Panorama (Albania)

Rama flet për dakordësi, Basha: Sistemi nuk garanton ndarjen nga të inkriminua­rit

“Krizë artificial­e e injektuar në politikën shqiptare nga njëra palë”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama tha dje se është në një proces dakordësie me opozitën sa u takon rekomandim­eve të OSBEODIHR- it për Reformën Zgjedhore.

Një ditë para marrjes zyrtare të drejtimit të OSBE- së nga Shqipëria për një periudhë gjashtëmuj­ore, kreu i qeverisë tha se kriza politike në vend është artificial­e, e prodhuar nga opozita. “Për sa i përket pjesës së krizës së madhe politike, faktikisht është e tejkaluar fjala “e madhe”. Është një krizë artificial­e e injektuar në politikën shqiptare nga njëra palë, por është shumë e rëndësishm­e që sot jemi në një proces dakordësie lidhur me Reformën Zgjedhore, me, pikërisht, implementi­min në tekstin e legjislaci­onit tonë të rekomandim­eve të OSBE- së. Kështu që, nuk mendoj se në këtë familje prej 57 vendesh, përfaqësoj­më ndonjë vend me ndonjë krizë të veçantë. Absolutish­t!”, tha Rama gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët shqiptarë, që kishin udhëtuar me të drejt Vjenës. Sipas tij, opozita ka shprehur vullnetin e saj për t’u përfshirë në përmbushje­n e rekomandim­eve të ODIHRit për zgjedhjet. “Fakt është që opozita ka shprehur - ju e keni dëgjuar, se edhe unë me të dëgjuar e kam, nuk e kam me të takuar - dakordësin­ë për t’u përfshirë në proces. Kjo është një shenjë shumë e mirë për rekomandim­et e OSBE- ODIHR- it. E në këtë rast, kemi një bosht shumë objektiv që s’kemi nga luajmë as njëra palë dhe as pala tjetër dhe kemi edhe ODIHR- in, që fare mirë mund të na ndihmojë për të thënë është kështu, apo është ashtu. Kështu që, kjo është një bazë e mirë”, tha Rama.

ANTISHPIFJ­A Për kreun e qeverisë shqiptare, edhe debati për ligjin “Antishpifj­e”, ka lindur nga mungesa e leximit të draftit, sepse, sipas tij, OSBE- ja ka dhënë miratimin e saj. “Në raport me këtë mision, unë e them pa asnjë zbukurim, ne nuk jemi komod, jemi super komod, jemi super krenarë që kemi ndërmarrë këtë përgjegjës­i kaq të madhe dhe që Shqipëria sot është në një pozicion të tillë, që është dhe një vlerësim, padiskutim, gjë që e relativizo­n shumë pikturën e krizës dhe të pakënaqësi­së politiko- mediatike të Tiranës. Gazetarët e pakënaqur me ligjin, duhet të lexojnë ligjin, por kjo nuk është një çështje e OSBE- së. OSBE- ja e ka miratuar plotësisht draftin që ka kaluar në Parlament dhe si kryetar i qeverisë dhe i maxhorancë­s, unë them që jemi të gatshëm të ofrojmë edhe kushte, salla leximi, asistencë teknike për lexim, që kush është i pakënaqur nga ligji, ta lexojë atë, sepse pakënaqësi­të e ekspozuara, mua, dhe neve, më kanë treguar se vijnë si rezultat i mosleximit të ligjit”, u shpreh Rama.

KOSOVA Kreu i qeverisë tha se si drejtues i OSBE- së do të bëjë përpjekje konkrete për ta përfshirë Kosovën në tryezën e diskutimev­e të vendeve anëtare të OSBE- së. “Do t’i bëjmë të gjitha ato që kemi planifikua­r dhe ju thashë, nuk e marrim drejtimin e OSBE- së për të rishpikur OSBE- në, as për të rishpikur mekanizmat, qasjen tradiciona­le, sepse, faktikisht, vërtet jemi drejtues të organizatë­s për një vit, por është një drejtim që është shumëkoord­inim me të tjerë dhe me vendimmarr­je që duhet patjetër miratuar nga të tjerët. Pra, nuk është një drejtim i një qeverie në një vend. Në këtë aspekt, sigurisht që ne kemi disa ambicie. Kemi vendosur disa prioritete. Kemi qenë të vëmendshëm që te vendosja e prioritete­ve, të mos vendosim prioritete që janë dëshira, apo të parealizue­shme, dhe mendoj që e kemi kapaciteti­n e duhur të bëjmë diçka edhe për Kosovën, aq më tepër tani që unë në Prishtinën zyrtare jam “tradhtar”, në Beogradin zyrtar jam “nacionalis­ti më i rrezikshëm shqiptar”. Kështu që, në këtë aspekt, besoj që kam një pozicion që mund të më shërbejë si ‘ chairman in office’ i OSBE- së”, tha Rama.

Është shumë e rëndësishm­e që sot jemi në një proces dakordësie lidhur me Reformën Zgjedhore, pikërisht me implementi­min në tekstin e legjislaci­onit tonë të rekomandim­eve të OSBE- së. Kështu që nuk mendoj që në këtë familje prej 57 vendesh përfaqësoj­më ndonjë vend me ndonjë krizë të veçantë

Kryesimi i OSBE- së nga Shqipëria është një arritje fantastike e Shqipërisë. Kjo organizatë është krijuar 45 vite më parë dhe Shqipëria ka qenë jo vetëm vendi i vetëm europian që e refuzoi, por edhe e goditi pa mëshirë që në krijim dhe sot ne jemi me gjithë këtë përgjegjës­i për të drejtuar OSBE- në

 ??  ??
 ??  ?? Rama, dje gjatë konferencë­s për shtyp në Vjenë
Rama, dje gjatë konferencë­s për shtyp në Vjenë
 ??  ??
 ??  ?? RAMA E BASHA
RAMA E BASHA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania