Panorama (Albania)

Analizat pas tërmetit, godinat në Durrës u shembën nga betoni i dobët

Analiza e mostrave në 7 objekte: Janë përdorur klasa të betonit që luhaten nga 6.32 megapaskal deri në 42.08 megapaskal

- GERI EMIRI / BIRN

Prokuroria e Durrësit po shqyrton të dhënat laboratori­ke të materialev­e të ndërtimit nga 7 ndërtesat e shkatërrua­ra nga tërmeti i 26 nëntorit, për të zbuluar përgjegjës­it e vdekjeve tragjike të 23 personave nën rrënojat e tyre.

Tetë nga nëntë anëtarët e familjes Lala humbën jetën më 26 nëntor, pasi lëkundjet e tërmetit shkatërrim­tare kthyen ndërtesën 4- katëshe kuat a banonin, brenda pak sekondash, në një pirg rrënojash betoni dhe hekuri në zonën e ish- kënetës në Durrës. Dy muaj më vonë, prokurorët po analizojnë me kujdes të dhënat e përftuara nga analizat laboratori­ke të materialev­e të ndërtimit të përdorura në ndërtesën e rrënuar, në përpjekje për të gjetur shkaqet e rrëzimit të saj. “Prokuroria Durrës ka administru­ar analizat laboratori­ke nga laboratori‘ A. L. T. E. A .& Geostudio 2000’ dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se betoni i përdorur është jashtë standardev­e të ndërtimit”, sqaroi për BIRN një prej tre prokurorëv­e që po hetojnë çështjen. Pas tërmetit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës regjistroi një procedim penal për veprat e shpërdorim­it të detyrës, ndërtimit në kundërshti­m me rregullat teknike me pasojë vdekjen dhe vrasjen me dashje. Më 14 dhjetor, me urdhër të Prokuroris­ë, Policia e Shtetit arrestoi 9 persona dhe shpalli në kërkim 8 të tjerë, të dyshuar si përgjegjës për shembjen e 4 ndërtesave me pasojë humbjen e jetëve njerëzore. Në total, vetëm në Durrës, nga tërmeti u shembën tërësisht 7 ndërtesa, ku humbën jetën 23 persona – përshirë dhe 8 anëtarë të familjes Lala. Analizat e betonit për 7 ndërtesat e shkatërrua­ra, të para nga BIRN, tregojnë se në të paktën 4 prej tyre, marka e betonit të përdorur për ndërtim dyshohet se ka qenë nën standard. Megjithatë, tre inxhinierë ndërtimi të pavarur, të konsultuar nga BIRN, këshilluan që të bëhet kujdes për të arritur në përfundime mbi shkaqet që mund të kenë determinua­r ose kontribuar në kolapsin e ndërtesave. Përveç shtatë ndërtesave ku u regjistrua­n viktima, hetimi i Prokuroris­ë së Durrësit mbi materialet e ndërtimit pritet të shtrihet edhe në qindra pallatet e dëmtuara nga tërmeti, duke pasur qëllim zbardhjen e shkaqeve dhe përgjegjës­it që kanë kontribuar në dëmtimin e tyre.

BETON JASHTË STANDARDIT Tërmeti shkatërrim­tar me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe më shumë se 900 të plagosur në Durrës, Krujë, Tiranë dhe Lezhë, ndërkohë që qindra ndërtesa u dëmtuan duke u kthyer në të pabanueshm­e dhe mijëra vetë u lanë të pastrehë. Klasa e betonit apo “marka”, siç njihet në gjuhën e përditshme, shpreh cilësinë e betonit kur ai testohet përmes forcave shtypëse.

Nga analizat e lexuara nga BIRN, të realizuara nga laboratori ‘ A. L. T. E. A. & Geostudio 2000’ me kërkesë të Prokuroris­ë, rezultoi se gjysma e 20 mostrave të ndryshme të betonit të marrë nga 7 ndërtesat e shkatërrua­ra rezultojnë me vlera rezistence në shtypje kubike nën standard. Fletët e analizave për cilësinë e betonit përfshijnë shtëpinë e familjes Lala, pallatin 6katësh ku ndodhej ish- bar ‘ Baron’s’, pallatin 6- katësh pronë e familjes Konomi, hotelet ‘ Mira Mare’, ‘ Tropikal’, si dhe ‘ Godinën e Re numër 4’ te Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Brendshme. Për të mos cenuar sekretin hetimor, BIRN do t’i referohet rezultatit te analizave të këtyre ndërtesave vetëm nëpërmjet një numri rendor. Sipas fletëve të analizave, pas testimit të rezistencë­s në shtypje kubike të betonit, rezultoi se nga mostrat e marra në 7 objektet, janë përdorur klasa të betonit që luhaten nga 6.32 megapaskal deri në 42.08 megapaskal. “Grupi hetimor sapo ka nisur hetimet për 7 objektet me pasoja në njerëz, ka marrë pjesë betoni nga strukturat e godinave, në prani të një specialist­i të Institutit të Ndërtimit, për t’u analizuar më pas”, sqaroi për BIRN një prej 3 prokurorëv­e që udhëheqin hetimin. “Jo gjithmonë klasa e ulët është tregues i keq.

Nga këto përjashtoh­en vlera nën 20 megapaskal. Çfarë është nën të, teorikisht është gabim sepse nuk është beton strukturor”, shtoi ai.

MENAXHERI I LABORATORI­T Nga analizat laboratori­ke të 7 ndërtesave të shkatërrua­ra nga tërmeti, 3 objekte i kishin të gjitha mostrat nën 20 megapaskal, 2 objekte i kishin të gjitha mostrat e betonit mbi 20 megapaskal, ndërsa në dy të tjerat, mostrat ndaheshin në gjysmë – poshtë dhe lart vlerës 20 megapaskal që i klasifikon ose jo si beton strukturor. I kontaktuar nga BIRN, menaxheri i laboratori­t “A. L. T. E. A. & Geostudio 2000”, Skënder Allkja, konfirmoi realizimin e analizave të betonit me kërkesë të Prokuroris­ë, por shtoi se laboratori i tij, përveç rezultatev­e, nuk mund të jepte përfundime nëse cilësia e betonit kishte kontribuar në kolapsin e ndërtesave nga tërmeti. “Ne kemi realizuar analizat për mostrat e betonit të marra dhe ia kemi vendosur në dispozicio­n Prokuroris­ë, por nuk bëjmë interpreti­min e tyre”, sqaroi Allkja. “Për këtë duhet të shprehet një specialist i fushës”, shtoi ai. Sipas ekspertëve, standardi minimal për betonin që përdoret në konstrukti­n e godinave është C16/ 20, pra, klasa 20 e betonit. Alier Cara, një inxhinier strukturor nga Durrës, me të cilin BIRN konsultoi të dhënat e analizave laboratori­ke të betonit të ndërtesave të shkatërrua­ra nga tërmeti, vuri në dukje se vetëm 3 nga 7 objektet kishin marka betoni brenda normave. “Objekti 1 dhe Objekti 3 duken me klasë normale betoni dhe pjesërisht Objekti 5 deri diku është brenda normave,” tha Cara. “Në vitet ’ 90, kur ka nisur ndërtimi në Shqipëri ka pasur një gamë të vogël klasash betoni, të vlerave 20, 25 dhe rrallëherë 30 megapaskal”, shtoi ai. Sipas inxhinieri­t durrsak, edhe në raste si ai i objektit 2, ku vetëm një nga mostrat e betonit tregon vlerë poshtë standardit të betonit strukturor, ky i fundit mund të ketë kontribuar në rrëzimin e ndërtesës. “Mostrat e betonit në ‘ Objektin 2’ tregojnë për përdorimin e klasës së betonit 40, por nëse ajo është përdorur në katin e dytë dhe në të parin betoni ka pasur vlerën 17.74 megapaskal sipas analizave, objekti e ka marrë goditjen nga kjo cilësi betoni”, tha ai. “Më duket e çuditshme se si në një objekt është përdorur beton i klasës 40 dhe një vlerë tjetër, që nuk konsideroh­et fare klasë betoni për strukturë”, shtoi ai. Cara shpjegoi se ka godina ku nga tërmeti i 21 shtatorit, betoni mund të ketë pësuar plasaritje apo të ketë dalë jashtë funksionit dhe tërmeti i 26 nëntorit e ka shembur strukturën që mbështetej deri në atë moment vetëm në hekurat e godinës. “Nëse betoni porositet në një pikë prodhimi, vjen i garantuar dhe ke garancinë se ka një shmangie prej 3 njësi nga klasa e kërkuar, që është normale”, tha Cara. “Ndërsa kur betonin e bën vetë me punëtorë dhe betoniere, nëse nuk ndjek gramaturën e saktë, merr klasën e betonit nga 7 deri te 40 megapaskal”, shpjegoi ai. Megjithatë, Cara dhe dy inxhinierë­t konstrukto­rë të pyetur nga BIRN theksuan se

çdo gjykim mbi analizat është paraprak, pasi ka shumë rëndësi edhe mënyra sesi janë marrë mostrat e betonit. Sipas tyre, ato duhen marrë në elementet strukturor­e, në disa kolona të objektit, trarë dhe soletë, që të krijojnë një panoramë të plotë. “Është pak të gjykosh mbi 2 rezultate analizash [ për një objekt], por sigurisht që kupton se ka një lajthitje të vlerave në mes”, tha Cara. Këto dilema, sipas Prokuroris­ë, do të zgjidhen nëpërmjet akteve të ekspertimi­t teknik që do të përpilohen nga specialist­ë për secilën nga ndërtesat e shkatërrua­ra. “Pasi t’i vendosen në dispozicio­n një specialist­i analizat e betonit, hekurit, ato gjeologjik­e, aktet e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe aktet e tjera, më pas do të dilet në një konkluzion përfundimt­ar se cili është shkaku i rrëzimit të godinave”, sqaroi një prej prokurorëv­e të çështjes.

HOTEL “MIRA MARE” Ruzhdi Xheka, pronari i hotel ‘ Mira Mare’- s në plazhin e Durrësit, është njëri prej 9 të arrestuarv­e nga Prokuroria, me akuzën e vrasjes me dashje. Nga shembja e hotelit të tij më 26 nëntor humbën jetën dy persona. Gjatë caktimit të masës së sigurisë për Xhekën në Gjykatën e Durrësit, avokati i tij mbrojtës deklaroi se 79- vjeçari kishte vetëm 7 klasë shkollë dhe ai ishte fajtor vetëm se kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme – si shumica e shqiptarëv­e. “Ruzhdiu nuk kishte njohuritë e nevojshme”, u shpreh avokati mbrojtës gjatë seancës gjyqësore. “Dy ditë pas shembjes doli nga rrënojat, për të vetmin fakt se ka ndërtuar pa leje si gjysma e shqiptarëv­e”, shtoi ai. Përveç hotel ‘ Mira Mare’- s, grupi hetimor i përbërë nga prokurorët Edmond Kaloshi, Madrid Kullolli dhe Pali Deçolli, ka evidentuar si ndërtime pa leje hotelin “Tropikal”, lokalin në katin e parë të pallatit 6- katësh në Durrës, ku humbën jetën Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana, si dhe banesën 4- katëshe të familjes Lala. Një nga pjesëtarët e grupit hetimor i tha BIRN se ndërtimet pa leje, në mungesë të një projekti, “librit të masave” ku përshkruhe­n me detaje punimet e realizuara, materiali i përdorur, burimi i tyre, kanë kufizuar dhe vështirësu­ar hetimin e Prokuroris­ë. “Godina është ndërtuar në vitet ‘ 94-’ 96, nuk e prodhoi vetë hekurin, tullën dhe nëse do kishte të arrestuar, duhej të ishin ndërtuesit”, tha në seancën gjyqësore avokatja Shqiponja Meta, që mbronte ndërtuesin e “Hotel Tropikal”, Avdulla Osmani. Sipas kërkesës për masë sigurie kundër Osmanit, hotelit i tij është ndërtuar “pa studim gjeologjik­osizmik, pa projekt konstruksi­oni dhe pa mbikëqyrje punimesh”. “Për efekt të marrjes së lejes së ndërtimit dhe legalizimi­t, projekti është bërë pas realizimit të ndërtimit”, shpjegojnë prokurorët në kërkesën e tyre drejtuar Gjykatës, ku kanë kërkuar burg pa afat për Osmanin, i akuzuar për veprën penale ‘ vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Grupi hetimor i Prokuroris­ë së Durrësit e ka fokusuar hetimin te përgjegjës­it për shembjen e 7 godinave ku humbën jetën 23 persona. Përveç ndërtuesve të këtyre godinave informale, në pranga kanë përfunduar dhe zyrtarë të ALUIZNI- it dhe Bashkisë së Durrësit. BIRN ka mësuar gjithashtu se paralelish­t me hetimin për përgjegjës­it në humbjen e jetëve njerëzore, Policia po referon çdo ditë materiale për një tjetër çështje, që pritet të kalojë në sitë cilësinë e ndërtimit në pallatet ku janë shënuar dëme të mëdha materiale. Në këtë hetim përfshihen rastet e pallateve, të cilat kanë pësuar dëme në strukturë ose në muraturë. Mostra betoni janë marrë edhe në godinat e shembura nga qeveria, pasi u shpallën të pabanueshm­e. Ato janë këqyrur përpara shembjes dhe është mbledhur materiali dokumentue­s i gjendjes së tyre fizike, përpara shembjes së komanduar. Megjithatë, njëri nga anëtarët e grupit hetimor i tha BIRN se jo domosdoshm­ërish faji për këto dëme mund t’u adresohet pronarëve të kompanive të ndërtimit. “Ndërtuesit në vetvete mund të kenë probleme të tjera, por nuk mund të merren menjëherë në përgjegjës­i penale”, shpjegoi njëri prej prokurorëv­e në kushtet e anonimatit. “Projektin e ka bërë një projektues, bëhet edhe studimi sizmologji­k etj. dhe nëse në njërën nga këto hallka ka abuzime, identifiko­het më lehtë përgjegjës­i”, përfundoi ai.

 ??  ??
 ??  ?? Banesa e familjes Lala
Banesa e familjes Lala
 ??  ?? Rrënojat e hotelit “Mira Mare”
Rrënojat e hotelit “Mira Mare”
 ??  ??
 ??  ?? Të dhënat për cilësinë e betonit
Të dhënat për cilësinë e betonit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania