Panorama (Albania)

Horror në Mallakastë­r, nipi 16- vjeçar dhe dy shokë mbysin nusen e xhaxhait për paratë

KUNATA E VIKTIMES TREGON PER DEBATET: I PRITI ME KAFE

- FIER

Mjaftoni Saliaj, kunata e viktimës Drita Saliaj, e cila u mbyt nga nipi i burrit të saj, i ka bërë apel shtetit që të vendosë mbi çështjen ose do të ketë vetëgjyqës­i.

Ajo thotë për "News 24" se familjet kishin konflikte të vazhdueshm­e dhe kërkon që familja e nipit të burrit të Drita Saliajt të largohet nga fshati Gjerbës ose situata do të përkeqësoh­et. Ajo tregon dhe se si ka ndodhur ngjarja, ku djemtë shkuan për vizitë, ndërsa Drita Saliaj u kishte nxjerrë kafe dhe raki për t'i qerasur, më pas ka ndodhur vrasja. "Kërkojmë drejtësi nga shteti. Kemi djem për të rritur edhe ne. Unë jetoj në Ballsh, por vij se kam tokën. O vetëgjyqës­i, o të zhduket ky fis nga këtu. Nuk duam të shohim më se janë njerëzit më të këqij që ekzistojnë. Të ikin nga ky vend, t'i çojnë në Afganistan. Nga kush pres të ruhem unë? Nga kunata, nga kunati?", shprehet kunata e viktimës. Edhe banorë të tjerë në fshat konfirmuan faktin se familjet kishin konflikte të vazhdueshm­e dhe se Drita Saliaj jetonte vetëm shumicën e kohës, pasi burri i saj ishte emigrant. Familja Saliaj banonte në një banesë jo të mirë dhe në kushte të vështira ekonomike.

KUNATA E VIKTIMES

Mjaftoni Saliaj ka thënë se viktima dhe familja e nipit ( autorit) kanë kohë që kanë konflikte me njëra- tjetrën. Ajo i ka bërë apel shtetit që të vendosë mbi çështjen, në të kundërt paralajmër­on vetëgjyqës­i. Sipas saj, familjet kishin konflikte të vazhdueshm­e dhe kërkon që familja e nipit të burrit të Drita Saliajt të largohet nga fshati Gjerbës ose situata do të përkeqësoh­et. "Nuk e di si ka ndodhur ngjarja. Ata erdhën, gruaja i priti, u dha kafe, pastaj raki dhe ata kanë bërë atë që kanë bërë. Policia na tha se ka ndodhur një debat në fshatin Gjerbës. Ftohtë ishte shumë dhe madje u trembëm se ishte natë. Mendova se mund të ishte ndonjë shkëndijë elektrike në shtëpinë tonë në Gjerbës. Por na thanë më pas që ishte një zënkë. Kur mora vesh që ishte vrarë, mora menjëherë djemtë t'i lajmëroj. Menduan se kishte lekë se shiti lopët, por ata nuk mbanin lekë në shtëpi, të gjitha lekët i kanë në bankë", tregoi dje ajo.

FAMILJARET

Familjarët e viktimës tregojnë se ajo ka qenë e vetmuar, sepse burri i ikte emigrant një ose dy muaj dhe kthehej. "E bëri ai, mund të bëhemi dhe ne kriminelë. Shteti të marrë vendime. S'kam pse jetoj me frikë, as bezdis njeri. As i hap derën dikujt, as i bie në qafë, as bezdis njeri. Kërkoj ndihmë. Jetoj me punën time, me djersën time. Prandaj, ose do bëjmë vetëgjyqës­i ose të zhduken fare. Unë tani kam frikë. E mora vesh ngjarjen nga Policia. Na njoftuan në 1: 20 e natës. Në fillim na u raportua si zënkë. Unë jam prekur shumë si nënë. Kam 42 vite në këtë fshat. Kam 30 vjet me gruan, me kunatën time. I gjetëm gjërat e lidhura këtu në shtëpi, edhe xhupin e kishte aty të hedhur. Po dridhem e gjitha sepse mua m'u vra një person i familjes, padrejtësi­sht mbi një femër, mbi një nënë. Po të kishte bërë krim, le ta kishin vrarë. Le ta kishin vrarë burrin se burrat burra janë dhe e kanë me njëri- tjetrin", shprehet kunata e Drita Saliajt. Ajo tregon se autorët kanë shkuar për ta grabitur, pasi kishin mësuar se 50- vjeçarja sapo kishte shitur disa lopë dhe dele, duke menduar se i kishte lekët në shtëpi. Kunata zbulon se ka qenë ajo që ka marrë djemtë e Dritës, të cilët ndodhen në Greqi ku bëjnë punë sezonale dhe i ka pyetur: "Ku e keni mamin?". Sa i përket nipit të bashkëshor­tit, ajo e përshkruan një djalë me sjellje të keqe. "Më iku burri që në 01: 20 dhe ka ardhur në orën 07: 00 të mëngjesit se ka qenë duke u marrë me Policinë. Kam marrë djemtë në telefon që në orën një dhe u kam thënë: ' Ku e keni mamin?' Nuk kishte e shkreta asgjë, se i kishte të gjitha në bankë lekët se shiti disa lopë dhe dhentë dhe kanë menduar se i ka mbajtur lekët në shtëpi. Ajo e shkreta s'blinte as një gramë oriz për atë punë e jo më të mbante lekë në shtëpi. Ai djali i kunatit ishte shumë i keq, e kanë rrahur kunatin, kanë dashur ta vidhnin disa herë, por prapë ne kemi qenë të shmangur. Babai i tij ka rrahur kunatin tim, ai është në burg për drogë. Burri i gruas ka ardhur nga Kreta dhe po vjen në Ballsh. E kishin lidhur, e kishin mbytur me shall", tregoi ajo.

 ??  ?? Banesa e viktimës
Banesa e viktimës
 ??  ??
 ??  ?? Kunata e viktimës, Mjaftoni Saliaj
Kunata e viktimës, Mjaftoni Saliaj
 ??  ?? Shtëpia e viktimës, Drita Saliaj
Shtëpia e viktimës, Drita Saliaj
 ?? SHTEPIA KU BANONTE DRITA SALIAJ ??
SHTEPIA KU BANONTE DRITA SALIAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania