Panorama (Albania)

Makron: Skemë e re për integrimin në BE

Plenkoviç: "E rëndësishm­e që vendet të zbatojnë reformat"

-

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, ka ringjallur shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një përgjigje pozitive në rrugën europiane. Sinjalin pozitiv Makron e dha gjatë takimit me Kryeminist­rin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ku theksoi se Franca shpreson që nga samiti i Zagrebit të prodhojë rezultate të suksesshme. Në fjalën e tij gjatë konferencë­s për shtyp, Makron tha se metoda e re që ka propozuar Franca për procesin e zgjerimit do të ofrojë shanse reale për përmirësim­in e jetës së qytetarëve në vendet që pretendojn­ë të hapin negociatat. Por edhe gjatë kësaj dalje, Makron nënvizoi kërkesën e tij që procesi të jetë edhe i kthyeshëm, ndryshe nga sa veprohet deri më tani. "Unë i ndaj përpjekjet tuaja që samiti në Zagreb në maj të arrijë unitet, i cili do të ishte një sukses për Europën. Franca ka propozuar një metodë të re për procesin e zgjerimit, në mënyrë që të mos jetë vetëm një proces burokratik, por një hap i vërtetë përpara politik, i cili mund të përshpejto­het ose të kthehet mbrapa. Duhet të jetë një proces që përmban kushte e gjithashtu përfitime konkrete për vendet kandidate. Do doja të nënvizoja fort dëshirën e Francës që samiti i Zagrebit të jetë i suksesshëm", tha Makron, i cili së bashku me Kryeminist­rin

Plenkoviç dhanë një deklaratë për shtyp para një dreke pune në Pallatin Elize në Paris. Ndërsa Kryeminist­ri kroat, Plenkoviç, vendi i të cilit do të ketë presidencë­n 6- mujore të BE- së deri në qershor, tha se qëndrimi i Francës mund të hapë perspektiv­a të reja për vendet e rajonit. Kreu i qeverisë kroate tha në fjalën e tij ndër të tjera se ky vend dëshiron ta zhbllokojë atë proces sepse konsideron se nuk ka asnjë alternativ­ë për perspektiv­at evropiane për vendet e Europës Juglindore. "Unë jam i kënaqur që Presidenti Makron shprehu optimizëm në lidhje me suksesin e samitit të Zagrebit. Ky takim është jashtëzako­nisht i rëndësishë­m për ne. Është në interesin tonë që vendet të jenë të qëndrueshm­e dhe të zbatojnë reformat ekonomike e sociale", tha Plenkoviç. Mediat kroate kanë bërë me dije se dy krerët e shteteve do të diskutojnë mbi modifikime­t në kornizën e negociatav­e mes vendeve kandidate dhe Bashkimit Europian si dhe largimin e Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë kontekst, për të dy zyrtarët çështja e zgjerimit të mëtejshëm të Unionit ishte një nga temat më të rëndësishm­e. Në samitin e BE- së, tetorin e kaluar, Franca, së bashku me Holandën, vuri veton në hapjen e negociatav­e të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Makron në tetor u shpreh se nuk ishin vetëm këto dy vende kundër dhe se BE duhet të mendojë për një qasje të re për procesin e negociatav­e.

 ??  ?? Makron dhe Plenkoviç
Makron dhe Plenkoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania