Panorama (Albania)

Do trafikonte një vajzë për prostituci­on, arrestohet i kërkuari

-

Në vijim të operacioni­t policor të koduar "Return", që u organizua në tetor të vitit që sapo kaloi, është vënë në pranga një tjetër shtetas, i cili ishte shpallur në kërkim për "Trafikim të personave të rritur", kryer në bashkëpuni­m. Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në Policinë e Tiranës, në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganiz­uar është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, 33- vjeçarit me iniciale A. Ç.. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më 01.11.2019, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i personave të rritur", kryer në bashkëpuni­m. Ky shtetas, më datë 06.10.2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar një shtetase që të pranonte të shfrytëzoh­ej për prostituci­on në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Gjatë këtij operacioni, që nisi në muajin tetor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale E. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, gjatë intervisti­mit të një 30- vjeçareje nga Fieri kanë dyshuar në thëniet e saj për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj duke njoftuar Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. Si rezultat i hetimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja dhe dokumentim­i i këtij rasti kriminal, si dhe kapja e arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., i cili do shoqëronte 30- vjeçaren drejt Italisë. Shtetasi E. Ç., në momentin që ka parë bllokimin e 30vjeçares, ka tentuar të largohet nga aeroporti, por është kapur nga shërbimet e Policisë. Po në vijim të veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e tre shtetasve, A. Ç. ( tashmë i arrestuar), R. Xh., dhe K. Q., dhe vijon puna për kapjen e tyre. Nga hetimet rezultoi se shtetasi i arrestuar në bashkëpuni­m me shtetasit A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., nëpërmjet përdorimit të dhunës, kishin detyruar 30- vjeçaren që ajo të pranonte të shfrytëzoh­ej për prostituci­on në Itali dhe këta shtetas mbrëmjen e datës 5 tetor 2019 kishin organizuar trafikimin e saj nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania