Panorama (Albania)

Taksa e re për shtëpitë, çmimet dhe si mund të ulet pagesa mujore

UKT: Dorëzoni dokumentac­ionin e saktë për t’u taksuar drejt

-

Pas faturës së parë të ujit, përfshirë taksën e re për pronën, kanë lindur edhe pakënaqësi­të e para mbi detyrimin mujor shtesë që duhet të paguajnë qytetarët. Veçanërish­t, nga ata që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e sipërfaqes së pronës, duke bërë që të taksohen në bazë të sipërfaqes së prezumuar dhe jo sa ç’është në realitet.

Por, ka një hapësirë ligjore për ta çuar detyrimin mujor në vlerën e duhur, duke paguar më pak. Në njoftimin e radhës, drejtoria e Ujësjellës Kanalizime­ve apelon “të pakënaquri­t” të paraqiten në pikën më të afërt për të deklaruar sipërfaqen dhe vlerën e pronës që posedojnë, si të vetmen rrugë për t’u taksuar drejt. Thënë shkurt, ka një hapësirë ligjore që lejon UKTnë të përdorë sipërfaqen e përgjithës­uar të shtëpisë deri kur individi çon të dhënat reale. “Ligji përcakton që deri në momentin që të disponohet dokumentac­ioni i saktë për taksimin, përdoret sipërfaqja e përcaktuar 70 m2 për banesa të ndërtuara para vitit ’ 93 dhe 100m2 për ndërtesa të ndërtuar pas vitit ’ 93", citohet në njoftimin e UKT- së. Duke e cilësuar një detyrim ligjor, Ujësjellës­i i Tiranës iu bën thirrje qytetarëve të dorëzojnë në një prej pikave të saj dokumentac­ionin e nevojshëm: ID, librezën e ujit, certifikat­ën e pronësisë bashkë me kartelën shoqëruese. Nga 190 mijë abonentë ( përfshirë prona, dyqane e garazhe), UKT- ja disponon të dhënat e sakta vetëm për 90 mijë prej tyre, duke aplikuar taksën në vlerë reale. Ndërsa 100 mijë të tjerët taksohen duke përdorur sipërfaqen e prezumuar.

SAKTËSIMI I TË DHËNAVE

Përveç rasteve kur nuk është deklaruar asnjë e dhënë pranë UKT- së, të tjera problemati­ka kanë lindur me aplikimin e taksimit me bazë sipërfaqe e vlere prone. Rruga e ndjekur për përllogari­tjen e detyrimit vjetor është një shumëzim i thjeshtë i shifrës 0.05% me sipërfaqen e banesës dhe çmimit vlerësues, bazuar në tabelën përbri me Tiranën e ndarë në zona. Për shkak të fluksit të lartë të vetëdeklar­imeve, janë bërë edhe gabime duke përdorur si çmim reference një zonë tjetër banimi. Ky është një gabim i korrigjues­hëm në sistem veçse në pikat e UKsë. Në rast se është kryer deklarimi, mjafton një librezë uji dhe dokument identifiki­mi për të saktësuar të dhënat. Në rast se nuk është deklaruar sipërfaqja, procesi nis nga aty, me dorëzimin e dokumentev­e të kërkuara që në krye të herës. Pas saj, specialist­ët e Ujësjellës­it dalin në terren për të bërë verifikimi­n e pronës dhe në harkun kohor të dhjetë ditëve, përllogari­sin vlerën e saktë të taksës për banesën.

PËRJASHTIM­ET

Pensionist­ët kryefamilj­arë që posedojnë një shtëpi dhe librezë në emrin e tyre, nuk kanë përse ta paguajnë detyrimin e ri, njësoj si edhe taksat e tjera vendore. Bashkia ka vendosur të shmangë këtë kategori, bashkë me ata që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe banesat e bizneset e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Nëse në faturën e muajit që shkoi, rezulton një taksë e tillë, kategoritë e lartpërmen­dura duhet ta ndjekin këtë proces në zyrën e gjendjes civile, me qëllim për t’u përjashtua­r nga ky detyrim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania