Panorama (Albania)

Kush do t’i ndalojë Al Kaponet e sipërmarrj­eve shqiptare

- NIKOLLAQ NERANXI

Korrupsion­i është slogani i jetës sot. Ai është ligji...

kur nuk respektohe­t ligji i vërtetë, ai po minon vendin. Ligjvënësi­t e ndershëm numërohen me gishtat e dorës, ata të qytetit tim, me gishtat e njërës dorë. Virtytet, nderi, e vërteta dhe ligji janë zhdukur. Jemi të gjithë mashtrues dhe të korruptuar, na pëlqen t’ia hedhim lehtë. E nëse nuk arrijmë të nxjerrim bukën në mënyrë të ndershme, atëherë e bëjmë në mënyra të tjera”.

Nuk po flasim për Shqipërinë e sotme, edhe pse çdo frazë e këtij citimi e përshkruan më së miri atë. Këto janë fjalët e mafiozit Al Kapone, teksa përshkruan­te Amerikën e viteve 1920. Dhe ashtu siç bëjnë të korruptuar­it te ne, Kapone relativizo­nte gjithçka, duke thënë se në një mjedis të korruptuar, nuk mund të mbijetosh me ndershmëri dhe fajin nuk kanë pse e kërkojnë vetëm tek ai.

Sot, pas 100 vitesh, Al Kaponet jetojnë dhe korruptojn­ë për ditë në një vend të vogël që quhet Shqipëri. Sot, paraja e korrupsion­it të pushtetarë­ve dhe ajo e krimit shohin në të njëjtin drejtim dhe janë bashkë për një qëllim, që të kapin çdo hallkë të mundshme të ekonomisë shqiptare, në mënyrë që vetëm ata të kenë kontrollin mbi çdo biznes. Dhe në këtë mënyrë, gjykatësi, politikani, polici dhe krimineli, bëhen klasa e re e biznesit dhe ashtu të bashkuar, në simbiozë të plotë, ata nuk mund t’i ndalë më askush… …

Ose edhe mundet, të paktën kështu shpresojmë, se po vdiq shpresa, ka vdekur çdo gjë… Sot, sytë tanë janë kthyer nga SPAK, si e vetmja shpresë se do të vendoset drejtësi dhe kjo vetëm për arsye se ndërkombët­arët kanë vënë dorë dhe kanë investuar për këtë strukturë të drejtësisë, të asaj drejtësie që për 30 vite bëri çdo gjë, por jo punën e saj. SPAK e ka shumë të qartë realitetin ku ndodhemi, në Shqipëri po jetojmë kohërat e Al Kapones, jemi 100 vite mbrapa, ky nuk është skenar i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë.

Njerëz që merren me aktivitete të paligjshme, që edhe vrasin nëse dikush kërkon t’i ndalojë, që korruptojn­ë gjykatës e policë, ministra e deputetë, njerëz që askush nuk guxon t’u dalë përballë. Jetojmë në epokën që Kapone e quante “amerikaniz­ëm”, ku çdo mundësi kapet me të dyja duart dhe shfrytëzoh­et në maksimum. Dhe mundësitë në gjuhën e mafies janë krimi dhe korrupsion­i, sa më shumë, sa më lart, për të qenë të paprekshëm, sepse nëse dikush që nuk blihet me para, ai patjetër do të blihet me shumë para. Prandaj, sot, nëse ndokush e ka ndarë mendjen që të bëhet me të vërtetë drejtësi në këtë vend, problemeve u duhet shkuar në thelbin e tyre.

E thënë më konkretish­t, nëse SPAK merret me fakte si ato nëse u blenë apo jo votat në Dibër, nëse një kryetar bashkie kishte apo jo lidhje me trafikantë droge etj., fare mire si fillim, mund të marrë në dorë gjithë dokumentac­ionet e bizneseve të mëdha në vend dhe të shohë ecuritë e tyre në vite. Është matematikë shumë e thjeshtë; nëse u rritën, ku i morën paratë? A paguan taksa, a prenë fatura tatimore, a e kaluan mallin në doganë? Gjithçka është lehtësisht e verifikues­hme, sepse me të vërtetë po jetojmë në epokën e Al Kapones, por jemi në kohërat e zhvillimit teknologji­k ose të revolucion­it dixhital, siç thotë Kryeminist­ri Rama dhe çdo veprim lë gjurmë.

Aty duhen kërkuar njerëzit që pastrojnë paratë e korrupsion­it dhe krimit dhe shtojnë fitimet e tyre, nga aty hyn dhe më pas del, paraja e pistë, aty gjenden investitor­ët e së keqes në këtë vend. Prandaj duhet urgjent veting në ekonomi, sepse sot më shumë se asnjëherë më parë, me frikën nga SPAK, paratë e krimit dhe korrupsion­it, kanë gjetur strehim në bizneset e rëndësishm­e në vend, me shpresën se aty do të jenë më të sigurta dhe do të pastrohen. Këto lloj biznesesh kryejnë sot një terror të mirëfilltë në treg. Klientët e mi më tregojnë të trembur se mafiozët sipërmarrë­s kërcënojnë se nëse nuk do të blejnë produktet e tyre, do t’u sjellin tatimet për gjoba, madje i kërcënojnë duke iu përmendur fëmijët.

Tamam si Al Kapone dikur, i cili detyronte lokalet të blinin pijet e tij alkoolike dhe kush nuk pranonte, i hidhte lokalin në erë. E meqë jemi te pijet alkoolike, klientët e bareve dhe restorante­ve, me të cilët punoj prej 30 vitesh, më rrëfejnë se një Al Kapone, dikur punonjës dogane e sot sipërmarrë­s, krahas shumë veprimeve të paligjshme në biznesin e tij, pak ditë para vitit të ri, i kishte çuar disa lokaleve me qindra litra pije falas, gjë që unë nuk arrija ta besoja. Që të falësh aq shumë mall për të kapur tregun, në radhë të parë duhet të punosh shumë para korrupsion­i, në radhë të dytë është e paligjshme sepse ti për çdo mall të shitur apo të falur, duhet të paguash TVSH, vetëm në rastet kur e sjell pa doganë. Dhe nëse është kështu, malli është i pakontroll­uar dhe rrezikon shëndetin dhe së fundi, cenohet konkurrenc­a e lirë në treg.

Prandaj, i bëj thirrje SPAK- ut të hetojë njerëzit që kanë kapur për fyti këtë vend dhe nuk e lënë të bëjë progres. Nuk janë shumë, rreth 300 biznese janë të mëdha dhe të rëndësishm­e në vend. Edhe unë do të kontribuoj me materialet që kam grumbullua­r, pasi jam në treg, jam i dëmtuar nga ky korrupsion dhe mund të dëshmoj me fakte për këtë krim ekonomik që e ka çuar këtë vend buzë greminës dhe njerëzit në dëshpërim ekstrem, sepse korrupsion­i thellon varfërinë. Sot ka vetëm dy rrugë: ose ta luftojmë korrupsion­in, ose të bëhemi pjesë e saj. Shqiptarët e ndershëm të këtij vendi, të cilët janë shumica, duan atë të parën. Dhe sa më shpejt!

I bëj thirrje SPAK- ut të hetojë njerëzit që kanë kapur për fyti këtë vend dhe nuk e lënë të bëjë progres. Nuk janë shumë, rreth 300 biznese janë të mëdha dhe të rëndësishm­e në vend. Edhe unë do të kontribuoj me materialet që kam grumbullua­r, pasi jam në treg, jam i dëmtuar nga ky korrupsion dhe mund të dëshmoj me fakte për këtë krim ekonomik që e ka çuar këtë vend buzë greminës dhe njerëzit në dëshpërim ekstrem, sepse korrupsion­i thellon varfërinë. Sot ka vetëm dy rrugë: ose ta luftojmë korrupsion­in, ose të bëhemi pjesë e saj. Shqiptarët e ndershëm të këtij vendi, të cilët janë shumica, duan atë të parën. Dhe sa më shpejt!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania