Durrës, qytetarët nuk sigurojnë dot një shtëpi

Banorët: Bonusi i qirasë nuk mjafton, pronarët abuzojnë me çmimin

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Qytetarët e strehuar në hotelet e Durrësit, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, nuk pranojnë të lirojnë ambientet, pasi nuk kanë arritur akoma të gjejnë një strehë për të futur kokën. Një pjesë e tyre thonë se nuk u ka dalë bonusi i qirasë, ndërkohë disa të tjerë pohojnë se edhe pse u ka dalë emri në listën e bashkisë, nuk kanë arritur të gjejnë shtëpi. Në këto kushte, mijëra qytetarë të mbetur pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit i ka gjetur viti i ri mes katër rrugëve. “Kishim dëgjuar se data 6 janar ishte afati i fundit për të liruar ambientet ku qëndrojmë prej datës 29 nëntor. Ne nuk kemi ku të shkojmë. Edhe sikur të na përzënë nga hotelet, nuk dalim, pasi nuk kemi gjetur akoma shtëpi. Është shumë, shumë e vështirë për të gjetur një shtëpi me qira, ndërkohë edhe qiraja është rritur shumë”, shprehet Adem Keçi. BONUSI I QIRASË Rreth katër mijë e njëqind familje kanë aplikuar në Bashkinë e Durrësit për bonusin e qirasë, ndërkohë për 1130 persona ka nisur shpërndarj­a e parave. Për shkak të rritjes së çmimit të shtëpive me qira, qytetarët thonë se paratë e përfituara nga bonusi i qirasë nuk mjaftojnë për të paguar banesën, pasi pronarët e kanë rritur shumë çmimin e tyre. “Unë jetoj me familjen time këtu në këtë hotel. Bonusi i qirasë ka dalë. Ka dalë pikërisht sot ( dje). Por ka një problem shumë të madh. Paratë që kemi përfituar nga bonusi, nuk mjaftojnë për të paguar shtëpinë me qira, pasi çmimi është rritur shumë. Qeverisë i faleminder­it sepse na strehoi dhe na mundësoi bonusin e qirasë, por duhet të marrë masa për të parandalua­r abuzimin e pronarëve të shtëpive, të cilët e kanë katërfishu­ar çmimin e qirasë”, thotë Xhevrie Doko. AFATI I LARGIMIT Më herët, të strehuarve nëpër hotele u ishte vendosur një afat, që thuhej se ishte data 6 janar ( dje), por duke parë realitetin që pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë arritur të sigurojnë një strehë, u ndryshuan rregullat e lojës. Qytetarët nuk mund të qëndrojnë pafundësis­ht në ambientet e hoteleve, por të paktën deri në 30 janar ata që nuk kanë arritur të gjejnë shtëpi me qira, nuk do të detyrohen të lirojnë ambientet. l. m

Xhevrie Doko, banore e prekur nga tërmeti

Banorë të strehuar në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.