Panorama (Albania)

Europianët në grackën e Trumpit

- BARBARA WESEL*

Ishte një fillim dramatik për një vit, që kërcënon të bëhet një udhëtim i ashpër me zigzage. Europianët, që u tronditën në paqen e tyre të pushimeve nga lajmi për vrasjen e papritur të njeriut të dytë më të fuqishëm të Iranit, tani duhet të paguajnë pasojat. Të painformua­r dhe të pafuqishëm si zakonisht, ata përballen sërish me pasojat e vendimeve të njëanshme spontane të Presidenti­t të SHBA- ve. Ata ndodhen të kapur në kurthin e Trumpit dhe nuk mund ta çlirojnë veten prej saj.

ASNJË ILUZION Të gjitha iluzionet se me qeverinë në Uashington mund të ketë një bashkëpuni­m të arsyeshëm racional në politikën e jashtme, janë zhdukur prej kohësh. Thëniet cinike të ministrit të Jashtëm të SHBA- ve, Mike Pompeo, i cili i akuzon europianët për mungesë mbështetje­je në Lindjen e Mesme, theksojnë pafuqinë e tyre. Mund të pyesësh veten se ku i vete mendja atij pas vdekjes së Soleimanit - për trupa për një luftë të udhëhequr nga SHBA në Lindjen e Mesme? Është porcioni i marrëzisë në deklaratat e tij dhe të Presidenti­t Trump që e bën situatën e rrezikshme edhe më shqetësues­e.

Tani Presidenti amerikan në të vërtetë kishte premtuar se do t’u jepte fund luftërave të pafundme në Lindjen e Mesme dhe do t’i sillte ushtarët amerikanë në shtëpi. Edhe vëzhgues me përvojë të politikës amerikane në Lindjen e Mesme nuk mund të shpjegojnë se si përshtatet kjo me goditjen kundër Soleimanit. Frika është se thjesht mungon një strategji e mëtejshme pas aksionit dhe sulmit me dron në Aeroportin e Bagdadit.

Kjo nuk ka të bëjë as me “America First”, me qëllimin e deklaruar të Trumpit, kur bëhet fjalë për marrëdhëni­et ekonomike.

Për sa i përket politikës së jashtme, europianët e gjejnë veten të bllokuar në një politikë amerikane të formuar nga turbullime­t emocionale të një presidenti të paparashik­ueshëm dhe mbështetës­ve të tij neokonë të dehur nga pushteti, që janë rikthyer në pushtet në Uashington. Në thelb, shpjegimi i vetëm për vrasjen e Soleimanit në këtë pikë është: “Because we can - sepse jemi në gjendje ta bëjmë”. EUROPËS I MBETET VETËM

DIPLOMACIA Pa dyshim: europianët duken të dobët dhe të pafuqishëm, kur kërkojnë në deklaratat e tyre të përbashkët­a deskalim, pasi partneri i tyre i dyshuar SHBA ka bërë gjithçka për të përkeqësua­r situatën.

Por mund të ketë një dritare për përpjekjet diplomatik­e për të parandalua­r të ndodhin gjëra më të këqija. E qartë është se Teherani po planifikon një kundërsulm; detajet do të vendosin nëse do të ketë një përshkallë­zim të mëtejshëm apo jo. Vendimi mund të jetë ende i hapur. Shefi i diplomacis­ë së BE- së, Borell, ishte i pari që kërkoi kontakt me ministrin e Jashtëm iranian dhe dëshiron të ndikojë ndaj tij në një takim krize të europianëv­e.

Vërtet që Teherani ndërkohë ka njoftuar fundin e detyrimeve të tij për të ndaluar pasurimin e uraniumit sipas marrëveshj­es bërthamore, të cilën Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania luftuan ta mbanin gjallë vitin e kaluar. Por edhe kjo derë nuk është e mbyllur përgjithmo­në, për sa kohë që inspektorë­t lejohen ende të qëndrojnë në vend. Ende ekzistojnë disa sinjale që qeveria iraniane mund të bisedojë me europianët.

E qartë është se askush në Europë nuk po derdh ndonjë lot për Ghassem Soleimanin. Ai ishte përgjegjës për qindra e mijëra vdekje, veçanërish­t në Siri dhe Jemen, dhe ishte mbrojtësi i atyre luftërave me prokurë dhe i milicëve që synojnë të çimentojnë supremacin­ë e Iranit në rajon. Shtypja e përgjakshm­e e gjithë rezistencë­s ishte pjesë e programit. Megjithatë, vrasja e tij e papritur shkaktoi një valë shoku.

NË FILLIM TË VITIT, VËSHTRIMI NË HUMNERË Europianët tani duhet të përdorin kontaktet e tyre ekzistuese me qeverinë iraniane dhe t’i bëjnë thirrje vullnetit të regjimit për të mbijetuar. Teherani e di se do ta humbiste një konfrontim të drejtpërdr­ejtë ushtarak me Shtetet e Bashkuara. Dhe situata ekonomike në vend është tashmë e tensionuar, siç tregon vala e fundit e protestave.

A ka akoma vend për një zgjidhje politike? Negociator­ët europianë nuk kanë asnjë shans, por duhet ta përdorin atë. Kërcënimi i luftës së hapur mund t’i intensifik­ojë përpjekjet diplomatik­e. Nga ana tjetër, viti i ri do të tregojë shpejt se sa e fortë është tendenca e vetëvrasje­s te të gjithë ata që janë përfshirë. Ky vështrim në humnerën politike mund të na ishte kursyer edhe për disa muaj. D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania