Dhunuan e grabitën çiftin e moshuar, goditet grupi i grabitësve

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Tri ditë pas grabitjes me dhunë të një çifti të moshuarish në fshatin Memaliaj, Policia arrestoi tre të rinj, pjesë e grupit me pseudonimi­n "Etalon", ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas burimeve të Policisë, në pranga kanë përfunduar shtetasit: Erald Allushi, 23 vjeç, Armando Reka, 22 vjeç dhe Fatjon Resuli, 28 vjeç, banues në Shijak, dhe Migel Shabani, i shpallur në kërkim. Në orët e para të datës 4 janar 2020, grabitësit hynë në banesën e shtetasit Hiqmet Ramadanit. ku morën një shumë prej 12 milionë lekësh të vjetër. Viktima e grabitjes, 87vjeçari Ramadani, i cili jeton me bashkëshor­ten e verbër, tregoi se dy nga autorët u futën brenda, ndërsa të moshuarit flinin, duke u lidhur këmbë e duar, ndërsa më pas morën valixhen e lekëve. "Shqyen derën dhe hynë brenda. Unë isha këtu, plaka ishte andej matanë. Njëri shkoi nga plaka dhe i lidhi gojën me ngjitës, tjetri erdhi këtu. Mendoja se ishte nipi. I thosha ' ik, nga ke qenë', pastaj e pashë që nuk ishte ai. Më kapi nga gryka. Kundërshto­va, e qëllova me shkelm në bark, më qëlluan disa herë te brinjët. U bënë dy, mua më lidhën kokë e këmbë. Më lidhën edhe gojën. Ishin dy persona, më kërcënuan se do na vrisnin. Morën një kabull të dyshekut me korrent dhe më lidhën. Kisha 12 milionë lekë. Unë mezi u zgjidha vetë. Ika te djali që e kam 400- 500 metra më tutje dhe i thashë ' hajde se më vranë'. Lajmëruam Policinë. Më kanë gjuajtur dhe në nofull. Dorën ma kanë nxirë", tregon Ramadani. Gjatë operacioni­t "Etalon", u sekuestrua një makinë, katër telefona të vjedhur dhe vetëm një pjesë e parave që grabitësit arritën të grabisnin në datë 4 janar në banesën e Hiqmet Ramadanit. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestrua­n dy doza me lëndë narkotike kokainë. Të arrestuari­t e kanë kundërshtu­ar posedimin e kokainës që u gjet në makinën e sekuestrua­r. Sipas Policisë, grupi me pseudonimi­n "Etalon", dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentim­in me prova ligjore. Aksioni i goditjes së grupit ishte i koordinuar nga drejtoritë e policive të Durrësit, Gjirokastr­ës dhe Memaliajit. Sipas burimeve të Policisë, mësohet se grupi i vënë në pranga për grabitjen e të moshuarve dyshohet se kanë kryer edhe disa grabitje të tjera në zona të ndryshme të vendit. Ata vepronin në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, ndërsa kryesisht vepronin te çiftet e moshuara.

I dëmtuari, Hiqmet Ramadani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.