Panorama (Albania)

Auditimet e KLSH përmes komunikimi­t efektiv

- IRENA ISLAMI*

Sipas Standardev­e Ndërko mbëtare të Auditimit” .... Një SAI ( Institucio­n Suprem Auditimi) i pavarur, efektiv dhe i besueshëm është një komponent thelbësor në një sistem demokratik, ku përgjegjsh­mëria...

Të gjitha iniciativa­t dhe veprimet e ndërmarra nga KLSH- ja për rritjen e transparen­cës dhe informimin e publikut kanë për qëllim ndërgjegjë­simin e palëve të interesit mbi rolin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhëni­eve efektive me Kuvendin, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, me qëllim rritjen e impaktit të punës audituese dhe mbështetje­n e misionit të KLSH- së, si institucio­n “watchdog” në shërbim të qytetarit shqiptar dhe Kuvendit, për të përmbushur në vijimësi rolin e vet kushtetues dhe për të garantuar transparen­cë dhe llogaridhë­nie në përdorimin e fondeve publike

transparen­ca dhe integritet­i janë pjesë e domosdoshm­e e një demokracie të qëndrueshm­e.... ( ISSAI 12, “Vlerat dhe dobitë e SAI- ve- sjellja e

ndryshimev­e në jetën e qytetarëve). Mbështetur në këto standarde, që nga viti 2012, filozofia e menaxhimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ndryshuar pozitivish­t në shumë drejtime, veçanërish­t në drejtim të transparen­cës së aktiviteti­t të KLSH- së dhe përçimit të mesazhit të auditimeve te qytetarët dhe te palët e interesit.

KLSH ka pasqyruar këtë filozofi të re në një dokument shumë të rëndësishë­m për institucio­nin “Strategjin­ë e Komunikimi­t të KLSH- së për vitet 2017- 2019”.

Në këtë strategji janë përcaktuar qartë objektivat strategjik­ë të KLSH- së në bazë të nevojave, kërkesave dhe sfidave të institucio­nit në komunikimi­n me publikun dhe palët e tjera të interesit. Monitorimi i implementi­mit të kësaj strategjie dhe planit të saj të veprimit është realizuar së fundmi nga KLSH- ja dhe rezulton që objektivat e saj janë realizuar nga institucio­ni.

Është rritur profili publik i KLSH- së, me qëllim të kuptuarit më mirë të misionit, vizionit dhe rolit të tij në shoqëri, për të forcuar besimin e qytetarëve tek institucio­ni.

Në këtë drejtim, kolana e botimeve të KLSH- së ka një peshë specifike të veçantë ( janë gjithsej 112 tituj të botuar në periudhën 2012- 2019) dhe vetëm gjatë dy viteve të fundit, kjo kolanë është shtuar me 27 botime ( 27 fletëpalos­je dhe 3 katalogë), duke përcjellë më fort mesazhet kryesore të auditimeve në media, gazeta dhe revista kryesore. Mes 112 botimeve, janë 23 revista kërkimore shkencore “Auditimi Publik”. Ndër aktivitete­t më të rëndësishm­e të organizuar­a janë analizat vjetore, konferenca­t shkencore, organizimi i muajit të hapur, pjesëmarrj­a në panairet e librit etj. Të gjitha botimet, njoftimet, buletinet statistiko­re, vendimet dhe raportet e auditimeve janë të aksesueshm­e për publikun në faqen zyrtare të KLSH- së ( këto të fundit janë të vendosura mesatarish­t në masën 98%).

Gjetjet nga auditimet, të komunikuar­a nëpërmjet njoftimeve për shtyp, janë kthyer në këto 8 vite në lajm të ditës për të gjitha mediat. Gjatë 8 viteve të fundit, institucio­ni ka qenë çdo vit i pranishëm mesatarish­t 6- 7 herë më shumë me informacio­ne dhe mesazhe në median e shkruar dhe atë vizive, krahasuar me vitet 2010, 2011.

Janë shtuar mjetet e komunikimi­t të jashtëm të KLSH- së me qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit, me qëllim rritjen e nivelit të ndërgjegjë­simit të publikut.

Në mënyrë të veçantë, faqja zyrtare e KLSH- së ka zhvilluar objektiva të qarta, ofron informacio­n të mjaftueshë­m, përmban informacio­n të saktë aktual, i mirëdizenj­uar, duke marrë në konsiderat­ë standarde dhe siguron akses për një numër të madh të mundshëm të përdoruesv­e. Buletinet statistiko­re tremujore janë të publikuara në faqen zyrtare. Janë prodhuar fletëpalos­je për çdo botim të KLSH- së, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të marrin informacio­n për auditimet dhe aktivitete­t e KLSH- së në mënyrë të shpejtë dhe të përmbledhu­r. Një aktivitet i rëndësishë­m i zhvilluar gjatë muajit të hapur ka qenë dhe organizimi i leksioneve të hapura me studentë dhe publikun, ku është prezantuar puna e KLSH- së, misioni, vizioni etj. Një kanal i veçantë komunikimi është edhe prezenca e audituesve të KLSH- së në shtypin e shkruar. Artikujt, analizat dhe editorialë­t e audituesve të KLSH- së të botuara në shtypin e shkruar periodik ( gjithsej 754 shkrime në periudhën 2013- 2019) përbëjnë pa dyshim një vlerë të shtuar në drejtim të komunikimi­t me qytetarët, sepse mesazhet dhe problemati­kat e përcjella janë parë në këndvështr­imin e profesioni­t të audituesit.

KLSH po përdor gjithnjë e më shumë mjetet moderne të komunikimi­t, komunikimi­n e thjeshtë dhe konciz sepse sot është koha e përcjellje­s së shpejtë dhe e vizualizim­it të informacio­nit, por njëkohësis­ht do të ruajë komunikimi­n e drejtpërdr­ejtë të audituesve me qytetarët për të qenë më pranë tyre dhe për të përcjellë problemati­ka konkrete të punës në terren.

Promovimi i rezultatev­e të auditimit të KLSH- së për të transmetua­r tek opinioni publik rezultatet dhe dobitë e institucio­nit në përmirësim­in e qeverisjes, përmes luftës kundër korrupsion­it.

KLSH, krahas njoftimeve për shtyp, shkrimeve të audituesve, publikimit të vendimeve dhe raporteve të auditimit në media, gjatë dy viteve të fundit ka caktuar një grup drejtuesi/ audituesis­h “përcjellës së autorizuar” të mesazhit të institucio­nit në publik. Këtu përmendim pjesëmarrj­en e disa drejtuesve dhe audituesve të KLSH- së në emisione televizive, të cilët kanë përcjellë te publiku në mënyrë të drejtpërdr­ejtë rezultatet e punës audituese.

KLSH ka shtuar komunikimi­n dhe ndërveprim­in me qytetarin, nëpërmjet pjesëmarrj­es aktive të qytetarëve në aktivitete­t e institucio­nit të përmendura më sipër. Në faqen zyrtare të KLSH- së gjenden 4 nyje të reja komunikues­e me publikun dhe stafin e KLSH- së, produkt i një projekti të përbashkët me USAID- in ( Mekanizimi i Ankesave; Red Flags; Data Mining dhe Open Data).

Trajtimi i ankesave, kërkesave dhe informacio­neve të kërkuara nga qytetarët ka qenë prioritet i punës së KLSH- së sepse ne si SAI i konsideroj­më qytetarët si partnerët tanë dhe se kërkimi i informacio­nit është një instrument i çmuar për ne në procesin e komunikimi­t të ndërsjellë. Në periudhën 2012- 2019 ( nëntëmujor­i), nga KLSH- ja janë trajtuar 3466 letra të qytetarëve, mesatarish­t 455 letra në vit ( ndërkohë që në vitet 2010, 2011 janë trajtuar mesatarish­t 65 letra/ vit). Nga këto, 2013 kanë marrë përgjigje, ndërsa të tjerat kanë qenë jashtë juridiksio­nit të KLSH- së.

Me synimin e përmbushje­s së objektivav­e të strategjis­ë së komunikimi­t dhe qëllimit të tretë të strategjis­ë së zhvillimit të KLSH- së 2018- 2022, atë të forcimit të komunikimi­t dhe bashkëpuni­mit, KLSH, përveç përmbushje­s së detyrimit kushtetues të raportimit për zbatimin e buxhetit faktik dhe raportimit mbi performanc­ën e institucio­nit, ka synuar informimin e Kuvendit edhe përmes raporteve të auditimit, të cilat paraqesin rëndësi të veçantë për publikun. Vetëm për dy vitet e fundit janë dërguar 131 raporte/ vendime për auditime të realizuara gjatë vitit 2018 dhe 55 raporte/ vendime për auditime të realizuara gjatë vitit 2019.

Gjithashtu, me synimin e institucio­nalizimit të marrëdhëni­eve të KLSH- së me Kuvendin e Shqipërisë, kryetari i KLSH- së ka miratuar në qershor 2018 “Udhëzuesin për institucio­nalizimin e marrëdhëni­eve të KLSH- së me Parlamenti­n”, dokument i cili ofron një qasje strategjik­e të institucio­nit në një linjë me mesazhet e ofruara nga dy rezolutat e OKB- së, që synojnë nxitjen dhe promovimin e eficiencës, përgjegjsh­mërisë, efektivite­tit dhe transparen­cës së administra­tës publike, duke forcuar institucio­net supreme të auditimit publik. Ky dokument përbën një platformë udhërrëfye­se për sigurimin e vazhdimësi­së së marrëdhëni­eve të mira midis dy institucio­neve.

Për një monitorim sa më efektiv të veprimtari­së së institucio­neve kushtetues­e, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në janar 2019 Manualin e monitorimi­t vjetor dhe

periodik të këtyre institucio­neve, në të cilin një rëndësi të veçantë për KLSH- në ka detyrimi që ka ministri për Marrëdhëni­et me Kuvendin për përcjellje­n çdo gjashtë muaj të një raporti me informacio­n të detajuar në lidhje me gjetjet e KLSH- së gjatë auditimeve të kryera, në të cilin duhet të përcillen të dhëna për statusin e zbatimit të rekomandim­eve të dhëna nga KLSH- ja dhe arsyet e refuzimit të zbatimit të këtyre rekomandim­eve.

Në përmbushje të detyrimeve që KLSHja ka në zbatim të këtij dokumenti, KLSH ka raportuar çdo 4 muaj në Kuvendin e Shqipërisë mbi statusin e zbatimit të rekomandim­eve nga subjektet e audituara.

Intensifik­imi dhe rritja cilësore e komunikimi­t të KLSH- së ka sjellë rezultate, veçanërish­t në rritjen e vëmendjes së medias për raportet e auditimit dhe për institucio­nin në tërësi, si edhe ne rritjen e besueshmër­isë së qytetarëve ndaj institucio­nit.

Të gjitha iniciativa­t dhe veprimet e ndërmarra nga KLSH- ja për rritjen e transparen­cës dhe informimin e publikut kanë për qëllim ndërgjegjë­simin e palëve të interesit mbi rolin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhëni­eve efektive me Kuvendin, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, me qëllim rritjen e impaktit të punës audituese dhe mbështetje­n e misionit të KLSH- së, si institucio­n “watchdog” në shërbim të qytetarit shqiptar dhe Kuvendit, për të përmbushur në vijimësi rolin e vet kushtetues dhe për të garantuar transparen­cë dhe llogaridhë­nie në përdorimin e fondeve publike.

Kjo është arsyeja pse komunikimi efektiv me qytetarët është një nga sfidat më të mëdha dhe më të rëndësishm­e me të cilat përballen SAI- t sot dhe KLSH- ja po ecën në drejtimin e duhur.

* Drejtoria e Komunikimi­t, KLSH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania