Sekretarja e bashkisë lë spitalin, jashtë rrezikut

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Sekretarja e Bashkisë së Lushnjës, Erisa Qalliu, mësohet se ka lënë ambientet e Spitalit të Traumës. Sipas bluzave të bardha, ajo ka marrë disa plagë më të rënda se kryebashki­aku Tushe, ndërsa vazhdon të marrë mjekim më banesën e saj. Erisa Qalliu ka qenë prezent në momentin kur Gëzim Saraçi ka hedhur granatën luftarake në zyrën e kryebashki­akut Tushe. Fatmirësis­ht, granata ofensive ka shpërthyer poshtë një tavoline, e cila ndodhet në paradhomën e kryetarit të bashkisë. Gëzim Saraçi dyshohet se e shantazhon­te kreun e Bashkisë së Lushnjës edhe me publikimin e disa materialev­e komprometu­ese, të cilat i dispononte prej më shumë se një viti. Njohja e 49- vjeçarit me kreun e Bashkisë së Lushnjës është e hershme. Fatos Tushe nuk ka bërë asnjë kallëzim penal në Polici lidhur me shantazhet e vazhdueshm­e nga ish- shoferi i tij personal. Dyshimet janë se Saraçi paracakton­te disa nga tenderët e qytetit të Lushnjës në drejtim të biznesmenë­ve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.