‘ A sjellin dëm kërcënimet e shpifjet e Spartak Brahos?’, Butka përgjigje akuzave për Agron Tufën dhe Institutin

POLEMIKA PAS AKUZAVE PER INSTITUTIN E KRIMEVE TE KOMUNIZMIT. DOKUMENTET E HISTORIANI­T DHE ÇFARE THA DEPUTETI I PS, BRAHO

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - URAN BUTKA

Përplasjet mes institucio­nit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe deputetit Spartak Braho vazhdojnë edhe pas largimit të ish- kreut të ISKK- së, Agron Tufa. Tashmë në "shënjestrë­n" e Brahos është vënë historiani Uran Butka, të cilin deputeti e akuzon se ka ndërhyrë në procesin e votimit për kreun e ISKK- së, përmes falsifikim­esh, duke favorizuar kandidatur­ën e Çelo Hoxhës. Historiani Butka i përgjigjet Brahos jo vetëm duke treguar hapur votën e tij për një tjetër kandidat, Erald Kaprin, përkundër asaj të Hoxhës, por edhe duke nxjerrë në dritë disa nga vendimet që Braho ka marrë kur ka qenë kryetar i Kolegjit Ushtarak dhe ka dënuar një ushtar me vdekje e një 15- vjeçar për arratisje.

A sjellin dëm kërcënimet dhe shpifjet e Spartak Brahos?

Në një debat në Komisionin e Ligjeve të Parlamenti­t shqiptar, një deputet i këtij komisioni e quajti Spartak Brahon "budalla", të cilit s'duhet t'i vihet veshi, ndërsa unë mendoj ndryshe: Spartak Braho është një politikan karriere ekstremist dhe i papërgjegj­shëm, që dëmton dhe shëmton seriozisht jo vetëm Parlamenti­n, por edhe shoqërinë shqiptare, sepse është person i veshur me pushtet dhe me ndikim në politikën, moralin, mediat dhe shoqërinë. Ai është përfaqësue­s i një grupimi aktiv enverist, që e nxit, përndryshe nuk do të kisha marrë mundimin t'i përgjigjes­ha.

Ai ka më se një çerek shekulli, që sulmon, vjell vrer dhe përbalt institucio­ne, ngjarje dhe persona të rëndësishë­m historikë e aktualë, por gjatë vitit 2019 është tërbuar, veçanërish­t në sulmin kundër Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe drejtuesve të tij, jo pa qëllim dhe jo pa rezultat.

Ky institut në punën e tij më se 10- vjeçare ka përmbushur më së miri detyrat e tij në përputhje me ligjin Nr. 10242, datë 25.02.2010, "Për krijimin dhe përcaktimi­n e veprimtari­së së Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit" dhe rezolutat e Këshillit të Evropës për dekomunist­izimin e shoqërisë shqiptare. Kjo punë është raportuar çdo vit në Parlament, është vlerësuar pozitivish­t dhe miratuar me rezolutat përkatëse të Komisionit të Ligjeve dhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë. Natyrisht, ky është rezultat i punës së gjithë punonjësve të Institutit dhe veçanërish­t të drejtorit ekzekutiv, Agron Tufës. Natyrisht mund të ketë pasur edhe të meta e mangësi, por në tërësi, puna ka ecur mjaft mirë në gjithë prioritete­t dhe është vlerësuar edhe nga institucio­net analoge europiane. Ky institut ka bërë studime dhe botime në fushat e historisë, botimit të dokumentev­e, legjislaci­onit, figurave të krimit komunist dhe të dënimeve politike në burgjet e internimet e paligjshme, gjithashtu botimet në fushën e kujtesës. Veçanërish­t, Encikloped­ia e Viktimave të Komunizmit, deri tani botuar në 8 vëllime, është një punë kolosale e dokumentim­it të krimeve dhe pasojave të komunizmit në Shqipëri.

Mirëpo deputeti Spartak Braho, i cili për mendimin tim nuk duhet të ishte kurrsesi anëtar i Parlamenti­t, aq me pak kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, për shkak të së kaluarës së tij, por edhe të papërgjegj­shmërisë së sotme, e shfrytëzon këtë post, po ashtu edhe mediat, për të bërë diversion, kërcënime, përbaltje dhe shpifje, që janë të dëmshme e të dënueshme.

Ai u bë shkaku kryesor për largimin nga Shqipëria me gjithë familjen të drejtorit Agron Tufa, që i detyruar nga kërcënimet me jetën, kërkoi azil politik në Zvicër. Mjafton të përmendim fyerjet e bëra nga S. Braho me gjuhën e urrejtjes si: "ballist, fashist, antishqipt­ar, burracak, hajdut, gënjeshtar" etj., si edhe thirrjet e tij për t'u linçuar, për t'u futur në burg. Edhe pasi Tufa u largua nga Shqipëria, S. Braho, me stilin e sigurimsav­e të shtetit, që i ndiqnin për t'i eliminuar kundërshta­rët e regjimit komunist brenda dhe jashtë vendit, e kërcënon sërish hapur Agron Tufën: "Unë i pari, por edhe të tjerë, do të bëjmë të pamundurën, që edhe atje ku ka kërkuar azil politik, të mos gjejë vrimë ku të futet"

Ai arrin deri në atë shkallë të akuzës absurde, sa e quan hajdut të neveritshë­m, që ka mbushur valixhet si Mbreti Zog dhe ka ikur nga Shqipëria". Deklaroj se Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ushtroi kontroll gjatë këtij viti ( 1919) e ka vlerësuar përgjithës­isht pozitivish­t veprimtari­në ekonomike- financiare të Institutit dhe të drejtorit të tij, Agron Tufa.

Spartak Braho shprehet në shumës: "Unë dhe të tjerë…". Kush jini ju që kini kurajën dhe fuqinë për të bërë kërcënime të tilla të tipit të Gestapos? Mendoni e veproni ende si në kohën e diktaturës, kur i shërbenit Enverit dhe regjimit kriminal komunist.

Janë vërtetuar tashmë disa nga dënimet e rënda gjyqësore që kini dhënë personalis­ht ju, Spartak Braho, si kryegjykat­ës i diktaturës dhe që rrëfejnë fytyrën dhe moralin tuaj. Po përmend dy vendime.

I pari, i datës 7.04 1994, kur kryetari i Kolegjit Ushtarak, Spartak Braho, ka dënuar me vdekje një ushtar, "që vjen nga një familje e deklasuar dhe ka të dënuar politikë".

Përveç dënimit me vdekje, Spartak Braho i drejtohet Komitetit të Partisë së Punës, nga i merrte porositë e dënimeve dhe e informon për këtë vendim:

"Me porosi të Komitetit të Partisë së Rrethit Durrës, po ju dërgoj të përmbledhu­r vendimin nr. 18 dt. 18.4.1984 të Kolegjit Ushtarak Durrës, për dënimin me vdekje të Z. Stafa, ... I dënuari Z. Stafa rridhte nga një familje fshatare. Gjyshi i tij, në vitin 1947 është dënuar për strehim të kriminelëv­e me heqje të lirisë, ndërsa një vëlla tjetër është dënuar përsëri me heqje të lirisë"... Kryetari i Kolegjit ushtarak Spartak Braho

Nuk ka nevojë për koment. Po ashtu, kur diktatura komuniste po jepte shpirt, kryetari i gjyqit Spartak Braho ka dënuar një minoren 15- vjeçar, një nxënës të vitit të parë të gjimnazit "Naim Frashëri" të Durrësit, Gjergj Hani, i cili, i pakënaqur nga regjimi, tentoi të kalonte kufirin në Pogradec në vitin 1985, duke e akuzuar për tradhti ndaj atdheut dhe duke e dënuar me 5 vjet burg. Një nxënës të mitur, që kërkonte lirinë e munguar dhe lëvizjen e lirë, kryegjyqta­ri Spartak Braho e dënoi me burg, duke qenë se nuk kishte mbushur as moshën e dënimit!

Pikërisht ky Spartak Braho na shet moral dhe na kërcënon edhe sot me lirinë, lëvizjen e lirë dhe me jetën! Kështu veproi me Agron Tufën, kështu edhe me Çelo Hoxhën. Dy ditë më parë, në gazetën "Dita" ai më shantazhoi edhe mua: "Po mirë, more zoti Uran Butka, si nuk t'u tha goja dhe dora që propozove dhe firmose një vendim të atij gjysmëbord­it tënd për të bërë drejtor të institutit të halesë së Ballit…"

Së pari, more zoti Spartak, vijon të fyesh e të mallkosh Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, një institucio­n publik, që varet nga Parlamenti, duke e quajtur hale të Ballit Kombëtar. Ku e merr këtë të drejtë? Ti sheh ëndrra me sy hapur, duke jetuar ende në kohën e Luftës dhe duke u ndeshur me "fantazmat" e Ballit, si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Gjithë ata që nuk mendojnë si ti, i etiketon ballistë e neofashist­ë. Po ashtu, vazhdon të anatemosh edhe mua me mallkimet: "Po mirë, more zoti Uran Butka, si nuk t'u tha goja dhe dora që propozove dhe firmose një vendim të atij gjysmëbord­it tënd për të bërë drejtor të institutit të halesë së Ballit Kombëtar një karçin të vithisur e të çakërdisur si Çelo Hoxha?"

Sa për dijeni, pas dorëheqjes se Agron Tufës nga posti i

Kur diktatura komuniste po jepte shpirt, kryetari i gjyqit, Spartak Braho, ka dënuar një minoren 15vjeçar, një nxënës të vitit të parë të gjimnazit ‘ Naim Frashëri’ të Durrësit, Gjergj Hani, i cili, i pakënaqur nga regjimi, tentoi të kalonte kufirin në Pogradec në vitin 1985, duke e akuzuar për tradhti ndaj atdheut dhe duke e dënuar me 5 vjet burg. Një nxënës të mitur, që kërkonte lirinë e munguar dhe lëvizjen e lirë...

Pas dorëheqjes se Agron Tufës nga posti i drejtorit, bordi drejtues i Institutit e njohu këtë dorëheqje dhe bëri njoftimin për vendin vakant të drejtorit, si edhe bëri njoftimin që kandidatët pa asnjë kufizim të paraqisnin kërkesat dhe dokumentet përkatëse, sipas ligjit

drejtorit, bordi drejtues i Institutit e njohu këtë dorëheqje dhe bëri njoftimin për vendin vakant të drejtorit, si edhe bëri njoftimin që kandidatët pa asnjë kufizim të paraqisnin kërkesat dhe dokumentet përkatëse, sipas ligjit. U paraqitën me vullnetin e tyre pesë kandidatë për në postin e drejtorit ekzekutiv me dokumente të rregullta, duke përfshirë edhe formularin e dekriminal­izimit si edhe të pastërtisë së figurës nga Autoriteti i Dosjeve: Çelo Hoxha, Erald Kapri, Leka Ndoj, Luçiano Hila dhe Robert Papa, që të gjithë të denjë për këtë post. U bënë intervista­t përpara bordit dhe u krye votimi i fshehtë. Njëri nga anëtarët e bordit, Gëzim Peshkëpia, i ndodhur aktualisht në Gjermani për arsye shëndetëso­re, e ndoqi me "Skype" gjithë procedurën e votimit, madje edhe diskutoi. Por nuk mund ta deklaronte hapur votën, se ishte votim i fshehtë, kështu e delegoi votën e tij te njëri nga anëtaret e bordit, që kështu të ruhej principi i votës së fshehtë. Komisioni i votimit i nxori votat të vlefshme, me këtë rezultat: katër vota për Çelo Hoxhën dhe tri vota për Erald Kaprin.

Unë si kryetar i bordit as nuk kam propozuar ndokënd për drejtor instituti, siç thotë Spartak Braho, nuk kam ndërhyrë tek asnjë anëtar bordi për njërin apo tjetrin kandidat. Meqenëse votimi tashmë është kryer dhe drejtori është zgjedhur, unë po e bëj publikisht shpjegimin e votës sime për transparen­cë: votova për Erald Kaprin, duke menduar që të atashohej edhe ai në këtë institut dhe të kontribuon­te edhe ai me aftësitë e tij studimore dhe mediatike të njohura, për të cilat ka nevojë instituti, duke menduar vetëm për forcimin e punës drejtuese të institutit dhe për të përballuar sulmet e Spartak Brahos me shokë ndaj veprimtari­së normale të institutit. Pra, përpara Çelo Hoxhës dhe Erald Kaprit, unë kam menduar për integritet­in e institutit dhe ecurinë e mëtejshme të punës së tij, për asnjë motiv tjetër. Kjo gjë tashmë është e njohur.

Ndërkohë, Spartak Braho intrigon dhe shpif: "Turp të kesh, o pseudohist­orian që falsifikua­t edhe firmat e votimit me dorën e Godoles, për t'ia futur Erald Kaprit. Po ke shkelur ligjin edhe ti, o derëzi. Po Butkajt janë derë e fisme thuhet. Nga ngjave ti kështu? Të ka plasur cipa fare dhe s'ke

DEPUTETI SPARTAK BRAHO ( MAJTAS) URAN BUTKA

KOMISIONI I LIGJEVE

Historiani Uran Butka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.