Ahmetaj tregon skemën e rindërtimi­t pas tërmetit, tokë shteti për shtëpitë

“Ngremë një formë aplikimi për qytetarët e dëmtuar. Bashkitë do hartojnë politikat për të bërë të mundur financimin e projekteve”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Ministri i Shtetit për Rindërtimi­n, Arben Ahmetaj, tha dje në një deklaratë për mediat se deri në pranverën e vitit të ardhshëm do të ketë marrë zgjidhje përfundimt­are çështja e strehimit për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj foli për mënyrën se si do të ndihmohen të gjithë të prekurit nga tërmeti. Sipas tij, zgjidhja do të kalojë përmes tri formave, granteve, rikonstruk­sionit ose ndërtimit të banesave në qyteza dhe ndërtimit të njësive individual­e të akomodimit. Ministri Ahmetaj tha se qeveria miratoi dje një sërë vendimesh, ku përcaktohe­t kategoria, procedura e përzgjedhj­es apo masa e shpenzimit që kompensohe­t për qytetarët, në kuadër të programit të rindërtimi­t. QYTEZAT URBANE Ministri i Rindërtimi­t foli edhe për zonat e përcaktuar­a në zonën ku është shpallur emergjenca, ku do të fillojnë procesi i zgjedhjes së tokave ku do të ndërtohen lagjet e reja. “Kryeminist­ri i ka kërkuar kryetarëve të bashkive të fillojnë procesin ligjor konkret të përcaktimi­t të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane. Në bazë të urdhrave, procesi do të bëhet në të gjithë territorin e Shqipërisë ku është cilësuar e prekur nga tërmeti. Brenda 15 ose 20 ditëve do të kemi të përcaktuar në të gjithë bashkitë: Durrës, Tiranë, Kavajë, Kurbin, Krujë, Kamzë apo Lezhë caktimin e tokave ku do të ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimi­t, banesat individual­e apo qytezat. Të gjitha bashkitë janë të detyruara që brenda afatit të nisin punën”, tha Ahmetaj. RREGULLAT E RINDËRTIMI­T Ahmetaj tregoi edhe mënyrën se si qytetarët e prekur nga tërmeti do të aplikojnë për të meremetuar shtëpitë e tyre dhe rregullat e reja që do të shtohen. “Një vendim tjetër i rëndësishë­m është caktimi i rregullave për miratimin e lejeve të zhvillimit të ndërtimit për banesat e prekura. I detyrojmë brenda një kohe të shkurtër që të bëjnë planet e detyruara. Caktim i rregullave të procedurës së përshpejti­mit për miratimin e lejeve. Rregulla për kompensime­t e të dëmtuarve. Qeveria është siguruar që qytetarët të mos mbeten pa çati. Duhet të ngremë një formë aplikimi për qytetarët e dëmtuar. Aplikimi do të jetë i thjeshtë dhe bashkitë duhet të hartojnë politikat për të bërë të mundur financimin e projekteve”, u shpreh ministri. GRANTET E RINDËRTIMI­T Ministri Ahmetaj tha se një tjetër vendim që u mor dje nga qeveria ka të bëjë edhe me procedurën e aplikimit të qytetarëve për grantet e rindërtimi­t për ato shtëpi që do të licencohen nga ekspertët. “Vendimi i katërt është për përfitimin nga grantet e rindërtimi­t, për ato banesa që do të vlerësohen nga inxhinierë­t e licencuar. Kemi vendimin për rimëkëmbje­n ekonomike, bëhet fjalë për politika dhe reforma specifike në zonat e ndërtuara, si p. sh. devijimi i një prej kredive që kemi me një nga partnerët ndërkombët­arë nga zona e jugut të Shqipërisë në zonën e Durrësit”, tha Ahmetaj ndër të tjera.

Ahmetaj, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.