Panorama (Albania)

Ajatollah kërkon sulme të drejtpërdr­ejta ndaj SHBA

Trump dërgon bombardues­it, trupat amerikane largohen nga rajoni

-

Ajatollah Ali Khamenei ka bërë thirrje për sulme të drejtpërdr­ejta ndaj interesave amerikane si hakmarrje për vdekjen e komandanti­t të forcave elitare Quds, Qassem Soleimani.

Khamenei ka urdhëruar forcat iraniane për sulme direkte dhe që të mos mbështeten te bashkëpunë­torët e Iranit në rajon. Lideri suprem, i cili ka qarë në publik për vdekjen e Soleimanit, ka deklaruar se do të ndërmarrë një hakmarrje të rëndë për sulmin me dron që vrau gjeneralin. Ndërsa kreu i gardës revolucion­are iraniane, Hossein Salami, u zotua në funeralin e Soleimanit se “do t’u vërë flakën” aleatëve amerikanë në rajon. “Martiri Qassem Soleimani është më i fuqishëm... tani që ka vdekur. Armiku e vrau atë padrejtësi­sht. Ne do të hakmerremi. Ne do t’u vendosim flakën atyre që ata pëlqejnë”, tha Salami, duke nxitur thirrjet “Vdekje Izraelit!”. Teherani thotë se ka punuar mbi 13 grupe planesh për hakmarrje ndaj vrasjes së Soleimanit. Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha se edhe më i dobëti mes tyre do të ishte një makth historik për SHBA. “Nëse trupat amerikane nuk e lënë rajonin tonë vullnetari­sht dhe menjëherë, ne do të bëjmë diçka për t’i përcjellë ata horizontal­isht”, tha Shamkhani. Forcat amerikane janë përgatitur për hakmarrje dhe koalicioni i drejtuar nga SHBA kundër ISIS tha në një deklaratë se po ndalonte luftën e tij kundër xhihadistë­ve për t’u mbrojtur. NATO ka njoftuar të martën se do të largojë një pjesë të personelit nga Iraku për shkak të rritjes së rrezikut ndaj sigurisë së tyre pas vrasjes së gjeneralit iranian. Zyrtarët amerikanë po përgatiten që Irani t’i përgjigjet vrasjes së gjeneralit të tij më të fuqishëm me sulme ndaj një komandanti ushtarak amerikan. Presidenti Donald Trump urdhëroi sulmin e 2 janarit kundër gjeneralit Qassem Soleimani, kreut të forcës elitare Quds Force të Iranit, pas vdekjes së një kontraktor­i amerikan në Irak. Tani zyrtarët besojnë se hapat e ardhshëm nga Irani do të përcaktojn­ë rrjedhën përfundimt­are të krizës. Inteligjen­ca amerikane nuk është e qartë nëse lëvizjet e fundit ushtarake të Iranit janë krijuar për të forcuar mbrojtjen e Teheranit apo për t’u përgatitur për një sulm. Ndërkohë, SHBA po vazhdon të forcojë pozicionet e veta në rajon. Një zyrtar tha që SHBA parashikon­te një sulm të madh brenda një ose dy ditësh. Pentagoni ka dërguar gjashtë bombardues “B- 52” në bazën ushtarake “Diego Garcia” në veri të Oqeanit Indian si përgatitje për vazhdimin e mundshëm të sulmeve ushtarake ndaj Iranit. SHBA ka disa baza në vendet fqinje të Iranit, por zgjodhi bazën “Diego Garcia” sepse nuk arrihet as nga raketat me rreze më të gjatë që disponon Irani. Forcat ajrore amerikane kanë performuar një shfaqje të madhe fuqie duke lançuar 52 avionë të fshehtë luftarakë “Lightning II” plotësisht të armatosur, nga baza ajrore në Utah. Numri i avionëve “F- 35A” që vlejnë në total 4.2 miliardë dollarë, përkonte me numrin e lokacionev­e që SHBA ka deklaruar se do të godasë në Iran, në rast se ata kundërpërg­jigjen për vrasjen gjeneralit Soleimani.

Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë për të përcjellë gjeneralin të martën, në qytetin e tij të lindjes, Kerman. Mbipopulli­mi kishte shkaktuar kaos dhe shtypje, e cila la 56 njerëz të vdekur dhe 213 të plagosur. Varrosja e Soleimanit u shty pas kësaj ngjarjeje, por më vonë u zhvillua në seksionin e dëshmorëve në Kerman.

 ??  ?? Makina me trupin e Soleimanit
Makina me trupin e Soleimanit
 ??  ?? Parlamenta­rët iranianë ne seancën e së martës, ku thirrën Vdekje Amerikës
Parlamenta­rët iranianë ne seancën e së martës, ku thirrën Vdekje Amerikës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania