Panorama (Albania)

Krizë për banesa, banorët: Nuk ka, janë të shkatërrua­ra

Bashkia kërkon largimin nga hotelet, banorët nuk mjaftohen me bonusin

- Francesk Krosi Jani Duka

Gjetja e shtëpive me qira në Krujë dhe Laç është një mision i vështirë që pas tërmetit të 26 nëntorit. Duke qenë se gjysma e pallateve në këto qytete janë dëmtuar nga tërmeti, ka mungesë banesash.

Mijëra banorë të ngelur të pastrehë pas tërmetit, po hasin vështirësi për të siguruar banesa me qira. Paralajmër­imi se do t’i nxjerrin nga hotelet ku qëndrojnë të akomoduar, ka sjellë dyndje qytetarësh në kërkim të banesave me qira. Shumë prej tyre i druhen frikës se do të ngelin ne qiell të hapur pasi t’i nxjerrin nga hotelet. Françesk Krosi nga Thumana, prej dy javësh, udhëton çdo ditë nga Shëngjini drejt Krujës në kërkim të një banese me qira, por ende nuk ka mundur ta gjejë. Pas tërmetit të 26 nëntorit, 28- vjeçari është vendosur së bashku me familjen në një hotel në Shëngjin, pasi pallati ku banonin në Thumanë është shembur nga tërmeti i 26 nëntorit. “Na kanë strehuar në Shëngjin, pasi pallati është shpallur i pabanueshë­m. Kam aplikuar për bonus qiraje pranë bashkisë dhe na kanë thënë të dalim të kërkojnë për banesë vetë. Prej dy javësh shkoj çdo ditë nga Shëngjini në Krujë, duke kërkuar për banese me qira. S’kam lënë vend pa parë, por ende nuk kam mundur të gjej. Në zonën e Krujës nuk gjen shtëpi, sepse gjysma e pallateve janë shkatërrua­r nga tërmeti. Nuk e di se çfarë do bëj. Unë s’kam as të ardhura të lëviz çdo ditë, sepse 7 mijë lekë i do vetëm rruga me furgon Shëngjin- Laç. E vetmja e ardhur për familjen time është një pagesë invalidite­ti 10 mijë lekë të rinj që merr babai, i cili është i sëmurë”, thotë ai.

RRITJA E ÇMIMEVE Në të njëjtën situatë është edhe Jani Duka. Prej ditësh, ai rendet në kërkim të një banese me qira, por ende nuk ka mundur ta sigurojë. “Jam vendosur këtu në Shëngjin që pas tërmetit të 26 nëntorit. Kam aplikuar për bonus, pasi shtëpia më është shkatërrua­r. Na kanë thënë të gjejmë banesë me qira dhe prej ditësh po kërkoj. Brenda qytetit s’kam gjetur askund, vetëm në fshatin Sanxhak të Kurbinit gjeta një shtëpi, por çmimi është shumë i shtrenjtë. Një banese 1+ 1 e gjeta 150 mijë lekë. Nuk kam mundësi ta marr, pasi shteti na ofron vetëm 90 mijë lekë të vjetër. S’kam me se ta paguaj dhe po kërkoj për të gjetur në një vend tjetër më lirë”, thotë Duka. “Ka 1 javë që po kërkoj për shtëpi, por nuk mund të gjejmë. Në Laç nuk ka banesa me qira, pasi janë dëmtuar të gjitha nga tërmeti. Shumë shpejt na kanë thënë se do dalim dhe nga hoteli ku jemi të akomoduar. Rrezikojmë të ngelim jashtë së bashku me 5 pjesëtarët e familjes. Se çfarë do të bëhet me ne, nuk e di”, shprehet një tjetër banor i Laçit. Banorët e ngelur të pastrehë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për t’iu siguruar banesa me qira, pasi vetë e kanë të pamundur t’i gjejnë. “Të ndërhyjë shteti për të na siguruar banesa. Nuk duam para në dorë, t’i paguajë shteti vetë banesat dhe të na strehojë, pasi nëse nuk do ndërhyjnë, ne do ngelim jashtë. S’kam lënë vend pa kërkuar dhe s’kam mundur të gjej askund në Laç shtëpi me qira”, thotë Dava Gjergji, banore e Thumanës.

AGJENCITË Agjencitë imobiliare pohojnë se qiraja në atë zonë është rritur me rreth 30 për qind pas tërmetit, ndërsa numri i banesave me qira është shumë i ulët në krahasim me kërkesat. “Numri i banesave me qira është shumë i kufizuar për shkak se pjesa më e madhe e pallateve janë dëmtuar nga tërmeti. Pak apartament­e janë vetëm te disa pallate që janë ndërtuar vitet e fundit, të cilat janë zënë shumë shpejt dhe çmimi i qirave është rritur shumë. Nëse një apartament 1+ 1 ka qenë 130 mijë lekë të vjetër, ka shkuar 150160 mijë lekë. Ndërsa një apartament 2+ 1 që ka qenë 160, ka shkuar 180- 200”, thotë Sokol Ndoci, agjenci imobiliare. Në Qarkun e Lezhës janë dëmtuar 3,983 banesa, përfshirë dhe apartament­et në 126 pallate nga tërmeti i 26 nëntorit ku 70 për qind e dëmeve janë në Bashkinë e Kurbinit. Deri tani kanë aplikuar për bonus qiraje rreth 1 mijë familje, ndërsa pagesa që iu ofrohet është 30 mijë lekë për frymë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania