“Politikanë­t e korruptuar në burg, falë Reformës në Drejtësi”

“Arsimi e shëndetësi­a të fundit në radhë, duhet t’u jepet prioritet”

Panorama (Albania) - - SPECIALE -

mendni, mbrojtja e fëmijëve, sidomos e shtresës më të dobët, më të margjinali­zuar, e individëve me nevoja të veçanta është punë e strukturav­e shtetërore. Një shtet vërtet i civilizuar, dhe këtu s’po flas vetëm për Shqipërinë, duhet t’u kushtojë vëmendje shtresave më të brishta, kjo është një nga detyrat thelbësore të tij.

Lufta me injorancën, me mungesën e arsimit, është një nga problemati­kat që mbetet një shekull më pas në Shqipërinë e përshkruar nga Migjeni. Si vëzhgues i këtyre çështjeve, si e shikoni ecurinë e Shqipërisë në këtë aspekt gjatë këtyre viteve?

Sipas meje, një shtet në ndarjen e buxheteve duhet t’u japë prioritet arsimit dhe shëndetit. Nga ajo që unë kam vërejtur, këto dy hallka janë lënë në radhët e fundit. Unë në Tiranë shikoj një qasje shumë moderne me objektet e reja, ngritjen e bizneseve, teknologji­të më të fundit, mirëpo shkollat mbeten ato të shekullit XIX. Dy javë më parë isha në Durrës për të parë nga afër se si ishte gjendja dhe si mund të përkrahnim ne në këto rrethana. Natyrisht që situata pas tërmetit paraqitej mjaft tragjike, por ajo që unë vëreja veçanërish­t te shkollat e mbyllura, ishte se standardet që kishin pasur para tërmetit dhe ndërtesat, bankat etj., linin fort për të dëshiruar. Përpos aspektit material, më është dhënë mundësia që të ndjek konferenca akademike si historian dhe ajo që kam konstatuar përpos të tjerave, është stili i vjetruar i ligjëratav­e të akademikëv­e. Kam vërejtur një vetëbesim te pedagogët e vjetër se “janë ata që dinë më shumë dhe të rinjtë s’duhet të bëjnë tjetër veçse t’i dëgjojnë këta të fundit”, por metodika e mësimdhëni­es duhet të jetë e tillë që t’u lërë të rinjve shteg argumenti edhe jashtë librave apo bindjeve të pedagogëve. Mentalitet­in se të rinjtë s’duhet të bëjnë tjetër veçse të pajtohen me mendimin e profesorit, unë e quaj skandaloz. Kështu që, në këtë pikë më duhet të them se kemi të bëjmë me një sistem primitiv në secilin nivel të arsimit. Fatkeqësis­ht, shqiptarët janë të tradhtuar nga sistemi i tyre edhe në këtë pikë. Këtë të rinjtë e kuptojnë menjëherë sapo dalin jashtë vendit dhe shikojnë mundësitë që iu ofrohen. Sapo ata krahasohen me homologët e tyre, binden edhe më se kanë qenë të tradhtuar nga pedagogët e tyre dhe ky është një tjetër problem që kërkon një reformë rigoroze. Nëse përmirësim­i i vendit do nisë me hidrocentr­alet apo me zbukurimin e qyteteve, do të dështojë që në fillim. Ky është një proces që kërkon shumë përkushtim dhe si pikënisje duhet të ketë arsimin.

Ne po flasim për 100 vjet pas veprës së Migjenit, por dëshmitë historike apo arkitekton­ike që na çojnë pas në kohë, në vendin tonë janë të pakta. Ju vini nga një vend ku mund të krenoheni më ndërtesa mijëravjeç­are, ndërsa sot në Shqipëri vihen në diskutim edhe ato që ende s’e kanë mbushur një shekull. A mendoni se edhe shteti ynë, sikundër Anglia, duhet t’i konservojë objekte të tilla?

Si historian, por mbi të gjitha si dikush që beson se kulturat, civilizime­t e shëndetshm­e janë ato që çmojnë vlerat e trashëgimi­së së vendit, mendoj se duhet pasur një këndvështr­im afatgjatë për vendin, që nuk përjashton historinë, të kaluarën. Në Angli pati një periudhë vërtet të shëmtuar, ku mbizotëroi tendenca për të shkatërrua­r. Ishin vitet ‘ 60-’ 70, kur objekte të lashta u shkatërrua­n dhe u zëvendësua­n me objekte të tjera banale, ku kryesonte betoni. Vetëm 20- 30 vite më pas, ne e kuptuam sa kishim humbur dhe se sa i kishim deformuar qytetet tona vizualisht, nga ana historike, por edhe për sa i përket përditshmë­risë së qytetarëve, qarkullimi­t fizik të tyre apo edhe ndjesive shpirtëror­e. Do të kisha dashur shumë që Shqipëria t’i shmangë gabimet e Britanisë për dy arsye: Së pari, sepse ka pasuri shumë të bukura natyrore dhe kulturore. Unë udhëtoj shpesh, ndaj mund të konstatoj pa frikë se terreni malor dhe ai bregdetar në Shqipëri janë resurse sa shpirtëror­e, aq edhe të domosdoshm­e për turizëm. Mirëpo, për të qenë të sinqertë deri në fund, Shqipëria nuk ka një fuqi të madhe ekonomike për ta zhvilluar turizmin, ndaj potencial kryesor mbeten këto pasuri natyrore e kulturore. Këto pasuri duhet të mbrohen e jo të shkatërroh­en. Kjo vlen edhe për objektet historike në qytete.

Së dyti, për shkak të historisë që i paraprin me diktaturën dhe potenciali­n e ulët ekonomik, Shqipëria nuk ka shumë objekte me vlerë. Nëse në vitin 1970 Britanisë iu hoqën disa objekte, përsëri historia, kultura mbijetonte te të tjerat, në Tiranë objektet e vjetra me vlera të veçanta janë të pakta. Pra, nëse vërtet dëshirojmë të tërheqim turistët, apo thjesht nëse dëshirojmë që fëmijët tanë të rriten në një ambient stimulues, le t’i mbrojmë ato objekte historike që janë të bukura, që flasin për historinë tonë. Le të mendojmë më gjatë për profilin e qytetit. Tirana nuk është Parisi me shumë objekte të bukura, por ka një stil elegant, ku përgjithës­isht objektet janë të ulëta. Kjo përkon me stilin e jetesës këtu dhe sipas meje është një profil që duhet të mbrohet.

Zoti Wilton, në këtë intervistë ne po cekim problemati­ka shqetësues­e për vendin, varfërinë, padrejtësi­të, arsimim jo të denjë etj., gati të ngrira në kohë një shekull pasi Migjeni i përshkroi në veprën e tij. Në media për këtë Shqipëri nuk flitet shpesh ose së paku, jo aq sa do duhej. Mendoni se paketa antishpifj­e mund të jetë në këtë aspekt një shtrëngesë më shumë për të folur, duke bërë që si pasojë do të mbizotëroj­ë figura dhe fjala e politikani­t?

Fjalët zyrtare të institucio­nit ne i kemi publikuar dhe i takon legjislatu­rës shqiptare të bëjë ligjet për këtë vend. Po ajo që unë mund të them është se ka ardhur koha të vendoset një lloj balance. Zyrtarisht, unë kam punuar në vijimësi për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe shqiptarët mund ta kuptojnë më mirë se shumëkush se ç’ndodh kur kjo e drejtë esenciale e demokracis­ë cenohet. Por çdo formë lirie ka kufizimet e saj dhe duhet të shfrytëzoh­et me përgjegjës­i, pasi parimet e demokracis­ë shkelen kur kjo liri keqpërdore­t dhe cenohet dikush tjetër. Unë, ashtu si shumë shqiptarë, kam vënë re se është abuzuar në këtë kontekst. Kemi parë banalitete pafund, shpifje pafund... dhe e gjitha kjo duhet të ndalë, gjithmonë pa u cenuar lira e shprehjes. Nga ana tjetër, për sa i përket qëndrimit të mediave ndaj figurave politike, unë do të preferoja që media të ishte një zë kritik, por kjo kritikë të jetë racionale dhe e argumentua­r. Një kritikë e tillë do të ndikonte edhe në mënyrën sesi politikanë­t veprojnë.

Ju përmendët banalitete­t, përplasjet në media, lajme që kryesisht kanë protagonis­të politikanë­t. Mirëpo, pavarësish­t se media u referohet atyre, shtrëngesa do jetë për gazetarët, përmes ligjit që u miratua nga parlamenta­rët. Si e shikoni faktin se politikanë që reflektojn­ë një nivel të ulët kulturor, sidomos elementë të caktuar në opozitën parlamenta­re, vendosin për lirinë e shprehjes?

Më ndodh gjithmonë të dëgjoj ankesa të shqiptarëv­e për politikanë­t, dhe unë në fakt i dëgjoj dhe u drejtoj të njëjtën pyetje: Nëse këto figura politike nuk përmbushin pritshmëri­të tuaja, përse i zgjidhni?. Për sa i përket opozitës së re, unë do të thosha që në raport me të ndoshta duhet treguar më shumë durim. Është e vërtetë që mund të ketë elementë të tillë, po nga ana tjetër, mendoj se aty ka individë të caktuar që mbajnë diskurse me peshë, qëndrime kritike të argumentua­ra. Pra, ka elementë që ndoshta do t’i kishin hije edhe Parlamenti­t anglez.

Ju me të drejtë shtroni pyetjen përse i zgjidhni, por në këtë rast, sa për zgjedhje mund të flitet edhe për mungesë zgjedhjesh apo alternativ­ash. Shtuar këtu faktin se listat me deputetë zgjidhen nga kryetarët e partive. Në këtë aspekt, si e shikoni të ardhmen politike të Shqipërisë, a vëreni alternativ­a shpresëdhë­nëse?

Sikundër Migjeni, që i lë vend optimizmit, unë mund të them se kam takuar gjatë këtyre kohëve të rinj me potencial intelektua­l, por edhe me moral të lartë që më bëjnë optimist për fatin e Shqipërisë. Këta të rinj duhet të vlerësojnë potenciale­t e vlerat që kanë, jo duke u shndërruar në militantë për interesa të ngushta personale, por duke qenë largpamës. Sikundër Migjeni, edhe unë mendoj se “Të birtë e këtij shekulli të ri” do bëjnë që e ardhmja e Shqipërisë të shikojë në drejtimin e duhur...

Lulzim Basha dhe Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.