Panorama (Albania)

U bë shkak për vdekjen e së dashurës, lirohet 17- vjeçari

Gjykata e Beratit pushoi çështjen, nuk provohet akuza ndaj të riut

- XHENTILA GJOSHI

Gjykata e Beratit ka liruar nga burgu 17vjeçarin Davide Kovaçi, i akuzuar se u bë shkak për vetëhelmim­in me pesticide të një 16vjeçarej­e. Ngjarja ka ndodhur tetë muaj më parë, ndërsa u vetëhelmua 16vjeçarja Adela Çaçi.

Sipas Gjykatës së Beratit, lirimi i të riut dhe pushimi i çështjes në ngarkim të tij u bë pasi nuk ka pasur prova në celularin e 17- vjeçarit që e përfshijnë në ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth një vit më parë. Atë kohë, në telefonin e vajzës kishte mesazhe dhe thirrje të vazhdueshm­e nga 16- vjeçari, i cili e kërcënonte se do t'i publikonte një video komprometu­ese që ai dispononte. Prindërit e vajzës kishin disi dijeni në lidhje me këto kërcënime, pasi një ditë para se të pinte lëndë helmuese, vajza u kishte treguar se ndihej e shqetësuar nga shoku i gjimnazit. Ndërkohë, në Polici ata nuk kishin bërë asnjë denoncim. E regjistrua­r për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, çështja penale për "Shkaktimin e vetëvrasje­s" në ngarkim të 17vjeçarit Davide Kovaçi është pushuar. Kjo çështje mbërriti për kompetencë në Gjykatën e Beratit nga Gjykata e Vlorës për moskompete­ncë. Davide Kovaçi akuzohej se pas kërcënimev­e që i kishte bërë 16- vjeçares Adela Çaçi se do t'i publikonte foto intime, kishte shkaktuar vetëvrasje­n e saj.

AKUZA Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë caktoi fillimisht masën e sigurisë "Arrest në burg" për 17- vjeçarin David Kovaçi, i cili u akuzua se kërcënoi me mesazhe të miturën Adela Çaçi. Të dy të rinjtë prej disa muajsh kishin një lidhje dashurie, ndërsa ndërprerja e saj ka bërë që ish- i dashuri t'i kërkonte para për të mos i publikuar videot intime që kishte në telefon. Mirëpo, 17- vjeçari ka mohuar akuzën e shantazhim­it me video. Pas arrestimit nga Policia e Beratit, çështja i kaloi Prokuroris­ë së Vlorës. 16vjeçarja Adela Çaçi i dha fund jetës duke pirë pesticide, pas shantazhev­e, sipas Policisë, për publikimin e një videoje nga ish- i dashuri i saj. Ky i fundit dyshohet se i ka kërkuar disa herë një shumë prej rreth një mijë lekësh të rinj, në të kundërt do të publikonte videon. 16- vjeçarja, në kushte të rënda psikologji­ke, piu pesticide. Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Beratit dhe më pas u nis drejt kryeqyteti­t për ndihmë më të specializu­ar, por disa orë më vonë ndërroi jetë. Banonte në fshatin Duhanas, ndërsa shkollën e mesme e kryente në qytetin e Beratit, në të njëjtën shkollë ku studion dhe 17- vjeçari i arrestuar. Të dy adoleshent­ët ishin nxënës në Shkollën e Mesme Profesiona­le të Ekonomisë dhe Turizmit "Kristo Isak", në qytetin e Beratit. 16- vjeçarja kishte shfaqur një sjellje të pazakontë para se të kryente aktin ekstrem. Madje, një ditë para se të kryente vetëhelmim­in, ajo kishte vënë në dijeni dhe prindërit për situatën që po kalonte. Adela ishte një nga nxënëset më të mira të shkollës. Drejtori i shkollës, Ferik Koçi, ka deklaruar se 16vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme apo shqetësime te mësuesit dhe psikologet e shkollës.

 ??  ?? Viktima Adela Çaçi
Viktima Adela Çaçi
 ??  ?? Davide Kovaçi, i liruar nga Gjykata
Davide Kovaçi, i liruar nga Gjykata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania