Panorama (Albania)

Horror në Mallakastë­r, nipi 16- vjeçar me dy shokët vret nusen e xhaxhait

Ngjarja ka ndodhur më datë 5 janar gjatë tentativës për grabitje. Viktima u dhunua, u lidh me litar e më pas u hodh në rezervuar

- MAJLINDA RAMA

Një krim makabër ka ndodhur tri ditë më parë në fshatin Gjerbës të Mallakastr­ës, ku një 16- vjeçar, në bashkëpuni­m me dy shokët e tij, rrëmbeu e vrau nusen e xhaxhait.

Sipas informacio­neve të Policisë, nipi i burrit ka shkuar për të vjedhur, por më pas vrau 50- vjeçaren Drita Saliaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 5 janar, ndërsa dje është bërë e mundur zbardhja e saj, duke vënë në pranga edhe autorët e krimit.

DENONCIMI

Autorë të dyshuar të ngjarjes janë 3 persona, ndërsa njëri prej tyre është nipi i familjes. Të tre shtetasit janë vënë në pranga dje nga Policia, ndërsa akuzohen për vrasjen e 50- vjeçares Drita Saliaj. Burimet zyrtare të Policisë bënë të ditur se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, familjarët e viktimës kanë denoncuar largimin misterioz të saj nga shtëpia. Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Mallakastë­r, në bashkëpuni­m me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

HETIMET

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur, djali i vëllait të burrit, në bashkëpuni­m me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020, kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50vjeçares dhe pas rezistencë­s së hasur nga kjo e fundit, e kanë lidhur dhe hedhur në rezervuari­n e fshatit Gjerbës. Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e Policisë Mallakastë­r dhe polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases Drita Saliaj. Në pranga u vunë: shtetasi L. Saliaj, 16 vjeç, nipi i viktimës, banues në Gjerbës; S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë; dhe

Ervis Zotkaj, 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastë­r.

NIPI

Burimet kanë treguar se nipi i burrit të viktimës e dinte që xhaxhai i vet ishte emigrant dhe gruaja jetonte e vetme në shtëpi. Ai ka planifikua­r të grabiste banesën e gruas, por kjo e fundit, edhe pse errësirë, ka arritur t'i pikasë të rinjtë dhe ka njohur nipin e burrit. Ajo dyshohet se ka bërë rezistencë duke u kërkuar të largohen dhe do ta harronte këtë çast, por të rinjtë, nga frika se do t'i denonconte, e kanë lidhur gruan dhe e kanë zhvendosur që aty duke e hedhur në rezervuari­n e fshatit rreth 2 kilometra larg banesës. Trupi i saj është gjetur ditën e djeshme nga rezervuari i fshatit, ndërsa do t'i nënshtrohe­t një ekspertize ligjore.

GRUAJA, E VETME NË SHTËPI

50- vjeçarja Drita Saliaj prej shumë vitesh mësohet se jetonte e vetme në shtëpinë e saj në fshatin Gjerbës, pasi burrin dhe dy djemtë i qëndronin në emigrim në Greqi. Nipi i burrit të saj dyshohet të ketë pasur informacio­ne që 50- vjeçarja mund të kishte shuma parash në shtëpi. Pas këtij informacio­ni, 16- vjeçari L. Saliaj ka bërë planin e grabitjes. Natën që ndodhi ngjarja askush nuk ka kuptuar gjë. Të nesërmen, familjarët e gruas, duke tentuar të lidhen në telefon, e kanë pasur të pamundur. Kjo ka bërë që ata të alarmohen te njëri- tjetri dhe të bindur se gruaja ishte zhdukur pa lënë gjurmë, i janë drejtuar Policisë për të bërë denoncim. Pa kaluar shumë kohë, Policia e Mallakastr­ës në bashkëpuni­m me atë të Fierit ka nisur kërkimet në fshatin Gjerbës. Nga hetimet ka rezultuar që 50- vjeçarja të jetë vrarë dhe hedhur në rezervuari­n e fshatit. Ajo është nxjerrë prej aty nga polumbarët, ndërsa familjarët nuk e kanë pritur aspak mirë këtë lajm. Ata kanë hedhur akuza të rënda ndaj autorëve, ndërsa kërkojnë dënimin më të rëndë për ta.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Ambientet e brendshme të banesës
Ambientet e brendshme të banesës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania