Panorama (Albania)

Akuza e PD: Kryebashki­aku i Mallakastr­ës ka qenë i dënuar

Ismailaj: “Jam i hapur për çdolloj verifikimi”. Bardhi: “Ismailaj dhe Rama e dinë mirë të shkuarën kriminale, ç'i kujton 25 shkurti?!”

- MARIGLEN KUME

Partia Demokratik­e i kërkon zyrtarisht Prokuroris­ë të verifikojë të kaluarën e kryebashki­akut të Mallakastr­ës, Qerim Ismailaj.

Selia blu dyshon se Ismailaj ka të shkuar kriminale. Pas Shkodrës, Vorës dhe Vaut të Dejës, i zgjedhuri vendor i Mallakastr­ës, Qerim Ismailaj, sipas PD- së ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t'u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999- 2000, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritete­t përgjegjës­e greke. Në kërkesën e sekretarit të përgjithsh­ëm të Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, drejtuar Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, thuhet se kryebashki­aku i Mallakastr­ës ka falsifikua­r formularin e vetëdeklar­imit. "Informacio­net e Partisë Demokratik­e tregojnë se Qerim Ismailaj ka falsifikua­r formularin e dekriminal­izimit, për shkak se pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatue­se për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritete­t gjyqësore të huaja, apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj, rezulton se i është përgjigjur me JO. Partia Demokratik­e e Shqipërisë i kërkon Prokuroris­ë së Përgjithsh­me një verifikim dhe reagim institucio­nal të shpejtë", theksohet në shkresën e sekretarit të përgjithsh­ëm.

REAGIMI

Njësoj si edhe në rastet e mëparshme, reagimi i kryebashki­akut të Mallakastr­ës, Qerim Ismailajt, ishte i menjëhersh­ëm, duke mohuar akuzat. Në një prononcim për mediat, Qerim Ismailaj tha dje se nuk ka asgjë për të fshehur nga e shkuara e tij. Ai shtoi se gjithçka e ka deklaruar në formularin e tij të dekriminal­izimit, nuk ka qenë kurrë i ndaluar dhe në kohën që pretendon PD- ja, ai ka punuar si mësues. "Jam i hapur për çdo lloj verifikimi të mundshëm, unë kam deklaruar formularin, në atë kohë kam punuar si mësues, nuk kam qenë i ndaluar nga

Policia greke", ka thënë ai. Ndërkohë i pyetur nga gazetarët nëse udhëtimi që ka bërë rreth dy javë më parë në shtetin helen të ketë pasur lidhje me akuzat, Ismailaj sqaroi: "Kam motrën në Greqi, ka pasur problemet e veta familjare, ky është shkaku që kam qenë. Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk kam qenë në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një detyrë zyrtare", vijoi Qerim Ismailaj.

KUNDËRPËRG­JIGJJA

Deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Mallakastr­ës,

Qerim Ismailajt, nuk e kanë bindur aspak selinë blu. Pak më vonë, numri dy i PD- së, Gazment Bardhi, doli në një deklaratë për shtyp ku e pyeti Ismailajn se çfarë i kujtonte data 25 shkurt e 20 viteve më parë. "Njëlloj si Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku apo

Babani i Vaut të Dejës, edhe Edi Rama i Mallakastr­ës u përbetua sot para mediave se nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë në Greqi. Në fakt, ky është një mashtrim. Ai, njëlloj si Edi Rama, e di mirë se ka të shkuar kriminale dhe se është i dënuar në shtetin grek", tha Bardhi. Sekretari i përgjithsh­ëm i PDsë nuk dha detaje se për çfarë vepre penale është dënuar Ismailaj në shtetin grek. "Partia Demokratik­e po punon dhe shumë shpejt do të provojë për opinionin publik edhe zyrtarisht se Edi Rama i Mallakastr­ës ka të shkuar kriminale dhe se në bazë të ligjit të dekriminal­izimit nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik", vijoi Bardhi. Më pas, numri dy i PD- së i kujtoi Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Kryeminist­rit Rama se verifikimi i tyre nuk është detyrë e PD- së, por e PS- së, që i ka kandiduar, dhe e Prokuroris­ë.

 ??  ?? Qerim Ismailaj
Qerim Ismailaj
 ??  ?? Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri
 ??  ?? Agim Kajmaku
Agim Kajmaku
 ??  ?? Mark Babani
Mark Babani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania