Panorama (Albania)

EMRAT NGA ATP Kompensimi, 1 miliard USD për 21 mijë pronarë

Zbardhet raporti i fundit i Agjencisë së Pronave. Fatura për kompensimi­n arrin në 1 miliard USD. Emrat e përfituesv­e nga 1996 dhe pse ka pak aplikime

- TIRANE

Kur po bëhen gati 4 vite nga miratimi i paketës së re ligjore, qeveria e ka tashmë një faturë që duhet për të përmbyllur procesin e kompensimi­t të pronarëve.

Vlerësimi i kryer me skemën e re, ku si bazë shërbeu zëri kadastral i origjinës së pronës, penalizoi jo pak prej këtyre familjeve, duke i skeduar si të kompensuar­a. Sipas një raporti të Agjencisë së Trajtimit të Pronave dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë, në përfundim të vlerësimit financiar për më shumë se 21 mijë dosje, fatura e dalë është rreth 100 miliardë lekë ose thënë ndryshe, 1 miliardë dollarë. Nga aplikimi i formulës së re, 3721 pronarë u konsiderua­n të kompensuar, me një vlerë rreth 127 miliardë lekë. "Në periudhën janar- gusht kanë përfunduar së vlerësuari gjithsej 25,968 vendime përfundimt­are për kompensim të viteve 1993- 2013, vlerësim prej të cilit rezultuan të dhënat si më poshtë: 21,429 vendime u vlerësuan financiari­sht me një vlerë prej 100,655,738,106 lekësh, vlerë e cila pritet të ndryshojë, pasi ATP- ja është në pritje të përfundimi­t të ankimeve nga subjektet në bazë të afateve ligjore. Së dyti, 3721 vendime konsideroh­en të kompensuar­a", vihet në dukje në raport.

KOMPENSIMI

Pavarësish­t se procesi i vlerësimit ka përfunduar, numri i kërkesave në Agjencinë e Pronave ka qenë i ulët. Kjo gjë vihet në dukje edhe në raportin e Agjencisë, ku thuhet po ashtu se kjo ka ardhur për shkak edhe të ndryshimit të skemës dhe orientimit drejt kompensimi­t fizik. Sipas ATPsë, pritshmëri­të e pronarëve ishin për kompensim financiar. Në kushtet kur kjo është e pamundur të realizohet, e vetmja mundësi që iu mbetet është pagesa e përshpejtu­ar, me anë të së cilës marrin deri në 40 për qind të vlerës që prona ka dhe heqin dorë nga pjesa e mbetur. "Numri i vogël i kërkesave të ekzekutuar­a ka të bëjë me faktin që ATP- ja i dha prioritet përfundimi­t të procesit të vlerësimit të gjithë vendimeve, me qëllim nxjerrjen e faturës financiare. Gjithashtu, ndryshimet ligjore të VKM- së nr. 223/ 2016 të ndodhura në dhjetor 2017 i dhanë prioritet kompensimi­t fizik nga fondi i tokës së ATPsë dhe pritshmëri­a e subjekteve për të përfituar kompensim financiar ka bërë që subjektet në bazë të kësaj po orientohen më tepër drejt aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë. Kjo lidhet edhe me numrin e vogël të aplikimeve për kompensim", theksohet në raport. Me ndryshimet e bëra, prioritet ka marrë kompensimi në pronën e njohur. Pra, për çdo familje të shpronësua­r do të shikohet fillimisht mundësia që t'i kthehet një pjesë e tokës që i është konfiskuar. Nëse kjo nuk realizohet, pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht për 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të rinj. Pjesa e mbetur do të mbulohet nga fondi i tokës, që ATP- ja disponon. Përveç kësaj, pronarët kanë të drejtë të zgjedhin edhe skemën e pagesës me këste, pjesëmarrj­en në ankand ose kompensimi­n në masën 100 për qind nga fondi fizik.

APLIKIMET

Janë më shumë se 1300 kërkesa të dorëzuara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave nga pronarët. Duhet thënë që në këtë fazë të parë mund të aplikojnë të gjithë, pasi viti i vendimit nuk kushtëzon kompensimi­n. Kjo do të thotë që rendi kronologji­k do të aplikohet si kriter në mesin e atyre që kanë aplikuar. Në këtë mënyrë, ata me vendime më të hershme do të kenë përparësi gjatë trajtimit dhe kompensimi­t. Sa u takon aplikimeve, me ndryshimet e bëra nuk do të jetë më e nevojshme që pronarët të shkojnë në Gjykatë, kjo gjë shmanget, pasi për të vërtetuar nëse një vendim është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, nuk nevojitet shkresë zyrtare, mjafton vetëm një deklaratë noteriale, e cila do të ketë të njëjtin funksion. Nga ana tjetër, as për faktin nëse është përfituar tokë me 7501 nuk duhet më vërtetim, por vetëm deklaratë noteriale. Nga pronarët kërkohet po ashtu konfirmimi nga ZVRPP- ja përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s, dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve, prokurë, numër llogarie dhe dokument identifiki­mi. "Për periudhën janar- gusht janë kryer 122 aplikime nga subjektet për t'u njohur me të drejtën për kompensim financiar dhe fizik dhe në total pranë këtij sektori janë administru­ar 1371 kërkesa, me objekt ekzekutimi­n e vendimeve të vlerësuara financiari­sht. Vihet re se një pjesë e aplikimeve kanë mangësi në plotësimin e kërkesës për konfirmimi­n e gjendjes juridike të pronës e cila do të kompensohe­t, informacio­n që e marrin nga ishZVRPP, tashmë ASHK. ATP, sipas rastit, ka vijuar me njoftimin e subjekteve për plotësimin e mangësive të dosjeve dhe do të vijojë me trajtimin e tyre pasi këto mangësi të plotësohen", thuhet më tej në raport.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania