Panorama (Albania)

Rama: Në fillim të pranverës nis montimi i shtëpive të reja

Veliaj: Kemi porositur 200 shtëpiza në formë kontenieri për strehimin e familjeve me fëmijë të vegjël

- MARIGLEN KUME

Në pranverën e këtij viti pritet që të nisë rindërtimi i lagjeve të reja me shtëpitë parafabrik­ate.

Kryeminist­ri Edi Rama i garantoi familjes Shkalla prej 6 anëtarësh në Farkë, se këto shtëpi që janë porositur janë me cilësi të lartë dhe antisizmik­e. “Kjo nuk është çështje parafabrik­ati apo tullash. Kjo është çështje që të kemi shtëpi më të mira, më të forta, shtëpi antisizmik­e. Ato që do të vijnë i kanë të gjitha ato parametra, janë shumë komode, i përdor Amerika, Gjermania dhe vende të tjera. Po ecim shumë shpejt me punët dhe besoj që në fillim të pranverës do të fillojmë të montojmë shtëpitë e reja”, tha Kryeminist­ri. Më tej, kreu i qeverisë sqaroi se në rastet kur do të ketë hapësirë për të ndërtuar, shtëpitë do të vendosen në vendin ku janë shembur ato ekzistuese­t. Në të kundërt, Kryeminist­ri tha se familjet do të shpërngule­n në lagjet e reja që do të ndërtohen, ndërsa toka në shtëpitë ekzistuese do të mbetet e tyre. “Këtu janë në tokën e tyre dhe shtëpitë do të ndërtohen këtu. Në rastet e tjera do të bëhen qyteza ku do të jenë më afër njëri- tjetrit, më afër me qendrën, me shërbimet, me spitalet, me kopshtet etj. Dhe jo në majë të malit, aty ku nuk vjen as urgjenca. Toka i mbetet atij që e ka dhe i zoti i punës të shkojë ta punojë dhe ta kthejë në shtëpi. Dhe jo të shkojë gjithë shtëpia aty se kanë bagëtitë. Mund të paguajnë një çoban apo tjetër, por nuk vijon kështu kjo histori. Në fund të marsit apo fillim të prillit, me kësmetin e Zotit fillojmë montimin e shtëpive të reja”, deklaroi Kryeminist­ri Rama. Nga ana tjetër, kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, dha lajmin se janë porositur 200 kontenierë, të cilët do të përdoren si zgjidhje e përkohshme për familjet, që kanë fëmijë të vegjël dhe nuk mund të përballojn­ë dot temperatur­at e ulëta në çadra. “Kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Kryeminist­ri na la porosi që ku ka fëmijë të vegjël, ku çadra nuk është komode, kemi porositur kontenierë. Kemi 200 familje me fëmijë të vegjël dhe që nuk kanë një plan B te një i afërt, ndërkohë me porosi të Kryeminist­rit kemi filluar edhe pastrimin e territorev­e ku do jenë lagjet e reja. Ti që je në tokën tënde dhe në një lagje të urbanizuar do të ta sjellim shtëpinë këtu, siç e porositi Kryeminist­ri. Ndërkohë, për të tjerët, do t’i grupojmë. P. sh., në Baldushk, ku më the se ke vëllain, atje kemi gjetur një tokë dhe ato 50 familje më mirë me i sjellë në një vend”, sqaroi Veliaj.

 ??  ?? Rama e Veliaj, dje në familjen Shkalla në Farkë
Rama e Veliaj, dje në familjen Shkalla në Farkë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania