Shqipëria deportoi mësuesin turk 5 muaj pas ndalimit

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Harun Çelik u ndalua 5 muaj më parë në Rinas me dokumente false, teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze të falsifikua­r, ndërsa pas përfundimi­t të burgut u deportua në Turqi. Harun Çelik akuzohet në Turqi së është pjesë e lëvizjes opozitare gyleniste. Pak ditë më parë ai u deportua drejt Turqisë. Një avokat i shtetasit turk, Harun Çelik, i tha "Zërit të Amerikës" se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se Prokuroria duhet t'i hetojë këto veprime të paligjshme. "Për një akt dëbimi që ndërmerret ndaj një shtetasi të huaj, jepet një urdhër dëbimi. Ky urdhër shoqërohet me një afat për t'u larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë. Më pas, personi mund ta kundërshto­jë këtë akt në Gjykatën Administra­tive, ndaj është Gjykata që e vendos nëse urdhri është i ligjshëm apo i paligjshëm", tha avokati Alban Bengasi. Harun Çelik, 42 vjeç, mësohet se ishte mësues, pjesëtar i lëvizjes Gulen në Turqi, i cili në përpjekje për t'iu larguar kërcënimev­e nga Turqia, u kap në Aeroportin e Rinasit me dokumente false, duke udhëtuar drejt Kanadasë. Avokati Bengasi tha se "Harun Çelik u ka kërkuar zyrtarëve azil politik por kjo i është refuzuar nga autoritete­t e policisë së burgjeve." Zëdhënësi i policisë, Gent Mullaj, tha për "Zërin e Amerikës" se "ky shtetas ishte i dënuar dhe të mërkurën doli nga burgu… Në bazë të ligjit për të huaj, janë bërë procedurat ligjore për largim nga Shqipëria". Pyetjes së "Zërit të Amerikës" nëse Harun Çelik kishte kërkuar strehim e mbrojtje nga Shqipëria si një veprimtar politik i rrezikuar në atdheun e tij në Turqi zëdhënësi iu përgjigj se "nuk kishte informacio­n tjetër".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.