Panorama (Albania)

Zgjedhjet, opozita në Kuvend kërkon “proporcion­al”

Dorëzohet në Kuvend propozimi me 50 mijë firmat e qytetarëve

-

Ashtu siç ishte paralajmër­uar prej disa kohësh, organizata e shoqërisë civile, "Nisma Thurje", ka depozituar në Kuvend iniciativë­n e saj ligjore për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Dy nga përfaqësue­sit e saj, Endri Shabani dhe Pano Soko, u takuan me bashkëkrye­taren e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, dhe deputetin Ralf Gjoni, ku u dorëzuan dokumentin bashkë me 50 mijë firmat që e kanë mbështetur këtë propozim. Shabani tha se ky propozim i kësaj organizate vjen si një nevojë për t'u dhënë qytetarëve pushtetin që u ka caktuar Kushtetuta. "Kushtetuta, në preambulën e saj, thotë ' Ne, populli i Shqipërisë... vendosim'. Nuk thotë ' Ne, kryetarët e partive vendosim', as nuk thotë ' Ne, banorët e resorteve luksoze të kodrave të Tiranës vendosim'. Ajo thotë: ' Ne, populli shqiptar' sepse sovranitet­i i përket popullit dhe vetëm popullit. Propozimi ynë për ndryshimin e sistemit politik, duke filluar nga sistemi zgjedhor synon pikërisht t'ua rikthejë qytetarëve të Shqipërisë të drejtën për të vendosur", u shpreh

Shabani. Ndërsa Pano Soko tha se sistemi zgjedhor që i duhet Shqipërisë dhe që njëkohësis­ht shëron disa "plagë" të zgjedhjeve, është proporcion­ali kombëtar me lista të hapura. "Ne propozojmë që të kalojmë nga një sistem proporcion­al rajonal me lista të mbyllura në proporcion­al kombëtar me lista të hapura. Ne jemi të bindur se guri i themelit që ka krijuar këtë realitet gri social dhe ekonomik është mënyra se si në zgjedhim përfaqësue­sit tanë. Ky sistem nuk i zgjedh deputetët nga populli, por emërohen nga kryetarët e partive", tha Pano Soko. Ndërsa Rudina Hajdari, në fjalën e saj të shkurtër, vuri theksin te rëndësia që ka dëgjimi i këtij propozimi që vjen nga shoqëria civile. Bashkëkrye­tarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore tha se ky propozim do të merret parasysh dhe do të diskutohet në mbledhjet që Komisioni do të zhvillojë gjatë javëve në vijim. Sipas Hajdarit, 50 mijë qytetarët që kanë firmosur për këtë variant zgjedhor bën që të merret parasysh, për më tepër që këtë vit, se e gjithë vëmendja e politikës do të jetë pikërisht të Reforma Zgjedhore, si e dyta më e rëndësishm­ja pas Reformës në Drejtësi. "Sot, përfaqësue­s të shoqërisë civile, ' Nisma Thurje', depozituan pranë Komisionit për Reformën Zgjedhore propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor. E mirëpres dhe e përgëzoj këtë iniciativë, e cila mbështetet nga 50' 000 zgjedhës, të cilët kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ky propozim do të trajtohet në punimet e

Komisionit për Reformën Zgjedhore, së bashku me të gjitha propozimet e tjera të ardhura nga shoqëria civile. Përfundimi me sukses i Reformës Zgjedhore dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor janë prioriteti kryesor për vitin 2020", u shpreh ndër të tjera Rudina Hajdari. Teksa deputetja demokrate nuk pranoi të komentonte një afrim të mundshëm me këtë organizatë nëse ajo kthehet në parti politike, deputeti tjetër i opozitës së re, Ralf Gjoni, vuri theksin se tani është koha që të ndryshohet sistemi dhe se më vonë do të ketë kohë për të krijuar parti të reja.

 ??  ?? Gjoni, Hajdari, Soko dhe Shabani
Gjoni, Hajdari, Soko dhe Shabani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania