Panorama (Albania)

Grabiten zyrat e fondit financiar, autori i maskuar e me levë

-

TIRANE - Një grabitje ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e "Komunës së Parisit", në Tiranë, ku një person i dyshuar si autor i ngjarjes ka hyrë i maskuar e me levë në ambientet e një fondi financiar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18: 00, ndërsa mësohet se një person i maskuar me kapuç dhe me një levë në dorë, është futur në filialin e kësaj kompanie që jap kredi të vogla dhe u ka marrë rreth 50 mijë lekë të rinj te banaku punonjësve, nën kërcënimin e levës. Burimet thanë se menjëherë sapo ka marrë paratë, autori është larguar me vrap përmes rrugicave të zonës. Në vendngjarj­e ka shkuar menjëherë Policia, e cila po heton për zbardhjen e saj. "Rreth orës 18: 07, në rrugën ' Medar Shtylla', në një zyrë që i përket një institucio­ni financiar për kredidhëni­e në shuma të vogla, një person ende i paidentifi­kuar dhe i paarmatosu­r, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të rinj dhe është larguar me vrap. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë ' Shqiponjat', Patrulla e Përgjithsh­me dhe Forca e Posaçme Operaciona­le e Policisë së Tiranës. Grupi hetimor po punon për identifiki­min dhe kapjen e autorit", tha në njoftimin paraprak Policia e Tiranës. Policia ka sekuestrua­r kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifiki­min e autorëve, si dhe ka marrë dëshmitë e punonjësve që ndodheshin brenda institucio­nit në momentin e grabitjes. Ata kanë përshkruar të dyshuarin, që sipas tyre ka vepruar i vetëm, por megjithatë nuk kanë arritur t'i shohin dot fytyrën. Forca të shumta Policie blinduan mbrëmë Tiranën, në ndjekje të autorit të dyshuar të grabitjes.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi grabitja
Vendi ku ndodhi grabitja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania