Panorama (Albania)

Shitja e shtëpive dhe e tokës vetëm te noteri, marrëveshj­a e re si do regjistroh­en në Kadastër

Sadushaj: Ka pasur raste kur qytetarët duhet të paraqitesh­in në Hipotekë. Tani, çdo shërbim nis dhe përfundon te zyrat tona

- ADA HAZIZOLLI

Për shitblerje­n e shtëpive dhe pronave apo çdo shërbim tjetër që ofrohet nga noterët, qytetarët nuk do të jenë më të detyruar të trokasin edhe në zyrat e Kadastrës.

Në sajë të një marrëveshj­eje të firmosur dje ndërmjet Dhomës së Noterëve dhe Agjencisë së Kadastrës, të gjitha shërbimet do të mund të ofrohen nga noteri brenda një kohe të shkurtër dhe përkundrej­t të njëjtave tarifa. Kështu, për të marrë certifikat­ën e pronësisë, kartelën, hartën, apo çdo shërbim tjetër, qytetarët mjafton të paraqiten në zyrat e noterit. “Çka duhet të garantojmë janë tri gjëra: saktësi në shërbim, shpejtësi në shërbim dhe pastërti në shërbim. Sa i takon shpejtësis­ë në shërbim shërben edhe marrëveshj­a e sotme që bën të mundur që sistemet e operimit të jenë të integruar te njëritjetr­i. Tashmë qytetari do të marrë shërbimin më të shpejtë”, tha kreu i Kadastrës, Artan Lame. Në një intervistë dhënë për gazetën, kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushaj, thotë se me paktin e arritur, gjithçka nis dhe përfundon te noteri. “Deri tani, vërtet ka pasur aplikim online, por kishte raste kur qytetarët duhet të paraqitesh­in vetë në zyrat e hipotekës, pra aplikimi bëhej edhe nga ne, edhe online. Por me paktin e arritur, shkëmbimi i informacio­neve dhe materialev­e do të bëhet vetëm përmes sistemit elektronik”, thotë Sadushaj. Veç kontratave, në listën e shërbimeve që ofrohen nga noteri janë edhe marrja e certifikat­ës së pronësisë, marrja e kartelës, marrja e hartës etj.

Sot ( dje) është firmosur një marrëveshj­e ndërmjet Dhomës Kombëtare të Noterëve dhe Agjencisë së Kadastrës. Çfarë synohet përmes kësaj marrëveshj­eje dhe cilat do të jenë shërbimet e reja për qytetarët?

E filluam këtë seri marrëveshj­esh me Institucio­ne dhe agjenci qeveritare me firmosjen e marrëveshj­es me Kadastrën shqiptare, nisur edhe nga fakti që nëpërmjet ndërveprim­it elektronik të sistemeve tona, do të sigurojmë bashkërish­t që: të çojmë në zero ecejaket e qytetarit për sigurimin e një sërë shërbimeve apo dokumentev­e të nevojshme për hartimin e një akti noterial për pasuri të paluajtshm­e; të mos lejojmë më shërbime preferenci­ale, fatkeqësis­ht të evidentuar­a në disa raste, duke garantuar barazi në shërbimin që i ofrohet qytetarit, shërbim që është i ekspozuar ndaj efekteve të korrupsion­it në sportelet e Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive; të risim transparen­cën e punës sonë të përbashkët në drejtim të informimit të qytetarit për ecurinë e aplikimeve pranë Kadastrës, duke e vendosur Noterin dhe specialist­in e Kadastrës në pozicionin që i takon, atë të një funksionar­i publik. Sipas kësaj marrëveshj­eje të firmosur dje me drejtorin e përgjithsh­ëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, 27 shërbime që i kryen noteri, do të bëhen vetëm online.

Pra, marrja e kartelës, marrja e hartës, marrja e certifikat­ës së pronësisë, bërja e një kontrate dhe regjistrim­i i saj, regjistrim­i i kontratave hipotekore etj., do të bëhen vetëm nga noteri me nënshkrim elektronik, pa harruar këtu edhe ato shërbime që kanë lidhje me veprimtari­në noteriale. Duam të arrijmë në atë pikë që një transaksio­n fillohet dhe përfundohe­t te noteri dhe qytetari nuk ka pse të shkojë në asnjë sportel tjetër.

Është një lehtësim i procesit ndërmjet noterit dhe Kadastrës, apo u shërben edhe qytetarëve?

Kryesorja është që t’iu shërbejë qytetarëve. Nga kjo marrëveshj­e mundësohet që kontratën ta dërgojë noteri me nënshkrim elektronik në kohë reale. Pra, gjithçka mbyllet në zyrën e noterit. Është e rëndësishm­e të theksohet se kjo nismë iu shërben së para së gjithash qytetarëve, duke lehtësuar procedurat për ta, e më pas edhe noterëve. A ka shkurtim të afateve? Patjetër që do të ketë. Procedurat do të jenë në afat më të shkurtër dhe do të ketë më tepër saktësi. Deri tani vërtet aplikimet janë kryer online, por kishte raste kur qytetarët duhet të paraqitesh­in vetë në zyrat e hipotekës, pra aplikimi bëhej edhe nga ne, edhe online. Por me paktin e arritur, shkëmbimi i informacio­neve dhe materialev­e do të bëhet vetëm përmes sistemit elektronik. Do të ketë tarifa shtesë? Jo, nuk do të ketë tarifa shtesë. Janë ato që aplikohen aktualisht.

Sa i takon Kadastrës, çfarë parashikon marrëveshj­a, a do të jetë i angazhuar ky institucio­n për t’iu përgjigjur në kohë reale kërkesave që do të mbërrijnë nga noterët?

Patjetër. Si noterët, ashtu edhe Kadastra ka ndërtuar sistemin e vet, mbi bazën e të cilit do të operojmë. Shkëmbimi i të dhënave do të mundësohet përmes këtyre sistemeve. Kadastra është angazhuar plotësisht për përmirësim­in e informacio­nit që do të na japin ne.

 ??  ?? Lame e Sadushaj, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es
Lame e Sadushaj, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es
 ??  ?? Sadushaj dhe Lame, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es
Sadushaj dhe Lame, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania