Panorama (Albania)

Viktima: Larg njerëzve të këqij, mashtrues e të pabesë

- MIRDITË

Një biznesmen 47 vjeç është ekzekutuar me snajper dje në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Viktima është shtetasi Kastriot Reçi, i cili është qëlluar teksa po dilte nga lokali në pronësi të tij, në qendër të qytetit. Sipas burimeve, 47vjeçari, i cili ishte pronar i një media lokale dhe kishte një rrjet kabllori në Lezhë, ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me si pasojë e një plumbi të marrë në zemër. Në vendin e ngjarjes ka pasur qytetarë të shumtë në momentin kur ka ndodhur vrasja. Ata nuk kanë dëgjuar të shtëna, por vetëm kanë parë që 47- vjeçari është shtrirë në tokë. Qytetarët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por duke e dërguar në spital të pajetë. Ndërkohë, burime të policisë thanë se viktima u qëllua nga tarraca e një pallati në distancë rreth 150 metra nga vendi ku ndodhej 47- vjeçari. Më pas ekzekutori e ka lenë snajperin në tarracën e pallatit dhe është larguar. Autori u largua me vrap në këmbë dhe ishte i maskuar. Mësohet se ai është kapur nga një kamera sigurie që është sekuestrua­r nga policia por identifiki­mi është i vështire për shkak së mban në kokë një maskë.

ARMA Kastriot Reçi u qëllua vetëm me një plumb në zemër, duke humbur jetën menjëherë. Paraditen e djeshme, 47- vjeçari kishte dalë nga banesa duke shkuar në lokalin e tij që ndodhej në qendër të qytetit. Pasi ka konsumuar një kafe me njerëz të njohur të tij, ai ka dalë për të shkuar në makinën e parkuar përballë lokalit. Kur sapo ka dalë nga dera e lokalit, ndaj tij është qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Policia nisi kontrollet rreth zonës ku ndodhi ngjarja, ndërsa në tarracën e një pallati gjeti një armë të vendosur në snajper. Snajperi është sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale, pasi mendohet se pikërisht me këtë armë është vrarë 47- vjeçari Reçi, kjo duke iu referuar dhe dinamikës së ngjarjes. Sipas burimeve nga uniformat blu, autorët dyshohet se e kanë ruajtur viktimën prej disa kohësh për ta ekzekutuar dhe nga tërësia e veprimeve hetimore bëhet e ditur se vrasja është kryer nga vrasës profesioni­stë, që mund të jenë të paguar për ta kryer këtë krim. Ata kanë vepruar në qetësi, pasi veprimet e tyre nuk kanë rënë në sytë e askujt. SHOQËROHEN DISA

PERSONA Në lidhje me ngjarjen, Policia ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve dhe familjarë të Reçit, të cilët u morën në pyetje. Po ashtu, janë sekuestrua­r edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve pranë vendit të ngjarjes, të cilat do të analizohen nga grupi hetimor. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi i posaçëm hetimor, me specialist­ë nga De

Në një postim të fundit në “Facebook”, të bërë më datë 1 janar, Kastriot Reçi ka ndarë një urim për Vitin e Ri, ku jepte edhe një mesazh. “Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pabesë”, shkruan 47- vjeçari. Ai ishte i martuar dhe baba i një fëmije të mitur. Që prej vrasjes së vëllait në Itali, ai i kishte kufizuar lëvizjet dhe më së shumti qëndronte vetëm në qytetin e Rrëshenit, aty ku edhe kishte banesën. Kastriot Reçi u ekzekutua gjatë mesditës së djeshme me armë zjarri në Rrëshen. 47- vjeçarit iu ekzekutua edhe vëllai i tij, Gaspër Reçi, dy vite më parë në Romë. Të dy vëllezërit kishin fëmijë. Policia dyshon se ekzekutime­t kanë të bëjnë me një mori vrasjesh që kanë ndodhur brenda dhe jashtë vendit gjatë viteve të fundit. Gaspër Reçi u ekzekutua me katër plumba në Tor Vergata të Romës. partamenti i Policisë Kriminale, DVP Lezhë dhe Komisariat­i i Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokuroris­ë dhe vijon puna për grumbullim­in dhe administri­min e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit.

HETIMET Pista kryesore e hetimit është përqendrua­r te hakmarrja, pasi ka dyshime që Kastriot Reçi mund të ketë qenë i përfshire në një vrasje të ndodhur më 9 shtator të vitit 2017, ku u ekzekutua në Rrëshen Saimir Jaku, ish- drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për Veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri kallashnik­ov nga dy persona ende të paidentifi­kuar, teksa ishte duke pirë kafe në një nga lokalet më të frekuentua­ra të qytetit të Rrëshenit, ndërsa mbeti i plagosur edhe shoku i tij. Më 28 prill të 2017- ës u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç, pikërisht i vëllai i Kastriot Reçit. Sipas autoritete­ve, dyshohet se vrasja e Gasper Reçit vinte si hakmarrje për ekzekutimi­n e Saimir Jakut. Nuk kaloi shumë dhe më 6 shtator 2017, në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshohet se ngjarja vinte sërish si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania