bëjë mrekulli. Administro­n me qetësi gjithçka ndodh", shkruan "Eurosport" për gardianin e Kombëtares shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.