Panorama (Albania)

Policia: Nipi me shokët shkuan për të vjedhur shtëpinë e viktimës

-

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë, por e zbardhur vetëm ditën e djeshme, ka reaguar edhe Policia e Fierit. Sipas burimeve zyrtare, të rinjtë fillimisht kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50- vjeçares, por janë hasur me kundërshti­min e saj. "Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur më datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës. Arrestohen 3 shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes së 50- vjeçares. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariat­in e Policisë Mallakastë­r janë paraqitur familjarët e shtetases D. S., 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50- vjeçares. Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Mallakastë­r, në bashkëpuni­m me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen. Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpuni­m me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50vjeçares dhe pas rezistencë­s së hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuari­n e fshatit Gjerbës. Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e Policisë Mallakastë­r dhe polumbarët e Repartit Special RENEA u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S. Specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan shtetasit: L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës; S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë; dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastë­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania