Panorama (Albania)

Skema e re nga 1 janari, si ndryshojnë pensionet

Nga 1 janari 2020 ndryshon skema për të përfituar pensionin e pleqërisë. Kategoritë që preken nga efektet e ligjit dhe tabela e ISSH për burrat dhe gratë

-

Çdo fillimviti ndryshojnë edhe kushtet që duhen plotësuar për të dalë në pension. Prej 1 janarit të 2020- ës, skema e referuar parashikon që mosha e daljes në pension për gratë të jetë 61 vjeç, ndërsa për të marrë pension të plotë duhen jo më pak se 37 vite punë.

Gazeta boton sot tabelat e plota të ISSH- së me moshën dhe vjetërsinë në punë që duhet të plotësojnë burrat dhe gratë, që dalin rishtazi në pension.

NDRYSHIMET

Kështu, nëse një vit më parë mosha e daljes në pension për gratë ishte 60 vjet e 10 muaj, këtë vit bëhet 61 vjeç. Kjo rritje do të vijojë deri në vitin 2032, ku mosha e daljes në pension për femrat do të jetë 63 vjeç. Efektet e skemës së re të pensioneve do të ndihen edhe në vitet kontributi­ve, që duhen plotësuar për të përfituar pension të plotë. Skema parashikon që "portofoli" i sigurimeve të rritet me 4 muaj, përkatësis­ht: nga 36 vite e 8 muaj që ishte një vit më parë, të bëhet 37 vite. Kjo nuk vlen vetëm për gratë, por edhe për burrat, të cilët për të marrë pension të plotë duhet të plotësojnë dy kushte: Së pari, moshën 65 vjeç, e cila nuk ndryshon deri në vitin 2032 dhe së dyti, vitet e punës, ku për këtë vit pragu është 37. Edhe për këtë kategori, reforma e pensioneve parashikon që pas vitit 2032 të ketë një rritje, e cila do të vazhdojë deri në 2057- ën, ku mosha e daljes në pension do të bëhet 67 vjeç.

LLOGARITJA

Formula e re përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është 7465 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara. Baza e vlerësuesh­me është paga e përfituar pas indeksimit me koeficient­ët korrespond­ues të çdo viti. Sa u takon procedurav­e të aplikimit, qytetarët nuk është e nevojshme të dorëzojnë certifikat­at, pasi ato mund të aksesohen online nga punonjësit e ISSH- së. Në dosje duhet vetëm një kopje e kartës së identiteti­t, libreza e punës, e cila tregon eksperienc­ën e tyre të punës. Në rastin e burrave kërkohen edhe vërtetimet e ushtrisë, ndërsa për femrat diplomat e shkollave të larta.

APLIKIMET

Pak ditë më parë, kreu i ISSH- së, Astrit Hado, paralajmër­oi se duke nisur nga 1 janari, të gjithë ata që mbushin moshën e daljes në pension do të kenë mundësi që aplikimin për pension ta kryejnë online. Kjo do të thotë që nuk do të jetë më e nevojshme që këta të moshuar të paraqiten pranë drejtorive rajonale të sigurimeve, pasi shërbimi do të mund t'u ofrohet brenda një kohe të shkurtër dhe pa shumë mund përmes portalit e- albania.. "Të gjitha aplikimet për pension pleqërie, invalidite­ti, suplementa­rë, familjarë, nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të bëhen online. Që do të thotë që, qytetarët nuk është e nevojshme të paraqiten në sportele, por nga shtëpia e tyre me kompjuter ta bëjnë kërkesën për këtë lloj përfitimi online, nëpërmjet portalit e- albania. Ky formular ofron mundësinë edhe të skanimit të dokumentev­e, që do dorëzojnë te Sigurimet Shoqërore".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania