Lenjani, në garë për golin e vitit

Panorama (Albania) - - SPORT -

Ermir Lenjani kaloi një vit shumë të mirë te Sioni në Zvicër, duke u shfaqur shpeshherë edhe si golashënue­s. Mesfushori i majtë i Kombëtares ka dhuruar jo pak asiste, ndërsa në momente të veçanta ka nderuar ekipin me gola trepikësh. Goditjet me të majtën nga distanca janë një "specialite­t" i Lenjanit. Një prej tyre është bërë pjesë e garës për golin më të bukur të vitit në kampionati­n zviceran. Pikërisht një goditje me të majtën nga distanca që u ndal në trekëndësh­in e portës kundërshta­re, është "perla" e shënuar nga Lenjani. Vetë lojtari ka kërkuar ndihmën e tifozëve në "Facebook" për ta votuar, në mënyrë që ta fitojë goli i tij sondazhin në Zvicër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.