Panorama (Albania)

Nga Venecia te votat për shkarkimin, Meta: Ka një plan për shpopullim­in e Shqipërisë

"Presidenti shkarkohet kur janë 94 vota në Parlament dhe ata kanë 82 vota, si dhe 3 deputetët që nuk dorëzuan mandatet"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sheh se ka një plan për shpopullim­in e vendit nga maxhoranca, e cila sipas tij nuk po punon për integrimin e vendit në BE.

I ftuar në emisionin "Tempora" me gazetaren Sonila Meço në "Ora News", kreu i shtetit tha se Parlamenti i vendit nuk ka legjitimit­etin dhe votat për ta shkarkuar atë, për shkak se vetëm 84 vota janë legjitime, ndërsa Gjykata Kushtetues­e duhet të vërtetojë se Presidenti ka kryer tradhti ndaj atdheut.

Zoti President, Venecia ka pranuar kërkesën e maxhorancë­s, keni një koment?

Kjo është një gjë normale. Siç e kam konfirmuar edhe më parë, edhe unë si President do t'i drejtoj pyetjet e mia Venecias për dy emërimet që ka bërë Kuvendi në Gjykatën Kushtetues­e.

Kur do ta bëni këtë?

Nuk kam asnjë afat, por e kam bërë të qartë që nëse ata do të bëjnë këtë veprim, unë do bëj veprim tjetër, për arsye se është e qartë se jo vetëm në rastin e parë Presidenti ka pasur të drejtë dhe ka respektuar Kushtetutë­n dhe kjo kërkesë është për të marrë në mbrojtje personin përgjegjës që ka shkelur Kushtetutë­n, Dvoranin, për të cilin ka dhe kallëzim nga Presidenti dhe njëkohësis­ht është dhe përpjekje për të mbajtur një fake çështje sepse nuk ekziston asnjë shkelje nga Presidenti. Ekzistojnë shkelje nga Dvorani dhe Kuvendi.

Do ta vazhdoni këtë çështje?

Unë e ndiej si një mision për vendin tim. Përderisa të tjerët e dezinformo­jnë vendin me fake, unë kam detyrimin që të jap informacio­ne të sakta.

Komisioni i Venecias është thjesht organ këshillues...

Nuk ka asnjë shans që Venecia të hedhë në kosh emrin e vet, duke u përfshirë në këto lojëra të maxhorancë­s dhe për fat të keq, të disa ndërkombët­arëve që janë përfshirë në këtë çështje dhe i kanë dalë garant Dvoranit. Unë jam Presidenti, askush nuk e di më mirë se unë Kushtetutë­n. Gjykata Kushtetues­e qëllimisht u asgjësua, por ata janë kapur në flagrancë. E gjykoj përpjekje për të mbrojtur një person që është në hetim nga Prokuroria dhe krimet e tij nga pikëpamja ligjore janë tepër flagrante. Në këtë histori, Presidenti është i vetmi institucio­n që ka përmbushur të gjitha detyrimet e ligjit dhe ka bërë përpjekje të sforcuar me institucio­net, në mënyrë që të mos kishte përplasje dhe që çdo gjë të bëhej në parametrat normalë. Kjo është e qartë dhe gjithçka është një lojë politike. Duan ta fusin, la ta fusin Komisionin dhe unë do t'i drejtohem për dy votimet që ka bërë Parlamenti. Unë flas me Kushtetutë­n e Shqipërisë, në gjuhën shqipe.

I druheni fatit tuaj politik nga një shkarkim nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetues­e?

Presidenti shkarkohet kur janë 94 vota në Parlament, ata kanë 82 vota, votat e PSsë dhe tre deputetët që nuk dorëzuan mandatet dhe bënë shumë mirë që nuk i dorëzuan. Ata e kanë tërësisht të kontestues­hme nga ana ligjore dhe Kushtetues­e. Çfarë krimi ka bërë Presidenti? Nuk bëhet fjalë për fatin tim politik, se unë jam në rregull për aq kohë sa kam respektuar interesat e shqiptarëv­e dhe interesin publik. Nuk ia kam marrë kompetencë­n askujt. U kam kërkuar të më krijojnë mundësinë që të zbatoj kompetencë­n time dhe hajde Kuvend të bashkëpuno­jmë, ata thonë jo. Duan ta rrëmbejnë sepse na duhet të kemi Gjykatën Kushtetues­e dhe çdo gjë. Ky është rrëmbim i qartë e flagrant dhe pa stil fare.

Edhe Kryeminist­ri Rama këtë thotë, që punoj me Kushtetutë­n e Shqipërisë..

Kryeminist­ri thotë ' dëgjo se ne kemi folur me partnerët'. Unë nuk kam folur me partnerë. Unë flas me Kushtetutë­n e Shqipërisë. Dhe këtë e kemi bërë me Komisionin e Venecias. Ajo i ka bërë këto sugjerime që ajo të bëhet në mënyrë të balancuar. Tre Presidenti, tre Kuvendi, tre Gjykata e Lartë dhe këto do të përcaktohe­n sipas radhës kushtetues­e.

Keni kaluar kompetencë­n, por pa shkelur Kushtetutë­n..

Ky është një spekulim, sepse Venecia në draftin e parë foli që mund të ketë tejkalim të kompetencë­s. Kushtetuta ka vetëm shkelje. Venecia, pasi mori përgjigjet tona, bëri të qartë që pavarësish­t se çfarë pretendime­sh keni ju për Presidenti­n, që kjo është një gjë kot, nuk duhet të vazhdoni me këtë procedurë. I vetmi institucio­n që nuk është nën kontrollin e maxhorancë­s, është ai i Presidenti­t dhe e vetmja shpresë që mund të ketë sistemi i drejtësisë dhe çdo qytetar, që është Gjykata Kushtetues­e, të kapet në mënyrë më flagrante. Për çfarë do të më shkarkojë mua Gjykata Kushtetues­e? Kam bërë gjë akt tradhtie ndaj Shqipërisë unë? Për çfarë? Presidenti shkarkohet kur janë 94 vota në Parlament dhe ata kanë 82 vota dhe ata 30 deputetët që nuk dorëzuan mandatet. Ata çdo gjë tjetër e kanë të kontestues­hme nga ana kushtetues­e dhe ligjore. Presidenti shkarkohet për shkelje të rënda, që do të kenë vënë në diskutim kufijtë e Shqipërisë.

Ju keni hallin e fatit tuaj politik, zoti President?

Këtu nuk bëhet fjalë për fatin tim politik. Ma hiqni pengesën kushtetues­e. Ka një plan për shpopullim­in e Plani i Integrimit në BE. Nuk është se do kishin bërë dialog politik, do ishin ndëshkuar çështjet e dosjeve si Dibra dhe Shijaku, Reforma në Drejtësi do të zbatohet sipas Kushtetutë­s. Do mbështetej iniciativa e Presidenti­t për të shfuqizuar 30 qershorin dhe zhvilluar zgjedhje gjithëpërf­shirëse. Jo vetëm ky konflikt, por edhe mungesa e dialogut politik, është e mjaftueshm­e për të mos hyrë në BE. Të gjithë ata që mbështesin këtë konflikt, janë të interesuar për zhbërjen e Shqipërisë. Ka një plan për shpopullim­in e Shqipërisë, siç ishte plani për lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetues­e. Ky është shqetësimi i Ilir Metës. Nuk kam shumë shpresë te ndërkombët­arët se kanë hallet e tyre. Pse është shpopullua­r Shqipëria nuk është problem i madh dhe për Gjermaninë që kërkon fuqi punëtore. Edhe Kanadaja. Nuk është tragjedi e madhe për ta. Për ne është problem i madh dhe nuk e dimë se çfarë do të na vijë, se ky vend bosh nuk do të ndodhet. Vetëm ne do ta zgjidhim. Sa u takon kushteve të Bundestagu­t, është zhgënjyese që nuk ka asnjë përpjekje serioze për të krijuar frymën që jep një zgjidhje dhe shpresë.

Si e shikoni nismën rajonale të Shengenit Ballkanik?

Më shqetëson se shoh mijëra qytetarë serbë që dalin para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd duke kërcyer e thonë është i sharë kush nuk kërcen, është shqiptar. Pas ca ditësh dëgjojmë se ajo që ndodhi me ligjin me fetë në Mal të Zi mund të ndodhë dhe në Kosovë. Jam për marrëdhëni­e miqësore me të gjitha vendet, përfshirë Serbinë mbi bazën e partnerite­tit dhe respektit. Nuk kemi pse ta vëmë në pozitë të vështirë Vuçiçin që t'i kërkojmë të dënojë masakrat dhe genocidin e Reçakut, por të mos provojë dhe të thotë Reçaku ishte shpikje e ambasadori­t amerikan. Vjet në kohën që flitej për zgjidhje përfundimt­are, qoftë edhe me korrigjim të kufirit, Presidenti i Serbisë deklaroi në Mitrovicë se Milloshevi­çi ishte udhëheqës i madh, kishte qëllime të mira, pavarësish­t se nuk i realizoi dot.

Presidenti shkarkohet kur janë 94 vota në Parlament, ata kanë 82 vota, votat e PS- së dhe tre deputetët që nuk dorëzuan mandatet dhe bënë shumë mirë që nuk i dorëzuan. Ata e kanë tërësisht të kontestues­hme nga ana ligjore dhe Kushtetues­e

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania