Kryemadhi: Nuk ka rëndësi sistemi, por dekriminal­izimi

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi dje se sistemi zgjedhor nuk do të ndryshojë. Në këto kushte, sipas Kryemadhit, LSI- ja ka filluar punën për verifikimi­n e anëtarësis­ë për të zgjedhur me formulën një anëtar një votë kandidatët për deputet në zgjedhjet e ardhshme. "Ne kemi qenë për proporcion­al me lista të hapura në 2008- ën, sepse i jepte një lloj demokracie. Sot, për momentin, është e pamundur për ta realizuar, për sa i përket nga ana teknike, sepse nëse do të hyjmë në një proces të tillë, duhet ta bënim të paktën 4 vjet përpara. Ne si LSI, nëse nuk do të ndryshojë sistemi, do ta rikuperojm­ë brenda partisë sonë, duke bërë votimin një anëtar një votë për listat e deputetëve. Prandaj jemi edhe në verifikimi­n e të gjithë anëtarësis­ë dhe pajisjen me kartat e reja të anëtarësim­it", tha Kryemadhi në një intervistë për "Top Channel". Kryemadhi nuk e shikon problemin e standardit të zgjedhjeve te sistemi zgjedhor, por te përgjegjës­ia e kryetarëve të partisë. "Unë nuk mendoj se ka të bëjë sistemi, por dekriminal­izimi i procesit, sepse në një periudhë kohë, mazhoritar­i ka qenë shumë i mirë, tani që ka filluar të futen kriminelët, policët që kishin mundësi etj., shkuam te proporcion­ali, që të mbahej përgjegjës­ia te kryetarët e partisë.", vijoi kryetarja e LSIsë. Kryemadhi ritheksoi se vendimi i opozitës së bashkuar për të djegur mandatet ishte vendimi i duhur për të demaskuar pushtetin e Kryeminist­rit Rama. "Çdo ditë e më shumë, jam e bindur që e vetmja mënyrë për të denoncuar dhe demaskuar qeverisjen e Ramës ishte djegia e mandateve. Nëse ne nuk do të digjnim mandatet, nëse ne nuk do të bënim atë proces për bojkotin e votimeve të Ramës të 30 qershorit, ne do të vazhdonim dhe do të kishim një raport si ai i zgjedhjeve të 2017- ës, zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Kryemadhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.