Panorama (Albania)

Na ishte një herë opozita

- HAMDI JUPE

Shqiptarët u njohën me lajmin më të fundit të politikës: Opozita ka hequr dorë nga kërkesa për një sistem të ri zgjedhor, i ndryshëm nga ai i deritanish­mi, i vendosur nga dyshja Berisha - Rama...

aty nga viti 2009, me ndryshimet e rrufeshme kushtetues­e të tyre. Më saktë: disa liderë të partive të opozitës janë pajtuar me “liderin e madh” të Partisë Demokratik­e, Basha, që të tërhiqen ( me nder) së bashku nga ideja e tyre e deritanish­me ( e mbrojtur me forcë dhe vetëmohim!) për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe të shikojnë përpara për punë të tjera të “rëndësishm­e” të reformës elektorale.

Kjo nuk përbën “risi” në politikë, sepse këto partiçka e dredhin sipas zakonit të pazarit të radhës, më jep të jap. Ato mbyllin gojën e ankesave dhe partia “mëmë” u jep atyre si dhuratë për këtë, nga një vend në Parlamenti­n e ri, në listat shumemëror­e të saj, për të marrë rrogën dhe dietat atje për katër vitet e ardhshme. Bukur! Iku me vapën gjithë ajo zhurmë dhe mundim për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Iku gjithë ajo kauzë sublime e opozitës.

Opozita kishte një rast fatlum për të bërë politikë, duke propagandu­ar me të madhe se është ajo që mbron parimin kushtetues, sipas të cilit: është populli ai që i zgjedh të deleguarit e tij në institucio­nin ligjvënës dhe jo kryetarët e partive. Pra, e la këtë shans t’i ikë nga duart për të fituar kështu ca vota më shumë, ndërkohë që ka humbur jashtëzako­nisht shumë votues prej marrëzive të saj politike gjatë vitit të kaluar. Nëse do ta kishte bërë këtë, do të kishte rastin që gjatë fushës t’i mburrej disi popullit, duke i thënë: “Ja, ne jua kthyem të drejtën reale të votës, që ua kishin mohuar të tjerët deri tani etj., etj”. Nëse sistemi i zgjedhjeve do të kishte ndryshuar, opozita edhe mund të fitonte në to, me kandidatë më të mirë të përzgjedhu­r prej saj. Por nuk e bëri dhe tani gjithçka mori fund.

E kush do ta bënte? Ato nuk janë parti, janë vetëm disa kryetarë të vetëzgjedh­ur e të konsumuar deri në kockë, që nuk kanë fituar e nuk mund të fitojnë dot të vetme asnjë mandat, as për kryetarin e tyre, nëse do të dilnin më vete në zgjedhje. Bir Selman i nënës, ç’të të qaj më parë! Pas më shumë se gjashtë vitesh në opozitë, janë shkundur edhe nga xhepi, edhe nga mendja, edhe nga mbështetja e anëtarësis­ë dhe simpatizan­tëve të tyre. I kanë lënë anëtarët dhe simpatizan­tët rrugëve pa punë, se e braktisën edhe pushtetin lokal, ku kishin gati gjysmën, sipas modelit të braktisjes së Parlamenti­t. Prandaj kanë mbetur në mëshirën e dhurimit të ndonjë mandati deputeti për vete nga ana e Partisë Demokratik­e.

Pra, Kodi Elektoral, në thelb, do të jetë po ai që ka qenë më parë edhe në zgjedhjet e reja. Numri i deputetëve do të jetë po ai që ka qenë, edhe pse sot më shumë se një e treta e popullsisë nuk është më këtu, sepse është larguar jashtë vendit ose ka vdekur për arsye natyrore. Megjithatë, taksapague­sit shqiptarë do të vazhdojnë të paguajnë rrogat, dietat dhe përfitime të tjera për 140 deputetë, aq sa ishin në vitin 1992. Opozita nuk ka kundërshti­me as për këtë. E pse të ketë?

Shqiptarët tani kanë rast të shikojnë edhe një herë se si politikanë­t po tallen me votën e tyre. Ata do të thirren në votime për të votuar jo individët, por disa lista individësh të hartuara nga kryetarët e partive: lista PD, lista PS. Dhe pastaj do të kenë rast që të shikojnë në Parlament fytyra që nuk i kanë parë asnjëherë, që nuk i kanë dëgjuar asnjëherë, që nuk kanë mësuar për asnjë vlerë të tyre në jetën e vendit. Fytyra anonime fund e krye.

Jo vetëm kaq: shqiptarët do të kenë rast të shikojnë se si nga radhët e atyre që do të bëhen deputetë të rinj, disa do të dalin të fëlliqur, të inkriminua­r në krime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ( sidomos me trafik droge) pra, me “pullë të kuqe”, që kanë shkuar në Parlament nëpërmjet listës shumemëror­e të kryetarëve, si dhe zarfit nën dorë. Dhe pastaj një ditë do t’i detyrojnë të largohen nga Parlamenti, si të inkriminua­r, siç ka ndodhur me disa deputetë dhe kryetarë bashkish të maxhorancë­s vitet e fundit. U lodh Myslim Murrizi i shkretë e ndonjë deputet tjetër i opozitë duke bërë propagandë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Fol ti, fol, po vendimet i marrin “të mëdhenjtë”.

Maxhoranca, nga ana e saj, fërkon duart nga lumturia prej këtij zhvillimi të fundit i opozitës. Përveç faktit që vendi nuk ka opozitë as për problemet politike, as ekonomike, as të rendit, as të politikës së jashtme etj., tani maxhoranca ka kënaqësinë të dëgjojë lajmin e shumëpritu­r për “dakordësim­in e plotë të opozitës së bashkuar” për sistemin aktual zgjedhor. Opozitë më e dashur se kjo për qeverinë nuk gjendet në botë. Reforma Zgjedhore tani do të shkojë më mbroth se kurrë. E çfarë mbetet tjetër për t’u ndryshuar në të?

Vendimi i fundit i opozitës është një goditje për demokracin­ë shqiptare, edhe ashtu të gjymtuar prej problemeve të tjera të saj. Kjo do të thotë që edhe katër vitet e ardhshme ( pas zgjedhjeve të reja parlamenta­re), do vazhdojmë të shikojmë po ato fytyra të njohura dhe të panjohura që i kemi parë në Parlament për vite me radhë, ose që s’i kemi parë kurrë, se s’janë për t’u parë. Janë listat që bëjnë kryetarët e partive deri në minutën e fundit para afatit ligjor. Një gjë është e sigurt: liderët e sotëm të partive të opozitës do të jenë përsëri në Parlamenti­n e ri.

Opozita tani nuk ka më asnjë çështje për të mbrojtur, asnjë kauzë për të frymëzuar militantët e saj, asnjë flamur për të tundur. ( Edhe Flamur Noka nuk duket më gjëkundi). Ranë kauza e Liqenit, e sheshit “Skënderbej”, e Unazës së Re, e çadrës së Bulevardit, e Teatrit Kombëtar, e braktisjes së Parlamenti­t, ra kauza “Rama ik!” etj, etj. U derdh aq shumë mund e energji, aq shumë ëndrra dhe shpresa te rrëzimi i shpejtë i qeverisë Rama. U harxhua aq shumë napalm, fishekzjar­rë e kapsolla në protestat e opozitës. Të gjitha kauzat e saj të ngritura lart gjatë gati shtatë vjetëve, kanë rënë poshtë si gjethe fiku në vjeshtë. Kanë rënë, se realisht ato nuk kanë qenë kauza, kanë qenë pseudo të tilla. Qetësia e tanishme e opozitës ndaj këtyre dështimeve legjendare tregon qartë se edhe ajo vetë e ka pranuar këtë rënie në humnerë. E ka pranuar dhe nuk di të dalë nga qerthulli i vetasgjësi­mit, ku është futur.

Ajo nuk ka asnjë mendim, asnjë ide për nxitje, asnjë nisje për ringritje, asnjë vullnet për aksion politik, asnjë besim për fitore. Shumë emra të saj, duke përfshirë edhe kryetarin, janë në procese gjyqësore për veprime të paligjshme të kryera në emër të opozitës gjatë muajve të shkuar. Ata emra, që dikur kanë mbajtur gjallë tribunat me oratorinë e tyre, herë - herë të tepruar, tani dalin të vetmuar në tribunë për të mbrojtur veten nga proceset gjyqësore. Duket se edhe vetë partia i ka braktisur ata. Të tjerë politikanë të opozitës i kanë hyrë gazetarisë, duke na lënë pa punë neve, që e kemi zanat atë. A është trembur dhe frustruar opozita apo i kanë shteruar bateritë e luftës politike? Merre si të duash. Ajo që mbetet është se nuk kemi opozitë as në Parlament, as jashtë tij. Deri tani shpresonim se kishte mbetur një hije prej saj, tani jo, as hija nuk ka mbetur më. E paharruar qoftë opozita! Ka mbetur vetëm që te dera e partisë të vihet tabela: OJQ.

Në dy partitë kryesore tani do të ketë “paqe” të plotë brenda tyre, me kryetarët e dashur në ballë. Asnjë kritikë, asnjë vërejtje, asnjë dalje nga rreshti brenda partisë, përndryshe, kryetari të heq vizën dhe ike nga Parlamenti. Pra, do të vazhdojmë të kemi shurdhëri brenda partive, se kryetari të bën gjëmën, të lë pa mandat. Të na rrojnë, pra, kryetarët. Kjo është vdekje e demokracis­ë dhe për këtë të dyja partitë janë në konsensus të plotë.

Asnjë kritikë, asnjë vërejtje, asnjë dalje nga rreshti brenda partisë, përndryshe, kryetari të heq vizën dhe ike nga Parlamenti. Pra, do të vazhdojmë të kemi shurdhëri brenda partive, se kryetari të bën gjëmën, të lë pa mandat. Të na rrojnë, pra, kryetarët. Kjo është vdekje e demokracis­ë dhe për këtë të dyja partitë janë në konsensus të plotë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania