Të vetëpunësu­arit në fshat, ja si ndryshon skema për kontribute­t

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Edhe pse ka më shumë se një vit që është hedhur në tryezën e diskutimit, ende nuk ka një skemë mbi mënyrën sesi do të bëhet derdhja e kontribute­ve në zonat rurale. Aktualisht, të vetëpunësu­arit në fshat paguajnë më pak kontribute, në raport me të vetëpunësu­arit në qytet, por masa e përfitimit kur mbushin moshën e pensionit është e njëjtë. Kjo, pasi është shteti që mbulon pjesën tjetër të kostos. Aktualisht, një i punësuar në sektorin shtetëror në 12 muaj paguan 66.240 lekë. Ndërsa në zonat rurale, 38.400 lekë dhe për zonat fushore, 29.400 lekë. Nisma e fundit është ajo për vendosjen e një page minimale për të vetëpunësu­arit në fshat. Mbi bazën e kësaj page, do të paguhen edhe kontribute­t. Kjo do të bëjë që fermerët të marrin aq sa edhe paguajnë. Por nëse do të ketë nga ata që do të duan të përfitojnë më tepër, mund ta bëjnë këtë duke paguar më tepër sigurime. Pra, në varësi të kontribute­ve, do të llogaritet edhe pensioni. Por, krahas këtij varianti, pra për të miratuar një pagë minimale të posaçme për këtë kategori, në diskutim janë edhe dy opsione të tjera. Së pari, rritja e masës kontribute­ve dhe barazimi i saj me qytetin, pra si të vetëpunësu­arit në fshat, ashtu edhe në qytet të paguajnë njësoj dhe tjetra lënia e situatës siç është. Por këto mund të sjellin efekte në skemë. "Rritja e masës së kontributi­t në masën e të vetëpunësu­arve urbanë, do të sillte reduktim të ndjeshëm të pjesëmarrj­es. Ulja e pjesëmarrj­es do të ulte ndjeshëm mbulimin e popullsisë me elementë të sigurimeve shoqërore, që nuk është shumë e pranuar nga pikëpamja sociale. Kjo do të sillte në të ardhmen jo shumë të largët rritjen e shpenzimev­e për pensionet sociale, që financohen nga shteti. Së fundmi, lënia e situatës siç është aktualisht, pra, një pjesë e paguan bujku dhe pjesën tjetër e paguan shteti. Kjo do të sillte një financim të madh nga buxheti, nuk është e drejtë krahasuar me kategoritë e tjera të kontribuue­sve, krijon "privilegje" të pajustifik­ueshme dhe prish parimin kryesor të skemës, atë kontributi­v", thuhet në relacion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.